Doli nga shtypi nr. 38 (Prill 2021) i revistës "Avokatia".
KUSHTET PROCEDURALE TË PRANUESHMËRISË PËR ANKESAT E DEPOZITUARA NË GJEDNJ
- Details
- Category: Avokatia 28
H O R I Z O N T E
Av. Loreta OGRENI
Anëtare e Dhomës së Avokatisë,
Tiranë
Hyrje
Gjatë viteve të fundit është evidentuar një mbingarkesë në depozitimin e ankesave në Gjykatën[1] Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe shumë ankesa janë rrëzuar për shkak se nuk plotësonin kushtet e pranueshmërisë[2]. Ky punim është menduar që të analizojë shkurtimisht shkaqet procedurale për pranueshmërinë, në mënyrë që çdo ankesë e depozituar në Gjykatë të pranohet.
Read more: KUSHTET PROCEDURALE TË PRANUESHMËRISË PËR ANKESAT E DEPOZITUARA NË GJEDNJ
PLATFORMA E MBROJTJES NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE E TIPAREVE MODERNE TË SHTETIT
- Details
- Category: Avokatia 28
V Ë S H T R I M E H I S T O R I K O - J U R I D I K E
- 70 vjet prej shpalljes së Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut -
Ilir DHIMA
Redaksia e revistës ‘Avokatia’
Tiranë
Hyrje
Duke pohuar ekzistencën e të drejtave të njeriut, mund të thuhet që ato e kanë gjetur dhe e gjejnë shprehjen e tyre në produktet e kulturave të ndryshme, në kohë të ndryshme. Në këtë vështrim është për t’u përmendur hartimi dhe hyrja në fuqi më 1776 i një ligji themelor në Mbretësinë e Suedisë, që veç të tjerash ndalonte censurën e shtypit; Deklarata ftanceze e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit (1789), që promovonte liritë e individit dhe, gjithashtu, artikulonte kufijtë e kësaj lirie; ratifikimi më 1791 i Amendamentit I të Kushtetutës Amerikane, që i hapi rrugë pa ligje të veçanta ushtrimit të veprimtarive fetare, lirisë së fjalës e të shtypit dhe të drejtës së njerëzve për t’u mbledhur paqësisht mbi kërkesat e tyre për zgjidhjen e ankesave. Pra, disa rezultate në këtë fushë janë regjistruar vërtet, por ato kanë qenë të kufizuara nga pikëpamja territoriale dhe të fragmentuara në shtrirjen esenciale të mbrojtjes së ofruar.
PËRMBAJTJA
- Details
- Category: Avokatia 27
E D I T O R I A L
Risitë që e dallojnë ligjin e ri “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”
D O K U M E N T E
Njohja reciproke e sistemeve gjyqësore
(Qëndrimi i përbashkët i CCBE dhe FBE për vititn 2018)
K U S H T E T U T S H M Ë R I
Sfidat e trajtimit të pronës dhe përfundimit të proçesit të kompensimit të saj
Nga Av. Dr. Suela Mëneri
O P I N I O N E
Për lirinë e shprehjes, të shtypit dhe të drejtën e informimit
Nga Av. Dr. Gavrosh Andoni
H A R M O N I Z I M E
Kohëzgjatja e arsyeshme dhe afati i arsyeshëm në procesin ligjor
Nga: Av. Alfred Çepele
P E N A L E
Disiplinimi i përgjegjësisë penale të korporatave
Nga Av. Edona Vajushi (Shkenza)
S H K E N C A L I G J O R E
Në ushtrim edhe të ‘shqisës së gjashtë’ gjatë veprimit hetimor të pyetjes
Nga Prof. asoc. Dr. Luan Veliqoti
C I V I L E
Liria e kontraktimit dhe kufijtë kushtetues e ligjorë të saj
Nga Av. Thimjo Kondi
M A R R Ë D H Ë N I E T E P U N Ë S
Kontrata kolektive
Nga Anxhela Llalla
H O R I Z O N T E
Drejtësi miqësore me të miturit në konflikt me ligjin
Nga Av. Rezarta Abdiu
V Ë S H T R I M E H I S T O R I K O - J U R I D I K E
Refleksione mbi 100 vjetorin e Kongresit të Durrësit
Nga Dr. Elmaz Sherifi
E T I M O L O G J I
Fjalor Shpjegues
Hartuar nga Av. Vladimir Molla
H U M O R & S A T I R Ë
Përsiatjet e Kalamandreit
Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori
B O T I M E T Ë R E J A
Një vëllim me përmbajtje shumëdimensionale
N J O F T I M E
Ftesë për botim
Nga Redaksia
TABLE OF CONTENT
- Details
- Category: Avokatia 27
E D I T O R I A L
Innovations of the new law “On the legal profession in the Republic of Albania”
D O C U M E N T S
Mutual recognition of judicial systems
C O N S T I T U T I O N A L L A W
Challenges in property recognition and compensation
By Av. Dr. Suela Mëneri
O P I N I O N
Freedom of expression, freedom of press, and the right to information
