Doli nga shtypi numri 44 i Revistës "Avokatia". Më poshtë, do të gjeni edhe tekstin e plotë të disa prej materialeve të këtij numri.
Sfida për gjetjen e ekuilibrit optimal midis gjykatave dhe afërsisë së tyre me përdoruesit
- Details
- Category: Avokatia 39
Rikonfigurimi i hartës së re gjyqësore, me qëllim përmirësimin e performancës së sistemit gjyqësor
Kohë më parë, në kuadër të një Programi të përbashkët midis Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Forcimi i Efiçencës së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri” u emërua një grup ekspertësh ndërkombëtarë (2 profesorë italianë nga Universiteti LUIS në Romë dhe Universiteti i Bolonjës, si edhe një konsulente vendase pranë Zyrës së KiE në Tiranë), misioni i të culëve fokusohej te rishikimi i hartës gjyqësore në Shqipëri, duke u përqendruar në tre faza që korespondonin me: a. analizimin e situatës ekzistuese këtu, për përcaktimin e hartës gjyqësore; b. analizën e thelluar të të dhënave statistikore mbi treguesit gjyqësorë për periudhën 2014 – 2016; c. vlerësimet e marrura nga autoritetet vendase gjatë këtij misioni në Tiranë më 20 – 21 Qershor 2018.
Versioni shqip i Raportit të fazës III u publikua më Nëntor 2018 nën titullin “Udhëzime për një Metodologji për Hartën Gjyqësore në Shqipëri”, ku vihej theksi që autoritetet vendase duhet të mbledhin një gamë të gjerë të dhënash, si nga burimet e brendshme, edhe nga burimet e jashtme. Kryesisht ato për administrimin gjyqësor, si përt shembull, çështjet e reja, çështjet e gjykuara, çështjet në gjykim; treguesit e performancës, si produktiviteti i gjykatave dhe i gjyqtarëve, si edhe kohëzgjatje e gjykimit deri në dhënien e vendimit; të dhënat për gjeografinë, për transportin dhe infrastrukturën; informacione specifike si niveli i biznesit, ndihma ligjore etj.
Mbi bazën e këtyre Udhëzimeve autoritetet gjyqësore të vendit tonë të përfshira në Projektin e përcaktimit të hartës së re në këtë fushë shprehën menjëherë nevojën për të pasur një pamje të qartë të situatës, përpara se të vazhdohej puna për shqyrtimin dhe përcaktimin e kësaj Harte. Po çfarë produkti është nxjerrë prej atëhere, kur kanë kaluar rreth 2 vjet e gjysmë?
Konkretisht, Këshillit i Lartë Gjyqësor (KLGj) ka shpallur një projekt – hartë apo propozimin për t’u shkurtuar numri i gjykatave të shkallës së parë nga 34 në 15, si edhe nga 6 gjykata apeli në vetëm 1, Me sa duket kjo ka qenë rruga më e shkurtër që ka zgjedhur ky Institucion, ndoshta duke u bazuar veçse te realiteti provizor i shkarkimit të një numri jo të vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh nga procesi i Vetting – ut dhe dorëheqjet e disave prej tyre për të shmangur hetimin administrativ ndaj tyre në këtë proces. Ndërkohë që mbetet domosdoshmëri studimi i një sërë faktorësh që ndikojnë drejtpërdrejt në hartimin apo përcaktimin e shtrirjes së re të gjykatave në të gjithë vendin.
Për shembull, rikonfigurimi i hartës gjyqësore me qëllim përmirësimin e performancës së sistemit të drejtësisë do të kërkonte një analizë paraprake të situatës shqiptare, që tregon se në shpërndarjen e popullatës dhe ngarkesës së punës së gjykatave ka anomali, sikurse edhe pabarazi në shpërndarjen e burimeve njerëzore. Aktualisht, sistemi ynë i gjykatave karakterizohet nga shumica e gjykatave të vogla mesatarisht me nga 4 – 6 gjyqtarë, kur ligji nr. 98/2016 përcakton një numër minimal prej 7 gjyqtarësh për çdo gjykatë. Sepse përqendrimi i gjyqtarëve në një numër më të vogël gjykatash më të mëdha se sa ekzistueset do të çonte përgjithësisht në uljen e kostove dhe rritjes së nivelit të specializimit të gjyqtarëve.
