Doli nga shtypi nr. 38 (Prill 2021) i revistës "Avokatia".
Përmbajtja
- Details
- Category: Avokatia 36
E D I T O R I A L
Përfitimi i arsyeshëm i pagesave për avokatët që ofrojnë ndihmë juridike dytësore
D O K U M E N T E
Reagime mbi Udhërrëfyesin për dixhitalizimin e drejtësisë në BE
(Deklaratë e CCBE dhënë më 4 Shtator 2020)
K U S H T E T U T S H M Ë R I
Përpjekjet për të sfiduar korrupsionin (Aspektet ligjore dhe institucionale)
Nga Av. Xhulia Mulla
O P I N I O N E
Për kushtetutshmërinë e kufizimit të së drejtës së lëvizjes dhe të lirisë ekonomike
Nga Av. Megi Boshku (Islamaj)
H A R M O N I Z I M E
Referimi për ndërmjetësim nga gjykata dhe prokurori
Nga Eda Noçka
P E N A L E
Kompetenca e Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme gjatë ekzekutimit të vendimit penal
Nga Florjan Kalaja
S H K E N C A L I G J O R E
Ekspertimi shkencor i ekzaminimit të dokumenteve
Nga Dr. Estref Myftari
C I V I L E
Një forcë madhore si shkak për mospërmbushjen e ndonjë kontrate
Nga Av. Dr. Ardita Buna
I N S T I T U T E
Rishikimi i vendimit apo rishikimi pas revokimit të vendimit?
Nga Av. Dr. Gavrosh Andoni
E D R E J T Ë T R E G T A R E
Gjykimi i letrave tregtare
Nga Kris Hasa
V Ë S H T R I M E H I S T O R I K O – J U R I D I K E
Drejtimi që ndoqi Evropa e Pas Luftës për të demostruar bujarisht vlerat e veta
Nga Ilir Dhima
E T I M O L O G J I
Fjalori Shpjegues
Hartuar nga Av. Vladimir F. Molla
H U M O R & S A T I R Ë
Përsiatjet e Kalamandreit
Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori
N J O F T I M E
Ftesë për botim
Nga Redaksia
Summary
- Details
- Category: Avokatia 36
The 36th issue of the "Advocacy" Journal opens, as usual, with an “Editorial", which this time is entitled “The reasonable benefit of payments for lawyers who provide secondary legal aid", which the Albanian Chamber of Lawyers advanced further in line with its e legal obligation to propose reasonable fees for the types of services to be provided by legal defendants against the 50% lower ones proposed earlier by the Ministry of Justice. These steps led to the signing of Joint Order No. 18, dated 5.8.2020 by the Minister of Justice and the Minister of Finances and Economy, determining the reward criteria for the service offered by lawyers, compensation fees, remuneration fees, and compensation for their expenditures. This sublegal act has already taken effect after its publication on the Official Gazette No. 157, 3 September 2020.
Editorial
- Details
- Category: Avokatia 36
PËRFITIMI I ARSYESHËM I PAGESAVE PËR AVOKATËT QË OFROJNË NDIHMË JURIDIKE DYTËSORE
Dihet që administrimi i mirë i drejtësisë fillon me krijimin dhe zbatimin e garancive që duhet të ketë çdo individ për mbrojtjen e të drejtave të tij kushtetuese, konventore dhe ligjore, nëpërmjet aksesit në institucionet e drejtësisë. Në këtë kuadër, edhe në vendin tonë ka ekzistuar një kuadër ligjor, për të sanksionuar kushtet dhe procedurat e dhënies së ndihmës juridike të garantuar nga Shteti. Por, sa efektiv ka qenë ai?
Referimi për ndërmjetësim nga gjykata dhe prokurori
- Details
- Category: Avokatia 36
- Kuadri ligjor shqiptar krahasuar me atë evropian -
Eda NOÇKA
Drejtore ekzekutive
e Qendrës A.L.T.R.I., Tiranë
Hyrje
Dinamika e shpejtë e zhvillimit ekonomik dhe e ndryshimeve shoqërore në botën bashkëkohore edhe në vendin tonë, në këto vitet e fundit është e karakterizuar nga rritja e numrit të mosmarrëveshjeve dhe konflikteve midis individëve. Në një kuptim të përgjithshëm mund të themi se mosmarrëveshja përkufizohet si një situatë në të cilën individët nuk pajtohen, ose kanë nevoja, interesa apo vlera të ndryshme, të cilat rezultojnë me mospajtim, mosbesim dhe tensione në mes tyre. Në situata të tilla, individët kanë shpesh tendencë që të mendojnë se, forma më e zakonshme e zgjidhjes së mosmarrëveshjes është përmes procedurës formale gjyqësore. Megjithatë, procedura gjyqësore nuk është mjeti i vetëm, dhe në disa raste as mjeti me i përshtatshëm, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis palëve të ndryshme.