By Av. Dr. Gavrosh Andoni
H A R M O N I Z A T I O N
Reasonable length and reasonable deadlines in a legal process
By Av. Alfred Çerepi
C R I M I N A L L A W
Disciplining corporate criminal responsibility
By Edona Vajushi (Shkenza)
L E G A L S C I E N C E S
Developing a “sixth sense” during interrogation
By Av. Prof, asoc. Dr. Luan Veliqoti
C I V I L L A W
Freedom of contracting and its constitutional and legal limits
By Av. Thimjo Kondi
E M P L O Y M E N T R E L A T I O N S
Collective Contracts
By Anxhela Llalla
H O R I Z O N S
Friendly justice for young people in conflict with the law
By Av. Rezarta Abdiu
H I S T O R I C A L A N D L E G A L V I E W S
Reflections on the 100th anniversary of Durres Congress
By Dr. Elmaz Sherifi
E T Y M O L O G Y
Glossary
By Av. Vladimir F. Molla
H U M O R & S A T I R E
Eulogy of Calamandrei
Translated by Dr. Henrik Ligori
N E W P U B L I C A T I O N S
A volume of a multi-dimensional content
A N N O U N C E M E N T S
Invitation for publications
By the Editorial Office
SFIDAT E TRAJTIMIT TË PRONËS DHE PËRFUNDIMIT TË PROÇESIT TË KOMPENSIMIT TË SAJ
- Details
- Category: Avokatia 27
K U S H T E T U T S H M Ë R I
Av. Dr. Suela MËNERI
Anëtare e Dhomës së Avokatisë,
Tiranë
Hyrje
Më datë 23 Shkurt 2016 hyri në fuqi Ligji Nr. 133/2015 mbi Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Proçesit të Kompensimit të Pronës (Më tej: Ligji nr. 133/2015). Ky akt juridik shënon përpjekjen e tretë të shtetit shqiptar për të siguruar një zgjidhje të drejtë të çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat pronësore që rrjedhin nga shpronësimi i mëparshëm, shtetëzimi ose konfiskimi i pronës së paluajtshme. Ligji nr. 133/2015 krijon një formulë[1] dhe një mekanizëm[2] për të kompensuar pronarët.
Rëndësia e këtij akti ligjor rrjedh prej Vendimit Pilot të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (më poshtë: Gjykata Evropiane; GJEDNJ) në çështjen Manushaqe Puto dhe të Tjerët kundër Shqipërisë ( në vijim: "Çështja Puto"), i cili trajtoi shkeljet ndaj Konventës Evropiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, të rrjedhura nga moszbatimi i vendimeve përfundimtare vendase, që kërkojnë pagimin ankuesve të kompensimit në vend të kthimit të pronës që iu shpronësua atyre midis viteve 1944 - 1978. Shkeljet e konstatuara kanë të bëjnë me cënime të së drejtës për proces të rregullt ligjor, asaj për mjete juridike efektive dhe të gëzimit paqësisht të së drejtës së pronës (sipas Nenit 6 (1). Nenit 13 dhe të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës Evropiane).[3]
Read more: SFIDAT E TRAJTIMIT TË PRONËS DHE PËRFUNDIMIT TË PROÇESIT TË KOMPENSIMIT TË SAJ
DISIPLINIMI I PËRGJEGJËSISË PENALE TË KORPORATAVE
- Details
- Category: Avokatia 27
P E N A L E
Av. Edona VAJUSHI (SHKENZA)
Drejtoria e Përgjithshme e Kodifikimit
dhe Harmonizimit të Legjislacionit
pranë Ministrisë së Drejtësisë,
Tiranë
Hyrje
Ndryshimet e shpejta që po ndodhin në shoqëri, si në fushën e teknologjisë, shkencës, ekonomisë dhe kështu me radhë kanë ndikim edhe në krijimin e normave të reja ligjore që nuk janë parashikuar më parë. Ky punim përpiqet të hedhë dritë mbi disa nga aspektet më problematike dhe pyetjet konceptuale, doktrinore që shtrohen dhe synon të japë një kuptim më të mirë të asaj që është përgjegjësia penale e korporatave në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut, si edhe thellimin në çështjet e bazës ligjore për përgjegjësinë e korporatave. Ka disa elemente të figurës penale në rastin e vrasjes që të çojnë të mendosh se është pak absurde që të ketë përgjegjësi penale për korporatat. Një element i tillë është mens rea, ose qëllimi për kryerjen e veprës penale .Aplikimi i sanksioneve penale është një problem tjetër, pasi ai do t’i godasë në mënyrë të barabartë të gjithë anëtarët e saj, por dihet tashmë që përgjegjësia penale është individuale dhe nuk mund të dënohen persona të pafajshëm.