Mirëpo, po kaq e vërtetë është se hapi i parë që duhet hedhur për rishikimin e hartës gjyqësore do të ishte e nevojshme që të hidhej për vlerësimin e kujdesshëm të gjendjes aktuale të gjykatave në bazë të treguesve të strukturës dhe performancës së tyre. Pra, të treguesve të dendësisë së popullsisë, të shpërndarjes së burimeve njerëzore, të niveleve dhe përbërjes së çështjeve, të produktivitetit etj. Një vlerësim i tillë mund të jetë kyçi për të shpalosur një tablo më të qartë dhe për të krijuar një ide për të mbështetur atë se çfarë duhet arritur përmes kësaj reforme. Pas kësaj, vendimi i radhës së reformuesve ka të bëjë me strategjinë operacionale që do të përdorej për konfigurimin konkret të hartës së re gjyqësore.
Gjithashtu, nuk duhet harruar që disa kritere, për shembull, afëria e gjykatave me përdoruesit e tyre vendosen me më shumë se sa një metodë matjeje, çka do të thotë se ato mund të lidhen me më tepër se një tregues. Prandaj, e rëndësishme është që politikëbërësit, sidomos ekipet teknike përgjegjëse për rishikimin e hartës gjyqësore, mirë do të ishte që të identifikonin treguesit përkatës, duke mbajtur parasysh rezultatet që priten nga ky reformim, aq më tepër që shfrytëzimi i një treguesi dhe jo i tjerëve mund të çojë në rezultate krejt të ndryshme për konfigurimin e gjeografisë së re gjyqësore.
Mangësitë e theksuara në produktin e nxjerrë deri tani nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGj) ka ngritur paraprakisht një valë pakënaqësie ndër disa prej aktorëve të sistemit të drejtësisë. Për shembull, një qëndrim kritik ka shprehur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila e ka cilësuar propozimin e KLGj “një vendim drastik”, që nuk u shërben qytetarëve; prandaj – sipas saj - harta e re gjyqësore duhet të bëhet në bashkëpunim mes KLGj –s ë dhe ministrisë së Drejtësisë, të cilat nuk bien dakord ndërmjet tyre në 3 pika të rëndësishme: shkurtimi drastik i numrit të gjykatave, krijimi i një Gjykate të vetme Apelit dhe mënyra e funksionimit të degëve të gjykatave. Pra, në vijimësi do duhej të përballohej kjo sfidë me bashkëpunim të ngushtë, për t’u garantuar qytetarëve sa më shumë dhe sa më mirë aksesin në gjykata.
Pa reaguar fuqimisht ndaj propozimit të KLGj nuk ka mbetur as Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë (DhASh) në nivel qendror dhe vendor, duke e konsideruar këtë projekt - hartë (të njohur prej anëtarëve të saj nëpërmjet mediave) të pastudiuar dhe të njëanshëm, në një kohë kur duhet të bëhet pjesë e diskutimeve gjithëpërfshirëse, me grupet e interesit, në së pari me përfaqësuesit e përfituesve të drejtpërdrejtë të kësaj harte të re. Ky projekt, sikurse është shprehur Kryetari i DhASh, Maksim Haxhia, sipas mendimit paraprak të konumitetit të avokatëve krijon pasoja të renda, si në organizim, edhe në ushtrimin juridiko - profesional të të gjithë aktorëve në proces, duke filluar nga gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe subjektet fizike dhe subjektet juridike pjesëmarrës ne proceset gjyqësore, pa përmendur këtu probleme shumë të mëdha dhe delikate të infrastrukturës.
Ndodhur përballë kësaj gjendjeje, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka thirrur gjatë muajit të kaluar organet drejtuese të saj, për të diskutuar me objektivitet situatën e krijuar, si edhe u ka bërë thirrje organeve të qeverisjes së drejtësisë, si KLGJ, KLP dhe ILD që ta vlerësojnë me seriozitetin dhe përgjegjësinë më të madhe hedhjen e këtij hapi me pasoja për të gjithë, në një kohë që gjetja e një ekuilibri optimal midis gjykatave dhe afërsisë së tyre me përdoruesit përbën një sfidë të kohës për t’u përballuar me sukses.
