- Details
- Category: Avokatia 29
E D I T O R I A L
Dhoma Shqiptare e Avokatisë në krye të Rrjetit Rajonal të Bareve
për Shtetin e së Drejtës në Ballkan
D O K U M E N T E
Për çështjen e një Konvente Evropiane mbi Profesionin e Avokatit
K U S H T E T U T S H M Ë R I
Individi si subjekt që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese
Nga Adela Kula
O P I N I O N E
Pezullimi i vendimit penal në Gjykatën e Lartë
Nga Florian Kalaja
P E N A L E
Transparenca gjatë procedimit
Nga Arjada Myrtja
A D M I N I S T R A T I V E
Kufizimet e vendosura në kartelat e pasurive të paluajtshme
Nga As. Av. Donalb Xibraku
C I V I L E
Mungesa e trashëgimtarëve dhe trashëgimitë vakante
Nga Av. Vladimir F. Molla
H A R M O N I Z I M E
Përgjegjësia civile e personave që veprojnë me cilësinë e organit të personit juridik publik
Nga Av. Dr. Gavrosh Andoni
P R O N Ë S I A I N T E L E K T U A L E
Rrugëtimi dhe “kthimi në identitet” i të drejtës së autorit në Shqipëri
Nga Av. Dr. Oltion Spiro
H O R I Z O N T E
Nevoja për balancim në mënyrë gjithëpërfshirëse të interesave
që konkurrojnë në rastet e kufizimit të së drejtës për grevë
Nga Av. Dr. Suela Mëneri
E T I M O L O G J I
Fjalori Shpjegues
Hartuar nga Av. V.M.
H U M O R & S A T I R Ë
Përsiatjet e Kalamandreit
Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori
B O T I M E T Ë R E J A
Një tekst për teknikën kriminalistike, pasurim i dijeve shkencore në këtë fushë
Nga Prof. Dr. Ismet Elezi
Vepër me karakter të thellë doktrinor dhe jurisprudencial
I N D E K S
Emrat e autorëve dhe titujt e shkrimeve të botuara
në 4 numrat e revistës ‘Avokatia’ gjatë vitit 2018
N J O F T I M E
Ftesë për botim
Nga Redaksia
- Details
- Category: Avokatia 29
DHOMA SHQIPTARE E AVOKATISË NË KRYE TË RRJETIT RAJONAL TË BAREVE PËR SHTETIN E SË DREJTËS NË BALLKAN
Rrjeti Rajonal për Shtetin e së Drejtës në Ballkan (BRRLN) është një program për Baret e Rajonit tonë, i zbatuar nga Iniciativa për Shtetin e së Drejtës të Shoqatës Amerikane të Avokatëve (ABA ROLI), me mbështetjen më parë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe aktualisht të Byrosë Shtetërore për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punës të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ky program filloi në vitin 2013 si një përpjekje trevjeçare për të forcuar shtetin e së drejtës në Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH), Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, duke ndërtuar mekanizma për bashkëpunim dhe shkëmbim të praktikave, instrumenteve dhe njohurive më të mira midis shoqatave të avokatëve të rajonit dhe organizatave të shoqërisë civile në sektorin e drejtësisë (OshC-ve).
- Details
- Category: Avokatia 29
K U S H T E T U T S H M E R I
Adela KULA
Menaxhere Projekti
pranë Qendrës A.LT.R.I
Tiranë
Hyrje
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk bën pjesë në sistemin gjyqësor të zakonshëm. Ajo i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe përbën një juridiksion të veçantë, e ngarkuar të zgjidhë mosmarrëveshjet kushtetuese dhe të bëjë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.[1]
Read more: INDIVIDI SI SUBJEKT QË VË NË LËVIZJE GJYKATËN KUSHTETUESE
- Details
- Category: Avokatia 29
O P I N I O N E
Florjan KALAJA[1]
Gjyqtar pranë Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor,
Vlorë
Hyrje
Ligjet procedurale kanë ofruar mjete ankimi për të mundësuar aksesin në Gjykatën e Lartë. Në të tre llojet e proceseve gjyqësore, procesin penal, civil dhe administrativ, rekursi është mjeti i zakonshëm i ankimit që aktivizon juridiksionin gjyqësor të shkallës së tretë të gjykimit të një çështje, duke mundësuar kështu aksesin në Gjykatën e Lartë.
- Details
- Category: Avokatia 29
C I V I L E
Av. Vladimir F. MOLLA
Studiues i së drejtës,
Korçë
Hyrje
Çështjet e trashëgimisë vakante mbi pasurinë trashëgimore në përgjithësi janë të një rëndësie të veçantë. Për kontrollin dhe administrimin e tyre, në rradhë të parë duhet të interesohet shteti. Mund të thuhet prej çdokujt se, të drejtat e shtetit nga njëra anë dhe të qytetarit nga ana tjetër duhet të jenë të barabarta për ruajtjen e ekuilibrave të ndryshëm. Por është shteti ai që e ushtron sovranitetin në emër të popullit, i cili është tërësia e individëve që e përbëjnë atë, pavarësisht nga raca, besimi fetar, etnia etj.[1] Të drejtat që shteti gëzon, për shembull, mbi pasuritë e lëna trashëgim nuk i nënshtrohen parimit të barazisë, sepse shteti, megjithëse i rradhës së fundit të trashëgimisë, përsëri është trashëgimtar, ndërsa qytetarët (shtetasit) janë trashëgimtarë të rradhëve paraardhëse. Përparësia këtu anon nga të drejtat e individit, ndërsa në rastin e vakancës trashëgimore shteti dërgon nën posedimin e vet çdo send që përbën pasurinë trashëgimore vakante.
Read more: MUNGESA E TRASHËGIMTARËVE DHE TRASHËGIMITË VAKANTE
- Details
- Category: Avokatia 29
H O R I Z O N T E
Av. Dr. Suela MËNERI
Anëtare e Dhomës së Avokatisë,
Tiranë
Hyrje
Një grup anëtarësh të Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Kontrollit të Trafikut Ajror u ankuan në Korrik të vitit 2017 në Gjykatën Kushtetuese, se përjashtimi i tyre nga e drejta për grevë, sipas nenit 197/5 pika (ç) të Kodit të Punës përbënte (a) cënim jo proporcional dhe jo të domosdoshëm të lirisë së tyre sindikale, të së drejtës së tyre për t’u organizuar dhe të së drejtës së tyre për grevë sipas garancive të Nenit 46, Nenit 49.2, Nenit 50 dhe nenit 51 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; (b) cënim jo proporcional dhe jo të domosdoshëm të lirisë së tyre të tubimit dhe organizmit, garantuar në nenin 11 të KEDNJ-së; (c) cënim jo proporcional dhe jo të domosdoshëm të lirisë së tyre për t’u organizuar dhe të së drejtës së tyre për grevë garantuar sipas neneve 5 dhe 6 të Kartës Sociale Evropjane; (d) cënim jo proporcional dhe jo të domosdoshëm të së drejtës së tyre për t’u organizuar dhe për të zhvilluar negociata kolektive, garantuar në nenin 2 të Konventës nr 87 të OBP-së, nenet 4-6 të Konventës nr. 98 të OBP-së;nenet 1 dhe 7 të Konventës nr. 151 të OBP-së; nenin 22 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Politike dhe Civile; nenin 8 (a), (c) dhe nenin 8 § 2, të Konventës për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.[1]