H A R M O N I Z I M E

 

VEPRIMET SIMULUESE TË POLICISË GJYQËSORE

 

Ergys GASHI

Magjistrat,

Tiranë

 

      Hyrje

 

      Në mirëfunksionimin e sistemit të procedurës penale vendase, një rol kyç i është rezervuar policisë gjyqësore. Kjo e fundit është në fakt jo vetëm hallka e parë institucionale që bie në kontakt me vendin e ngjarjes së një vepre penale, me gjurmët, pasojat e tjera materiale dhe autorët e dyshuar, por mbase ajo është edhe hallka e fundit. Çfarë duam të themi me këtë? Në një sistem procedural të bazuar ndjeshëm te delegimi i pjesës dërrmuese të veprimeve hetimore, shpesh herë ndodh në praktikë që policia gjyqësore të ketë zërin kryesor në kapitullin e hetimeve paraprake. Bashkë me këtë pushtet faktik, ajo duhet ta ndiejë veten të veshur me një përgjegjësi të veçantë si “guri” kryesor në përpjekjen e institucionit të akuzës për të realizuar me sukses qëllimin e hetimeve paraprake.

P E N A L E

 

DISA PROBLEME TË PAVLEFSHMËRISË RELATIVE TË AKTEVE NË PROCEDURËN PENALE

 

Dr. Henrik LIGORI

Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda,

Tiranë

 

Kuptimi i pavlefshmërisë relative të akteve

 

Ligjvënësi ynë me reformën e procedurës penale të vitit 1995 përshtati modelin italian të vitit 1988 me disa korrigjime, disa herë tepër thelbësore. Sa i takon pavlefshmërive të formës, zgjodhëm një sistem binar, të ndarë prerë në pavlefshmëri absolute dhe relative.

Në vijim, do të ndalemi në aspektin doktrinar të pavlefshmërisë relative dhe në mënyrën se si kuptohet dhe zbatohet ky koncept në praktikën tonë gjyqësore. Gjithashtu, do të hedhim edhe një vështrim përqasës me doktrinën dhe jurisprudencën e huaj në këtë lëmë.

A K T U A L I T E T

 

“VLERAT THEMELORE TË PROFESIONIT  LIGJOR

DHE MEKANIZMAT E ZBATIMIT“

-           

-          Mbi Seminarin e organizuar për herë të parë në Tiranë nga PECO,

                        Këshilli i Bareve dhe i Shoqatave Ligjore të Bashkimit Evropian (CCBE),

   në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë Shqiptare -

 

 

Kjo ishte tema e Seminarit të zhvilluar më datë 30 Shtator 2016, me një pjesëmarrje të gjerë të avokatëve shqiptarë dhe të atyre nga vende të ndryshme evropiane. Institucionet e kësaj fushe, që organizuan për herë të parë në Tiranë (Shqipëri) një aktivitet të përmasave të tilla ishin,  përkrah Dhomës Kombëtare të Avokatisë sonë edhe PECO e CCBE.

E D I T O R I A L

 

JUBILEU I PARË I PUBLIKIMIT

TË REVISTËS ’AVOKATIA’

 

           

Me botimin e numrit 20 të kësaj reviste kurorëzohen 5 vjet përpjekje serioze për publikimin pa ndërprerje, çdo numër në tre muaj, të një media profesionale në shërbim të avokatëve dhe  të të gjithë profesionistëve të ligjit në Shqipëri. 

 

E D I T O R I A L

Jubileu i parë i publikimit të revistës ’Avokatia’.............................................................

               

A K T U A L I T E T

”Vlerat  Themelore të profesionit ligjor dhe mekanizmat e zbatimit”............................

 

D O K U M E N T E

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nr. 60, datë 16.09.2016

 

K U S H T E T U T S H M Ë R I

Sundimi i ligjit, si parim dhe domosdoshmëri kushtetuese...................................................

Nga Av. Dr. Gavrosh Andoni

 

P E N A L E

Disa probleme të pavlefshmërisë relative të akteve në procedurën penale..........................

Nga Dr. Henrik Ligori

 

H A R M O N I Z I M E

Veprimet simuluese të policisë gjyqësore............................................................................

Nga Ergys Gashi

 

I N S T I T U T E

Zëvendësimi me rezervën ligjore dhe lidhja me pavlefshmërinë e testamentit......................

Nga Av. Vladimir F. Molla

 

C I V I L E

Nevoja për ndryshim të dispozitave mbi përjashtimin e gjyqtarit........................................

Nga Rezarta Mataj

 

H O R I Z O N T E

Format e përgjegjësisë individuale ndërkombëtare.................................................

Nga A. Loreta Ogreni

 

V Ë S H T R I M E   H I S T O R I K O - J U R I D I K E

Një analizë për fenomenin e gjenocidit..........................................................................

Nga Av. Dr. Agim I. Tartari

 

E T I M O L O G J I

Fjalor Shpjegues...................................................................................................................

Nga V.M.

 

H U M O R   &   S A T I R Ë

Përsiatjet e Kalamandreit......................................................................................................

Shqipëruar nga H. L.

 

B O T I M E   T Ë   R E J A

La resposabilita da reato degli enti in Italia e Albania........................................................

Nga Prof. Dr. Ismet Elezi

 

N J O F T I M E

Ftesë për botim......................................................................................................................

Nga Redaksia