Vendimet e paankimueshme për shkak të vlerës dhe lëndës së objektit të padisë
- Details
- Category: Avokatia 39
Av. Jonel BAÇI
Specialist ligjor në
Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë,
Tiranë
Hyrje
E drejta e ankimit përbën një nga të drejtat themelore të njeriut, që ka lindur në kohë shumë të hershme. Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, termi ankesë përkufizohet si: “Shkresë ose fjalë, që i drejtohen një organi zyrtar për të shprehur kundërshtimin për një veprim të padrejtë e të paligjshëm të një njeriu a të një institucioni.
Read more: Vendimet e paankimueshme për shkak të vlerës dhe lëndës së objektit të padisë
Drejtësia dixhitale: Provat atipike të përdorshme në procese gjyqësore
- Details
- Category: Avokatia 39
PhD Gerta MEHMETI
Av. Dr. Mallëngjim SKËNDERAJ
Lektorë në Kolegjin Universitar ‘Pavarësia’,
Vlorë
Hyrje
Gjithnjë e më shpesh ngrihet pyetja: A mund të paraqiten në procesin gjyqësor prova të tilla si e-mail, SMS, chat WhatsApp, video e audio, webpage, screenshot? Nëse po: Me cilat modalitete? Ka vazhdimisht dyshime në lidhje me vlerën probatore (provuese) dhe mënyrën e marrjes së këtyre lloj provash, pavarësisht se këto kanë hyrë me “prepotencë” në procesin civil dhe administrativ. I ndryshëm është diskursi në lidhje me këto lloj provash atipike në proceset penale, në të cilat vetë legjislatori është kujdesur t’i parashikojë në Kodin e Procedurës Penale. Gjithashtu, një tjetër pyetje që ngrihet është: A mund të jetë e përdorshme prova me dëshmitarë në videokonferencë?
Read more: Drejtësia dixhitale: Provat atipike të përdorshme në procese gjyqësore
Probleme interpretuese dhe zgjidhje koherente në kuadrin e disiplinës së përgjegjësisë penale të personave juridikë në Republikën e Shqipërisë
- Details
- Category: Avokatia 39
Disa sygjerime mbi teknikat mbrojtëse të personave juridikë si në planin jashtë gjyqësor, ashtu edhe në atë gjyqësor
Avv. Prof. assoc. Dr. Ersi BOZHEKU[1]
Anëtar i Urdhrit të Avokatisë,
Romë (Itali)
Hyrje
Kanë kaluar rreth 14 vite nga momenti i futjes në sistemin juridik shqiptar të disiplinës së përgjegjësisë penale të personave juridikë. Edhe pse aktet ndërkombëtare, veçanërisht ato të BE-së dhe të Këshillit të Evropës disiplinojnë dhe kërkojnë me ngulm uniformimin e legjislacioneve mbi këtë tematikë, ende qëndron fakti i vështirësive konkrete që ajo sjell jo vetëm në planin e implementimit të dispozitave ligjore brenda sistemeve juridike, por veçanërisht në atë të kuptimit të disiplinës, interpretimit korrekt të saj në planin doktrinor, jurisprudencial dhe të administrimit të personave juridikë në kudrin e organizimit koherent të tyre në respekt të saj.
Përmbajtja
- Details
- Category: Avokatia 38
E D I T O R I A L
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë me Status progresiv në CCBE
D O K U M E N T E
Gjashtë dekada të ekzistencës së CCBE
K U S H T E T U T S H M Ë R I
Në zbatim të legjislacionit për dekriminalizimin
Nga Dr. Denar Biba
A D M I N I S T R A T I V E
Veprimtaria funksionale në qeverisjen parlamentare
Nga Av. Vasil Bendo
O P I N I O N E
Dilema mbi njoftimin me shpallje publike në gjykimin rishikues
Nga Florjan Kalaja
P E N A L E
Statusi i viktimës dhe padia civile në procesin penal nën optikën e ndryshimeve në K.Pr.P.
