H O R I Z O N T E

 

Av. Rezarta ABDIU

Drejtore e Trajnimit Vazhdues të Avokatëve

pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë,

Tiranë

 

Hyrje

 

Ende nuk dimë që të ekzistojë ndonjë fushë ku kërkesa për drejtësi të jetë më e fuqishme se sa ajo në sistemin e drejtësisë për të mitur. Dënimet e papërshtashme për fëmijët në konflikt me ligjin apo në kontakt me sistemin e drejtësisë, sigurisht që dëmtojnë rëndë (ndonjë herë përgjithmonë). Në këto situata, shqetësimi për shkeljen e të drejtave të fëmijëve (të dyshuar apo akuzuar për kryerjen e një vepre penale) po rritet ndjeshëm në të gjithë botën. Politikat dhe praktikat e ndjekura për të miturit në këtë fushë janë ndër çështjet më të kritikuara nga Komiteti i Të Drejtave të Fëmijës, organi përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara “Për të Drejtat e Fëmijës”. Pavarësisht rëndësisë dhe përgjegjësisë së madhe të atyre që duhet të marrin vendime dhe hartojnë politika, drejtësia për të mitur në përgjithësi neglizhohet, për të mos thënë që harrohet. Ky shqetësim është identifikuar në vazhdimësi në raportet periodike të këtij Komiteti, dhe në shumicën e Shteteve, (përfshirë edhe Shtetin Shqiptar) që e kanë ratifikuar këtë Konvente, drejtësia për të miturit nuk bën pjesë në listën e prioriteteve të mëdha shtetërore.[1]

H A R M O N I Z I M E

  

Av. Alfred ÇEREPI

Anëtar i Dhomës së Avokatisë,

Korçë

 

Hyrje          

 

Përfundimi i procesit ligjor brenda një afati të arsyeshëm ndikon drejtpërdrejt në dhënien fund të shkeljes apo cënimit të një të drejte të njohur me ligj, në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur, çka i kursen palës së dëmtuar cenime të mëtejshme dhe dytësore, të cilat për nga natyra e tyre janë jo vetëm materiale, por gjithashtu morale e psikologjike.

Prandaj, në kuadrin e reformës në sistemin e drejtësisë u miratua Ligji nr. 38/2017, datë 30.03.2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Civile”, në bazë të të cilit u shtua në Titullin III “Gjykimet e Posaçme”, Kreu X i titulluar “Gjykimi i kërkesave për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm, përshpejtimin e procedurave dhe shpërblimin e dëmit”.

Këto dispozita ligjore jo vetëm parashikojnë dhe plotësojnë në mënyrë sasiore afate të arsyeshme, brenda të cilave duhet të përfundohen procedimet ligjore (penale, civile, administrative dhe ekzekutim titulli), por për herë të parë këto dispozita ligjore krijojnë mjete të brendëshme efektive, nëpërmjet të cilave mundësohet shkurtimi i kohëzgjatjes së procedimeve ligjore, si edhe sigurohet shpërblimi i dëmit të shkaktuar prej shkeljes së afatit të arsyeshëm, në rast neglizhence apo mosveprimi në kohën e duhur të autoriteteve shtetërore (prokurori, gjykatë dhe zyrat përmbarimore).

C I V I L E

 

Av. Thimjo KONDI

Anëtar i Dhomës së Avokatisë,

Tiranë

 

Konsiderata të përgjithshme

 

Parimi më i rëndësishëm nga i cili udhëhiqemi në fushën e marrëdhënieve juridike të detyrimeve, veçanërisht në marrëdhëniet kontraktore është ai i lirisë kontraktore.[1] Ky parim është thelbësor për një ekonomi tregu, në të cilën palët me vullnetin e tyre të lirë zgjedhin njëra tjetrën, zhvillojnë lirisht negociatat për pranimin e kushteve të kontratës, për përcaktimin e të drejtave dhe të detyrimeve që ato marrin përsipër, si edhe përcaktojnë pasojat dhe sanksionet përkatëse që do të zbatohen në rast mospërmbushjeje të detyrimeve.

P E N A L E

  

Av. Edona VAJUSHI (SHKENZA)

Drejtoria e Përgjithshme e Kodifikimit

dhe Harmonizimit të Legjislacionit

 pranë Ministrisë së Drejtësisë,

Tiranë

 

Hyrje

 

Ndryshimet e shpejta që po ndodhin në shoqëri, si në fushën e teknologjisë, shkencës, ekonomisë dhe kështu me radhë kanë ndikim edhe në krijimin e normave të reja ligjore që nuk janë parashikuar më parë. Ky punim përpiqet të hedhë dritë mbi disa nga aspektet më problematike dhe pyetjet konceptuale, doktrinore që shtrohen dhe synon të japë një kuptim më të mirë të asaj që është përgjegjësia penale e korporatave në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut, si edhe thellimin në çështjet e bazës ligjore për përgjegjësinë e korporatave. Ka disa elemente të figurës penale në rastin e vrasjes që të çojnë të mendosh se është pak absurde që të ketë përgjegjësi penale për korporatat. Një element i tillë është mens rea, ose qëllimi për kryerjen e veprës penale .Aplikimi i sanksioneve penale është një problem tjetër, pasi ai do t’i godasë në mënyrë të barabartë të gjithë anëtarët e saj, por dihet tashmë që përgjegjësia penale është individuale dhe nuk mund të dënohen persona të pafajshëm.

