DHOMA SHQIPTARE E AVOKATISË NË KRYE TË RRJETIT RAJONAL TË BAREVE PËR SHTETIN E SË DREJTËS NË BALLKAN

 

               Rrjeti Rajonal për Shtetin e së Drejtës në Ballkan (BRRLN) është një program për Baret e Rajonit tonë, i zbatuar nga Iniciativa për Shtetin e së Drejtës të Shoqatës Amerikane të Avokatëve (ABA ROLI), me mbështetjen më parë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe aktualisht të Byrosë Shtetërore për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punës të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ky program filloi në vitin 2013 si një përpjekje trevjeçare për të forcuar shtetin e së drejtës në Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH), Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, duke ndërtuar mekanizma për bashkëpunim dhe shkëmbim të praktikave, instrumenteve dhe njohurive më të mira midis shoqatave të avokatëve të rajonit dhe organizatave të shoqërisë civile në sektorin e drejtësisë (OshC-ve).

               Dy vjet më parë, pikërisht në janar të vitit 2017, ABA ROLI regjistroi Rrjetin Ballkanik për Shtetin e së Drejtës, si një njësi lokale dhe e pavarur. Gjatë atij viti, Shoqata Amerikane e Avokatëve mori fonde shtesë për të ripërtërirë BRRLN, duke u fokuasuar në forcimin e qëndrueshmërisë së Rrjetit, përmirësimin e qasjes në materiale ligjore dhe burime bashkëpunuese për anëtarët pjesëmarrës të kësaj njësie lokale, vazhdimin e mbështetjes për grupet e punës për Reformën Penale dhe Ndihmën Juridike, fuqizimin e anëtarëve të BRRLN-së për të gjetur dhe advokuar zgjidhje mbi sfidat e vazhdueshme të shtetit ligjor, si edhe për të mbështetur dhe angazhuar avokatët e rinj.