(Vijon nga numri i kaluar)
Nga Av. Prof. asoc. Dr. Fehmi Abdiu
S H K E N C A L I G J O R E
Kriminaliteti ekologjik, karakteristikat dhe trajtimi i tij
Nga Rahim Jashari, Prof. asoc. Dr. Shaban Sulejmani
M A R R Ë D H Ë N I E T E P U N Ë S
Ndalimi i diskriminimit dhe aspekti i barazisë
Nga Dr. Donila Pipa
C I V I L E
Mjetet procedurale për inicimin e përgjegjësisë në kujdesin shëndetësor
Nga Av. Erilda Papagjoni
E D R E JT Ë T R E G T A R E
Ristrukturimi i borxhit në kohën e COVID – 19
Nga Av. Iva Theodhori
H O R I Z O N T E
Efektet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit gjatë periudhës së para-anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Nga Av. Dr. Anduena Gjevori
V Ë S H T R I M E H I S T O R I K O – J U R I D I K E
Kontratat “e humbura” nga Kodi Civil i vitit 1929
Nga Olti Skrame
E T I M O L O G J I
Fjalori Shpjegues
Hartuar nga Av. Vladimir F. Molla
H U M O R & S A T I R Ë
Përsiatjet e Kalamandreit
Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori
N J O F T I M E
Ftesë për botim
Nga Redaksia
Në zbatim të legjislacionit të dekriminalizimit
- Details
- Category: Avokatia 38
Nga Dr. Denar BIBA[1]
Ish Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,
Tiranë
Hyrje
Ligji nr.138/2015 “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” (këtu e në vijim: ligji i dekriminalizimit), u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në vjeshtën e vonë të vitit 2015, me iniciativën e opozitës së kohës dhe pas një presioni të fortë të SHBA dhe BE. Kjo nismë erdhi si nevojë e domosdoshme pas zgjedhjes si deputetë dhe drejtues në nivel lokal të disa eksponentëve me të shkuar kriminale. Analistët[2] vërejnë, se ky fenomen ndodhi me qëllim maksimalizimin e votave në zona bastione të kundërshtarëve, dhe nënvizojnë se, sigurimi i mandateve erdhi përmes metodave jo demokratike të konkurrimit, kërcënimeve, shantazheve, blerjes së votës dhe formave të tjera negative.
Statusi i viktimës dhe padia civile në procesin penal nën optikën e ndryshimeve të K.Pr.P.
- Details
- Category: Avokatia 38
Av. Prof. asoc. Dr. Fehmi ABDIU
Anëtar i Bordit Editorial
të Revistës ‘Avokatia’,
Tiranë
(Vijon nga numri i kaluar)
Disa nga të drejtat e viktimës në procesin penal
E drejta e viktimës për informim. Sipas nenit 279/a të K. Pr. Penale, viktimës në procesin penal i sigurohet e drejta për të kuptuar dhe për të marrë informacion. Në bazë të burimeve të ndryshme, në doktrinë në lidhje me këtë të drejtë mund të evidentojmë disa momente. Pikë së pari, merr rëndësi momenti nga i cili i sigurohet kjo e drejtë, që është e lidhur me disa probleme ligjore dhe me të drejta të tjera. Prandaj, për këtë arsye, kontakti i parë me organet ligjzbatuese mendoj se duhet të konsiderohet si fillim i kësaj të drejte.
Mjetet procedurale për inicimin e përgjegjësisë në kujdesin shëndetësor
- Details
- Category: Avokatia 38
Av. Erilda PAPAGJONI
Anëtare e Dhomës së Avokatisë,
Tiranë
Hyrje
Të drejtat e pacientit për mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe marrjen e një shërbimi shëndetësor sipas standardit të duhur, të sigurtë dhe me cilësi nga një personel shëndetësor i aftë e kompetent mishërohen në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si të drejta themelore të njeriut të individulaizuara në të drejtën e jetës, trajtimit njerëzor, dinjitoz dhe të drejtën për kujdes shëndetësor.
Read more: Mjetet procedurale për inicimin e përgjegjësisë në kujdesin shëndetësor
Veprimtaria funksionale në qeverisjen parlamentare
- Details
- Category: Avokatia 38
Av. Vasil BENDO
Anëtar i Dhomës së Avokatisë,
Tiranë
Hyrje
Në vendet e zhvilluara evropiane sot për sot i kushtohet një rëndësi parësore garantimit dhe vazhdimësisë të ushtrimit të pushtetit shtetëror gjatë ndryshimeve dhe tranzicioneve të qeverisjeve politike dhe parlamentare periodike, ose në raste krizash të paparashikueshme drejtuese të shtetit. Qeverisja parlamentare në vendet me demokraci të avancuar politike vazhdon normalisht, pavarësisht se cila parti politike apo grupim partish zëvendësojnë njëra tjetrën në drejtimin e shtetit.