K U S H T E T U T S H M Ë R I

 

Av. Dr. Suela MËNERI

Anëtare e Dhomës së Avokatisë,

Tiranë

 

            Hyrje

 

Më datë 23 Shkurt 2016 hyri në fuqi Ligji Nr. 133/2015 mbi Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Proçesit të Kompensimit të Pronës (Më tej: Ligji nr. 133/2015). Ky akt juridik shënon përpjekjen e tretë të shtetit shqiptar për të siguruar një zgjidhje të drejtë të çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat pronësore që rrjedhin nga shpronësimi i mëparshëm, shtetëzimi ose konfiskimi i pronës së paluajtshme. Ligji nr. 133/2015 krijon një formulë[1] dhe një mekanizëm[2] për të kompensuar pronarët.

Rëndësia e këtij akti ligjor rrjedh prej Vendimit Pilot të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (më poshtë: Gjykata Evropiane; GJEDNJ) në çështjen Manushaqe Puto dhe të Tjerët kundër Shqipërisë ( në vijim: "Çështja Puto"), i cili trajtoi shkeljet ndaj Konventës Evropiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, të rrjedhura nga moszbatimi i vendimeve përfundimtare vendase, që kërkojnë pagimin ankuesve të kompensimit në vend të kthimit të pronës që iu shpronësua atyre midis viteve 1944 - 1978. Shkeljet e konstatuara kanë të bëjnë me cënime të së drejtës për proces të rregullt ligjor, asaj për mjete juridike efektive dhe të gëzimit paqësisht të së drejtës së pronës (sipas Nenit 6 (1). Nenit 13 dhe të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës Evropiane).[3]


E D I T O R I A L

Innovations of the new law “On the legal profession in the Republic of Albania”

 

D O C U M E N T S

Mutual recognition of judicial systems

 

C O N S T I T U T I O N A L  L A W

Challenges in property recognition and compensation

By Av. Dr. Suela Mëneri

 

O P I N I O N

Freedom of expression, freedom of press, and the right to information

By Av. Dr. Gavrosh Andoni

 

H A R M O N I Z A T I O N

Reasonable length and reasonable deadlines in a legal process

By Av. Alfred Çerepi

 

C R I M I N A L  L A W

Disciplining corporate criminal responsibility

By Edona Vajushi (Shkenza)

 

L E G A L   S C I E N C E S

Developing a “sixth sense” during interrogation

By Av. Prof, asoc. Dr. Luan Veliqoti

 

C I V I L  L A W

Freedom of contracting and its constitutional and legal limits

By Av. Thimjo Kondi

 

E M P L O Y M E N T  R E L A T I O N S

Collective Contracts

By Anxhela Llalla

 

H O R I Z O N S

Friendly justice for young people in conflict with the law

By Av. Rezarta Abdiu

 

H I S T O R I C A L  A N D  L E G A L  V I E W S

Reflections on the 100th anniversary of Durres Congress

By Dr. Elmaz Sherifi

 

E T Y M O L O G Y

Glossary

By Av. Vladimir F. Molla

 

H U M O R  &  S A T I R E

Eulogy of Calamandrei

Translated by Dr. Henrik Ligori

 

N E W  P U B L I C A T I O N S

A volume of a multi-dimensional content

 

A N N O U N C E M E N T S

Invitation for publications

By the Editorial Office

 

E D I T O R I A L

Risitë që e dallojnë ligjin e ri “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”

 

D O K U M E N T E

Njohja reciproke e sistemeve gjyqësore

(Qëndrimi i përbashkët i CCBE dhe FBE për vititn 2018)

 

K U S H T E T U T S H M Ë R I

Sfidat e trajtimit të pronës dhe përfundimit të proçesit të kompensimit të saj

Nga Av. Dr. Suela Mëneri

 

O P I N I O N E

Për lirinë e shprehjes, të shtypit dhe të drejtën e informimit

Nga Av. Dr. Gavrosh Andoni

 

H A R M O N I Z I M E

Kohëzgjatja e arsyeshme dhe afati i arsyeshëm në procesin ligjor

Nga: Av. Alfred Çepele

 

P E N A L E

Disiplinimi i përgjegjësisë penale të korporatave

Nga Av. Edona Vajushi (Shkenza)

 

S H K E N C A   L I G J O R E

Në ushtrim edhe të ‘shqisës së gjashtë’ gjatë veprimit hetimor të pyetjes

Nga Prof. asoc. Dr. Luan Veliqoti

 

C I V I L E

Liria e kontraktimit dhe kufijtë kushtetues e ligjorë të saj

Nga Av. Thimjo Kondi

 

M A R R Ë D H Ë N I E T   E   P U N Ë S

Kontrata kolektive

Nga Anxhela Llalla

 

H O R I Z O N T E

Drejtësi miqësore me të miturit në konflikt me ligjin

Nga Av. Rezarta Abdiu

 

V Ë S H T R I M E   H I S T O R I K O   -   J U R I D I K E

Refleksione mbi 100 vjetorin e Kongresit të Durrësit

Nga Dr. Elmaz Sherifi

 

E T I M O L O G J I

Fjalor Shpjegues

Hartuar nga Av. Vladimir Molla

 

H U M O R   &   S A T I R Ë

Përsiatjet e Kalamandreit

Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori

 

B O T I M E   T Ë   R E J A

Një vëllim me përmbajtje shumëdimensionale

 

N J O F T I M E

Ftesë për botim

Nga Redaksia