Read more: DISIPLINIMI I PËRGJEGJËSISË PENALE TË KORPORATAVE
LIRIA E KONTRAKTIMIT DHE KUFIJTË KUSHTETUES E LIGJORË TË SAJ
- Details
- Category: Avokatia 27
C I V I L E
Av. Thimjo KONDI
Anëtar i Dhomës së Avokatisë,
Tiranë
Konsiderata të përgjithshme
Parimi më i rëndësishëm nga i cili udhëhiqemi në fushën e marrëdhënieve juridike të detyrimeve, veçanërisht në marrëdhëniet kontraktore është ai i lirisë kontraktore.[1] Ky parim është thelbësor për një ekonomi tregu, në të cilën palët me vullnetin e tyre të lirë zgjedhin njëra tjetrën, zhvillojnë lirisht negociatat për pranimin e kushteve të kontratës, për përcaktimin e të drejtave dhe të detyrimeve që ato marrin përsipër, si edhe përcaktojnë pasojat dhe sanksionet përkatëse që do të zbatohen në rast mospërmbushjeje të detyrimeve.
Read more: LIRIA E KONTRAKTIMIT DHE KUFIJTË KUSHTETUES E LIGJORË TË SAJ
KOHËZGJATJA E ARSYESHME DHE AFATI I ARSYESHËM NË PROCESIN LIGJOR
- Details
- Category: Avokatia 27
H A R M O N I Z I M E
Av. Alfred ÇEREPI
Anëtar i Dhomës së Avokatisë,
Korçë
Hyrje
Përfundimi i procesit ligjor brenda një afati të arsyeshëm ndikon drejtpërdrejt në dhënien fund të shkeljes apo cënimit të një të drejte të njohur me ligj, në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur, çka i kursen palës së dëmtuar cenime të mëtejshme dhe dytësore, të cilat për nga natyra e tyre janë jo vetëm materiale, por gjithashtu morale e psikologjike.
Prandaj, në kuadrin e reformës në sistemin e drejtësisë u miratua Ligji nr. 38/2017, datë 30.03.2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Civile”, në bazë të të cilit u shtua në Titullin III “Gjykimet e Posaçme”, Kreu X i titulluar “Gjykimi i kërkesave për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm, përshpejtimin e procedurave dhe shpërblimin e dëmit”.
Këto dispozita ligjore jo vetëm parashikojnë dhe plotësojnë në mënyrë sasiore afate të arsyeshme, brenda të cilave duhet të përfundohen procedimet ligjore (penale, civile, administrative dhe ekzekutim titulli), por për herë të parë këto dispozita ligjore krijojnë mjete të brendëshme efektive, nëpërmjet të cilave mundësohet shkurtimi i kohëzgjatjes së procedimeve ligjore, si edhe sigurohet shpërblimi i dëmit të shkaktuar prej shkeljes së afatit të arsyeshëm, në rast neglizhence apo mosveprimi në kohën e duhur të autoriteteve shtetërore (prokurori, gjykatë dhe zyrat përmbarimore).
Read more: KOHËZGJATJA E ARSYESHME DHE AFATI I ARSYESHËM NË PROCESIN LIGJOR
DREJTËSI MIQËSORE PËR TË MITURIT NË KONFLIKT ME LIGJIN
- Details
- Category: Avokatia 27
H O R I Z O N T E
Av. Rezarta ABDIU
Drejtore e Trajnimit Vazhdues të Avokatëve
pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë,
Tiranë
Hyrje
Ende nuk dimë që të ekzistojë ndonjë fushë ku kërkesa për drejtësi të jetë më e fuqishme se sa ajo në sistemin e drejtësisë për të mitur. Dënimet e papërshtashme për fëmijët në konflikt me ligjin apo në kontakt me sistemin e drejtësisë, sigurisht që dëmtojnë rëndë (ndonjë herë përgjithmonë). Në këto situata, shqetësimi për shkeljen e të drejtave të fëmijëve (të dyshuar apo akuzuar për kryerjen e një vepre penale) po rritet ndjeshëm në të gjithë botën. Politikat dhe praktikat e ndjekura për të miturit në këtë fushë janë ndër çështjet më të kritikuara nga Komiteti i Të Drejtave të Fëmijës, organi përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara “Për të Drejtat e Fëmijës”. Pavarësisht rëndësisë dhe përgjegjësisë së madhe të atyre që duhet të marrin vendime dhe hartojnë politika, drejtësia për të mitur në përgjithësi neglizhohet, për të mos thënë që harrohet. Ky shqetësim është identifikuar në vazhdimësi në raportet periodike të këtij Komiteti, dhe në shumicën e Shteteve, (përfshirë edhe Shtetin Shqiptar) që e kanë ratifikuar këtë Konvente, drejtësia për të miturit nuk bën pjesë në listën e prioriteteve të mëdha shtetërore.[1]
Read more: DREJTËSI MIQËSORE PËR TË MITURIT NË KONFLIKT ME LIGJIN
PËRMBAJTJA
- Details
- Category: Avokatia 26
E D I T O R I A L
Pavarësia, besimi dhe integriteti, detyrime profesionale për avokatin....... 9
D O K U M E N T E
Deklaratë e CCBE mbi aplikimin ekstraterritorial të urdhrave
të kontrollit............................................................................................... 15
K U S H T E T U T S H M Ë R I
Ndalimi i të drejtës së votës në një këndvështrim të ri kushtetues............ 17