Read more: Veprimtaria funksionale në qeverisjen parlamentare
Summary
- Details
- Category: Avokatia 38
The “Editorial” — of issue 38 of ‘Advocacy' is entitled “The Bar Association of Albania with a progressive status in the CCBE ” and provides a brief notice about the status of this important event for the community of legal defenders in our country. Thus, following the progress achieved by the Republic of Albania and the Republic of North Macedonia in fulfilling certain required conditions on the road to the opening of EU membership negotiations for these two neighboring countries of the Western Balkans, there have been positive reflections from the European Council of Bars and Associations of Law Professionals (CCBE) by taking one more step regarding the status of the Bar Association of Albania and the Bar Association of North Macedonia, from the status of an observer to that of association in this organization of European lawyers.
The “Documents” section for this issue contains “Greeting remarks of the President of the European Council of Bars and Associations of Law Professionals”, on the six decades of existence of this organization, Ranko Pelikaric. Also, the reader will also learn about the main data of the 60-year history of the CCBE.
Further, the "Constitutional Law” section contains an essay ”On the implementation of the decriminalization legislation”, written for this issue by Dr. Denar Biba, former Chairman of the Central Election Commission, who argues that although the law in this field is a unique model in the European continent and relates specifically to the political context of 2011 — 2015 in Albania and to the effort for making a temporary regulation, it continues to produce debate in the country's political and media space even now, in the run-up to the April 25 parliamentary elections. The author of this essay takes a look at some technical aspects of the relevant law and then focuses on the role in this regard of the Central Election Commission and its relationship with the Prosecutor General Office.
The "Administrative” section contains an article on the "Functional activity in the parliamentary governance”, where the author, Av. Vasil Bendo, Member of the Bar Association of Tirana emphasizes that, in the governance of the parliamentary republic, where the three constitutional powers must be separated, but also interacting, the normalization and management of administrative activity is “key” to the opening and closing of establishing a balance in a modern state of European law. In this view, the key words of this article are: parliamentary governance; doctrinal insights; administration of administrative activity; government administration; parliamentary administration; administration of justice and prosecution; conclusions and proposals.
The "Opinion” section contains an article on the "Dilemma regarding public notice with public announcement in review trial” by Florjan Kalaja, Magistrate, Judge in command of the Court of Appeal Durrës. The reason for addressing this topic is the fact that, unlike procedural laws in Europe, in Albanian civil and administrative procedural legislation, notification by public announcement is not the only tool and ultima ratio of notification of the court parties. However, considering that the Albanian legislation for this has constitutional problems, the author has chosen to address in this paper some of the problems with this form of notification.
The "Criminal Law” section draws on the previous issue "The status of the victim and civil lawsuit in criminal proceedings from the perspective of amendments to the Code of Criminal Procedures” by Av. Prof. As. Dr. Fehmi Abdiu, Member of the Editorial Board of 'Advocacy' . The theory on the victim, which has found a visible place in the first part of this paper, is now featured within a frame, specifying the legal position of the victim, with the tendency to look at it much broader than it was, despite the fact that both in documents of international importance and in legal doctrine there are different approaches that have influenced the legislation of different countries.
The “Legal Science” section focusses on “Environmental crime and how it is addressed”, a research prepared in this field by Rahim Jashari, at the Faculty of Information Science ‘Mother Tereza’ and by Prof. as. Dr. Shaban Suleymani, Dean of the FSI in Skopje (North Macedonia). In this paper, efforts are made to provide clarification on the definition of environmental crime, its characteristics, the reasons for the existence of this type of crime, the powers of the State Inspectorate for Environment in addressing environmental crime, as well as on research methods in this area.
“Employment Relations” in this issue contain an article on the topic: “Prohibition of discrimination and the equality aspect”. The purpose of the author, Dr. Donila Pipa, an expert in this field is to familiarize readers with the legal treatment of these norms of European and Albanian legislation. Key words: principle, equality, discrimination, subjects, employment, human dignity.
For the section "Civil Law”, Av. Erilda Papagjoni, Member of the Bar Association of Tirana has presented an article on "The procedural means on initiating responsibility in healthcare”. According to her, none of their constitutional and conventional rights gets proper value if the normative acts do not even guarantee effective means of protecting these rights, such as, for example, appeal and lawsuit for initiating civil liability from malpractice of health professions. The paper focuses precisely on presenting some of the legal problems in relation to these issues, without being exhaustive in other issues highlighted by the justice professionals.