Read more: Referimi për ndërmjetësim nga gjykata dhe prokurori
Një forcë madhore si shkak për mospërmbushjen e ndonjë kontrate
- Details
- Category: Avokatia 36
Av. Dr. Ardita BUNA
Universiteti “Mesdhetar” i Shqipërisë,
Anëtare e Dhomës së Avokatisë,
Tiranë
Hyrje
Corona virusi i ri ka shkaktuar vështirësi të mëdha per çdo biznes. Deri tani kemi dëgjuar histori për dërgesa të vonuara, fluturime të anuluara, ndërprerje të punës, kontrata të prishura. Çështja e parë që del në këto situata: kush do të paguajë për kostot e shkaktuara apo për kompensimet e tyre? Cilat janë pasojat që përhapja e këtij virusi ka sjellë për shkeljen e detyrimeve kontraktore? A është ky virus i ri, një forcë madhore dhe, si pasojë, a duhet të ketë kompensime për dëmet e sjella? Cilat janë kushtet që një kompani te kërkojë konstatimin e Forces Madhore dhe të përjashtohet nga detyrimi për përmbushjen e kontratës?
Read more: Një forcë madhore si shkak për mospërmbushjen e ndonjë kontrate
Drejtimi që ndoqi Evropa e pas luftës për të demostruar bujarisht vlerat e veta
- Details
- Category: Avokatia 36
- Së shpejti mbushen plot 70 vjet nga nënshkrimi i KEDNJ –
Ilir DHIMA
Redaksia e Revistës ‘Avokatia’,
Tiranë
Hyrje
Që prej themelimit të Këshillit të Evropës,[1] si një bashkësi paqësore e shteteve demokratike, të përkushtuara për sundimin e ligjit dhe traditave të tyre të përbashkëta, u proklamua se qëllimi i arritjes së unitetit më të madh në mes Anëtarëve të kësaj konfederate të lirë shtetesh (jo trupi mbikombëtar) do të ndiqej në fusha të ndryshme: ekonomike, sociale, kulturore, shkencore, ligjore dhe administrative.[2] Por, “pa asnjë dyshim ekziston një fushë e aktivitetit ku puna e Këshillit ka qenë më e rëndësishme: mendoj për çdo gjë që është ndërmarrë në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.[3] Katër vite përpara se sa të dëgjohej ky zë i fortë, nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GjED) ishte deklaruar se respekti për të drejtat themelore është pjesë integrale e ligjit të Komunitetit. Ndërsa një vit më vonë, Konferenca për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian (që nga 1994 e quajtu: OSBE) e inkuadroi “respektin për të drejtat dhe liritë themelore” si një ndër parimet për hartimin e Aktit Final të Helsinkit.[4]
Read more: Drejtimi që ndoqi Evropa e pas luftës për të demostruar bujarisht vlerat e veta
Përmbajtja
- Details
- Category: Avokatia 35
E D I T O R I A L
Respekti për funksionin e avokatit, kusht thelbësor për sundimin e ligjit dhe konsolidimin e demokracisë në shoqëri
D O K U M E N T E
Dorëzimi nga Palët e Interesit të Vlerësimeve për Raportin e CCBE (Vjenë, 14 Maj 2020)
K U S H T E T U E S H M Ë R I
Shteti i së Drejtës përgjatë gjuendjes së fatkeqësisë natyrore
Nga Av. Prof. Dr. Aurela Anastasi
Derogimet nga KEDNJ në situatën e emergjencës
Nga Av. Anisa Metalla
A D M I N I S T R A T I V E
Juridiksioni administrativ dhe gjyqësor, kufiri ndarës dhe problematikat e dala nga praktika
Nga Av. Jonel Baçi
H A R M O N I Z I M E
Refleksione mbi sistemin vendas të ndërmjetësimit
Nga Patricia Pogaçe
P E N A L E
Struktura penale dhe impakti ndëshkues
Nga Av. Dr. Enida Bozheku
Për dëshimtarët e drejtësisë
Nga Dr. Rezana Balla
O P I N I O N E
Ndryshimi i mentalitetit të magjistratëve për suksesin e reformës në drejtësi
Nga Shkëlqim Kokona
C I V I L E
Kalimi i pronësisë së sendeve të paluajtshme me kontratë
Nga Av. Thimjo Kondi
E D R E J T Ë T R E G T A R E
Regjimi i pavlefshmërisë së shoqërive tregtare