Nga Av. Dr. Viktor Gumi
O P I N I O N E
Rireformimi kushtetues i drejtësisë administrative................................... 37
Nga Av. Vasil Bendo
Për një ndërhyrje normative të nxituar dhe jo të mirëmenduar............... 57
Nga Av. Përparim Kalo, Av. Aigest Milo
P E N A L E
Analizë e standardeve ndërkombëtare dhe e praktikës vendase
për zbatimin e masës së arrestit në burg.................................................. 69
Nga Av. Erida Skëndaj
S H K E N C A L I G J O R E
Përdorimi me efektivitet i ekspertimeve për zbatimin
e të vërtetës në procesin penal................................................................. 85
Nga Av. Prof. asoc. Dr. Fatmir Tartale
E D R E J T A F A M I L J A R E
Sfidat e bioteknologjisë në fushën juridike, impakti
në shoqërinë shqiptare........................................................................... 105
Nga Prof. asoc. Dr. Hemion Braho, Prof. asoc. Dr. Juelda Lamçe
C I V I L E
Pohimi dhe heshtja si mjet prove në gjykim........................................... 121
Nga Ina Hoxhaj
P R O N Ë S I A I N T E L E K T U A L E
Mbi agjencitë e administratimit kolektiv për të drejtën e autorit............ 141
Nga Av. Dr. Oltion Spiro
H A R M O N I Z I M E
Kuptimi dhe përdorimi i Amicus Curiae............................................... 163
Nga Alket Jaupi
H O R I Z O N T E
Edukimi ligjor i publikit dhe roli i avokatit............................................ 179
Nga Eda Noçka
E T I M O L O G J I
Fjalor Shpjegues.................................................................................... 193
Hartuar nga Av. Vladimir Molla
H U M O R & S A T I R Ë
Përsiatjet e Kalamandreit...................................................................... 201
Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori
N J O F T I M E
Ftesë për botim...................................................................................... 205
Nga Redaksia
TABLE OF CONTENT
- Details
- Category: Avokatia 26
E D I T O R I A L
The independence, trust, and integrity – professional obligations
for lawyers................................................................................................ 9
D O C U M E N T S
CCBE press release on the extraterritorial application
of search warrants................................................................................... 15
C O N S T I T U T I O N A L L A W
Prohibition of the right to vote from a new Constitutional perspective....... 17
By Av. Dr. Viktor Gumi
O P I N I O N
The Constitutional reform of the administrative law................................ 37
By Av. Vasil Bendo
A hasty, and not well-thought, normative intervention............................. 57
By Av. Përparim Kalo, Av. Aigest Milo
C R I M I N A L L A W
Analysis of the international standards and local practice regarding application of arrest in prison 69
By Av. Erida Skëndaj
L E G A L S C I E N C E S
The effective use of expertise in discovering the truth in criminal proceedings 85
By Av. Prof, asoc. Dr. Fatmir Tartale
F A M I L Y L A W
The biotechnology challenges in law and their impact
on the Albanian society.......................................................................... 105
By Prof. asoc. Dr. Hemion Braho, Prof. asoc. Dr. Juelda Lamçe
C I V I L L A W
Assertion and silence as proof in court proceedings..............................
By Ina Hoxhaj
I N T E L L E C T U A L P R O P E R T Y
Agencies of collective administration of copyright.................................
By Av. Dr. Oltion Spiro
H A R M O N I Z A T I O N
Meaning and use of Amicus Curiae.......................................................
By Alket Jaupi
H O R I Z O N S
Public legal education and the role of lawyers......................................
By Eda Noçka
E T Y M O L O G Y
Glossary................................................................................................
By Av. Vladimir F. Molla
H U M O R & S A T I R E
Eulogy of Calamandrei.........................................................................
Translated by Dr. Henrik Ligori
A N N O U N C E M E N T S
Invitation for publications......................................................................
By the Editorial Office
S U M M A R Y..........................................................................................