Further, the "Commercial Law" section of this issue of the journal contains an article on the "Debt restructuring in times of COVID-19”, for which this paper devotes special attention to out-of-court solutions, which for the author of the paper, Av. Iva Theodhori , Specialist in the National Bankruptcy Agency, in the practice of our country are still unknown, although they constitute alternative means for settling debts. While on these agreements was recently approved an DCM no. 65, dated 03.02.2021 “Regulation on Extrajudicial Expedited Reorganization Agreements”.
“Horizons” describes the “Effects of the Stabilization Agreement during the pre-accession period of Albania to the EU”. The author of this paper, Av. Dr. Anduena Gevori, Lecturer at University 'A. Xhuvani' in Elbasan & Lecturer at 'Aldo Moro' University in Bari (Italy) analyses the legal effects, focusing particularly on the rights of Albanian citizens, created by this Agreement signed between the European Union and the Republic of Albania.
“History — Legal Insights” shed light over the "Contracts “lost” by the Civil Code of 1929”. According to the author of the paper, Olti Skrame, Magistrate, Judge at Kurbin District Court, indeed, there were fewer contracts foreseen than in the Civil Code of 1994, because the former did not include modern contracts, or contracts not yet introduced in Albania at the beginning of the 20th century. On the other hand, if only purely civil contracts are considered, that is, not commercial ones, it turns out that the Civil Code of 1929 was more complete than the current one. This is clear not only in the list of provided contracts, but also in the content of normative provisions.
The editorial office decided to provide another “Glossary” under the “Etymology” section, which explains the meaning and origin of some specific terms, which are a result of a multi-annual research by Av. Vladimir Molla.
This issue includes also a “Humor & Satire” section, containing the permanent title “Eulogy of Calamandrei”, which brings some anecdotes and personal experience of this distinguished Italian lawyer (1889-1956). This piece, which often reflect the often fragile relationships between the parties in a civil case – lawyers and judges – are translated into a proper and smooth Albanian language for our readers by Dr. Henrik Ligori.
Finally, the “Announcements” section invites advocates, advocate-assistants, and other legal professionals to send their articles, explaining the criteria they have to meet.
Përmbajtja
- Details
- Category: Avokatia 37
E D I T O R I A L
Për trajnimin e detyrueshëm të avokatëve ofrues të ndihmës juridike të garantuar nga Shteti
D O K U M E N T E
Aktivizimi i sistemit të drejtësisë gjatë krizës së COVID-19
(Konstatime dhe propozime të CCBE, 20 Korrik 2020)
K U S H T E T U T S H M Ë R I
Deklarimi, kontrolli i pasurisë dhe parandalimi i konfliktit të interesit,
për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Nga Av. Viktoria Spiro
O P I N I O N E
Kompetenca lëndore në gjykatat administrative
Nga Av. Jonel Baçi
P E N A L E
Statusi i viktimës dhe padia civile në procesin penal nën optikën e ndryshimeve në K.Pr.P.
Nga Av. Prof. asoc. Dr. Fehmi Abdiu
Risitë dhe problemikat e gjykimit me marrëveshje
Nga Av. Klobeta Zylyfi
E D R E J T Ë F A M I L JA R E
Rrëmbimi prindëror ndërkombëtar i fëmijëve
Nga Dr. Gerta Mehmeti
C I V I L E
Juridiksioni në mosmarrëveshjet e punës
Nga Ina Hoxhaj
E D R E J T Ë T R E G T A R E
Digjitalizimi i shërbimeve financiare në distancë
Nga Dr. Rezana Balla
P R O N Ë S I A I N T E L E K T U A L E
Komunikimi në publik i veprës audiovizive
Nga Av. Dr. Oltion Spiro
H O R I Z O N T E
Në brendësi të thelbit të demokracisë
Nga Av. Anisa Metalla
E T I M O L O G J I
Fjalori Shpjegues
Hartuar nga Av. Vladimir F. Molla
H U M O R & S A T I R Ë
Përsiatjet e Kalamandreit
Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori
I N D E K S
Emrat e autorëve dhe titujt e shkrimeve të botuara në 4 numrat e Revistës ‘Avokatia’ gjatë vitit 2020
N J O F T I M E
Ftesë për botim
Nga Redaksia