Nga Kejsi Hoxha
H O R I Z O N T E
Kontrolli i Ndihmës Shtetërore në Shqipëri: Koha për të ndryshuar
Nga Av. Dr. Anduena Gjevori
V Ë S H T R I M E H I S T O R I K O – J U R I D I K E
Njëzetë e dy vjet Kushtetutë e Republikës së Shqipërisë
Nga Olsi Skrame
E T I M O L O G J I
Fjalori Shpjegues
Hartuar nga Av. Vladimir F. Molla
H U M O R & S A T I R Ë
Përsiatjet e Kalamandreit
Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori
N J O F T I M E
Ftesë për botim
Nga Redaksia
Derogimet nga KEDNJ në situatën e emergjencës
- Details
- Category: Avokatia 35
Av. Anisa METALLA
Avokate e Parë e Shërbimit Ligjor Falas,
Tiranë
Hyrje
Pandemia e shkaktuar nga COVID19 ka ndryshuar jetën tonë dhe do ta ndikojë atë me siguri në të ardhmen. Kriza e shkaktuar si pasojë e saj do të ketë impakt mbi mënyrën se si jetojmë, udhëtojmë apo mënyrën se si e perceptojmë qeverisjen. Qëllimi i këtij artikulli është të ofrojë një vështrim mbi mënyren se si qasja ndaj kësaj krize do të vlerësohet veçanërisht nga sistemi i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (KEDNJ). Një grup Shtetesh Anëtare të Këshillit të Evropës kanë deklaruar tashmë derogimin prej disa të drejtash themelore të mbrojtura nga Konventa dhe, midis këtyre Shteteve, edhe Shqipëria.
Struktura penale dhe impakti ndëshkues
- Details
- Category: Avokatia 35
Për subjektet nënpunës publik që refuzojnë, nuk deklarojnë,
ose fshehin apo deklarojnë në mënyrë të rreme pasurinë:
proçesi i rivlerësimit të gjyqëtarëve dhe prokurorëve
Av. Dr. Enida BOZHEKU
Anëtare e Urdhërit të Avokatëve,
Romë (Itali)
Studioja Ligjore ‘Bozheku’
Tiranë (Shqipëri)
Hyrje
Struktura penale e lidhur ngushtë me aspektin ekonomik – pasuror që rrjedh nga detyrimi ligjor i paracaktuar në lidhje me deklarimin e pasurisë nga nënpunësit publik, por edhe nga personat e zgjedhur apo persona të tjerë që janë pjesë e prjeardhur e lidhur me subjektet e parë nën aspektin e teknik shihet si një nevojë e sistemit juridik për të parandaluar një sërë veprash penale të ndërvarura, që mund të kryejnë gjatë ushtrimit të funksioneve publike subjektët me këtë status.
Kalimi i pronësisë së sendeve të paluajtshme me kontratë
- Details
- Category: Avokatia 35
Av. Thimjo KONDI
Ish Kryetar i Gjykatës së Lartë (1999 – 2008)
Anëtar i Dhomës së Avokatisë,
Tiranë
Hyrje
Në një artikull të mëparshëm me rastin e 90 vjetorit të Kodit Civil shqiptar, ndër të tjera kam shprehur mendimin si më poshtë:
“Referuar strukturës dhe përmbajtjes së Kodit Civil në fuqi, si edhe gjithë kuadrit tjetër ligjor komplementar me të, e nevojshme është të konkludohet nëse ky Kod, si edhe në tërësi e drejta jonë civile, kanë ndjekur modelin romanistik apo atë gjermanik apo kanë adaptuar një sistem perëndimor të përzier me institute e norma të huazuara nga të dy modelet. Kjo do të konsiderohej një ndërmarrje jo e lehtë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vende të zhvilluara perëndimore me doktrinë dhe jurisprudencë të pasur....
Read more: Kalimi i pronësisë së sendeve të paluajtshme me kontratë
Njëzetë e dy vjet Kushtetutë e Republikës së Shqipërisë
- Details
- Category: Avokatia 35
Olti SKRAME
Magjistrat,
Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor,
Kurbin
Hyrje
Më 28 Nëntor 2018 u mbushën 20 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Më 22 korrik 2020 mbushen katër vjet, nga miratimi i ndryshimeve të fundit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Read more: Njëzetë e dy vjet Kushtetutë e Republikës së Shqipërisë