               Krahas përcaktimit të këtyre objektivave, unanimisht është vendosur që drejtimi apo moderimi i Rrjetit rajonal t’i besohet çdo vit (me rotacion) një prej organizmave anëtare dhe plotësisht aktive të kësaj njësie. Që nga Nëntori i kaluar dhe në vijim të vitit 2019, periudhë kjo që parashikohet të jetë e ngjeshur me veprimtari në shërbim të forcimit të ligjit dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës në të pesë vendet e përmendura më lart, në krye të BRRLN është vendosur të jetë Dhoma Shqiptare e Avokatisë, përfaqësuar nga Kryetari i saj, Av. Prof. Dr. Maksim R. Haxhia, çka shpresohet t’i japë kësaj njësie të pavarur tipare më të theksuara bashkëkohore.    
               Por cila është përvoja e deritashme, që justifikon rolin dhe ushtrimin e funksioneve të saj gjatë 5 viteve të fundit?  Për të krijuar themelet e Rrjetit, në vitin 2013 ABA ROLI bëri një vlerësim në formës e një Analize Krahasuese të Avokimit të Mbrojtjes Penale në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, të cilën e paraqiti në Konferencën e nisjes së aktivitetit të BRRLN . Në këtë Konferencë morën pjesë dyzet aktorë të sektorit të drejtësisë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke përfshirë drejtues të shoqatave të avokatëve, avokatë, gazetarë dhe përfaqësues të OShC-ve. Gjatë punimeve të saj, pjesëmarrësit identifikuan sfidat kryesore në kuadër të avokimit të mbrojtjes, duke përfshirë: Ex Officio (Mbrojtja e caktuar nga gjykatat) dhe Ndihma Ligjore, Edukimi i vazhdueshëm ligjor (CLE), Kapaciteti i Dhomës së Barit, Reforma në Drejtësinë Penale, Media dhe Ndërgjegjësimi Publik.
               Në mars të vitit 2015, ABA ROLI organizoi një Konferencë të Lidershipit në Beograd (Serbi) dhe mblodhi drejtuesit e dhomave të OShC-ve dhe BRRLN-së për të diskutuar lidershipin e barit, formulimin e strukturës qeverisëse për Rrjetin dhe hapjen e faqes së Internetit të BRRLN (www.brrln.org), e cila është një rrjet virtual për komunitetin e BRRLN-së. Gjatë Konferencës së Lidershipit, liderët e bareve gjithashtu nënshkruan memorandumin e parë të mirëkuptimit, për të punuar së bashku në mbrojtjen e pavarësisë së profesionit ligjor dhe në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të tyre. ABA ROLI ka prodhuar atëhere një video të shkurtër për këtë Konferencë, që mund të gjëndet në: http://youtu.be/fmfT6wL5mVU. Pak muaj më vonë, në janar 2016, ABA ROLI zhvilloi në Maqedoni një takim të Komitetit Drejtues me drejtuesit e bareve të BRRLN-së dhe OShC-ve, për finalizimin e strukturës qeverisëse dhe për të diskutuar qëndrueshmërinë e Rrjetit.
               Gjithashtu, në Korrik të vitit 2015, ABA ROLI ndau tri çmime subgrant (nëngrant) për organizatat lokale të Ballkanit Perëndimor, për të zbatuar projekte njëvjeçare, bazuar në propozimet për të forcuar avokimin e mbrojtjes në rajon, në fushat e mëposhtme:
·         Ndihma juridike, Mbrojtja ex officio (Mbrojtja e caktuar nga gjykata) - Për të përmirësuar sistemet ex officio në rajon me fokus në sistemet e emërimit, pagesën dhe kompetencën e avokatëve të caktuar nga gjykata. Projekti ka prodhoi një raport gjithëpërfshirës me rekomandime, që u paraqiten në Qershor 2016.
·         Trajnimi dhe CLE - Për të përmirësuar ofrimin e arsimimit të vazhdueshëm ligjor, duke përmirësuar ofrimin institucional të CLE (Community Learning – Të nxënit në komunitet) dhe zhvillimin e materialeve edukative on-line për avokatët në të gjithë rajonin. Platforma e E-learning organizoi 10 kurse rajonale dhe 5 kurse specifike vendore më 2016. ABA ROLI mbështeti zhvillimin e kapaciteteve për metodologjitë e mësimdhënies së të rriturve të 25 avokatëve, në të gjithë rajonin.
·         Reforma Penale - Për të përmirësuar administrimin e drejtësisë penale, duke reformuar ligjet penale, de jure dhe de facto, për të arritur barazinë e kaheve, për të siguruar gjykime të drejta dhe për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut. Të pesta Dhomat e Avokatëve të BRRLN-së prodhuan një raport, i cili përshkruante abuzimet më të këqija me të drejtat e njeriut në kodet e procedurës penale në të gjithë rajonin dhe jepte rekomandime për reforma. Raporti u prezantua në një konferencë rajonale në Qershor 2016.
               Ndërkohë që në Korrik të vitit 2015, ABA ROLI lançoi një iniciativë pilot të mentorimit në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Shoqatës së Avokatëve të Shtetit të Minesotës; një delegacion i përfaqësuesve së cilës udhëtoi për në Kosovë, që të fillonte dhënien e mbështetjes teknike për specializimin e bareve, udhëheqjen e bareve në avokim, promovimin e juristëve të rinj dhe çështjet gjinore. Përfaqësuesit e Shoqatës së Odave të Kosovës, nga ana e tyre udhëtuan për në Minesota në Maj 2016, për të vazhduar ndërveprimin e tyre për këto çështje.
               Gjithashtu, në shtator të vitit 2015, ABA ROLI zhvilloi një trainim trajnerësh pesë-ditor për 27 avokatë nga rajoni, gjatë të cilit pjesëmarrësit zhvilluan kurse interaktive të edukimit të vazhdueshëm ligjor. Gjatë vjeshtës së vitit 2015 dhe pranverës së vitit 2016, secili pjesëmarrës drejtoi vetë kursin për avokatët në vendet e tyre të origjinës. Versione me video-kaseta të këtyre kurseve janë në dispozicion në platformën BRRLN E-Learning.

(http://www.brrln.org/e-learning/)

               Më tej, konkretisht më 2016, ABA ROLI, në partneritet me Hogan Lovells LLC, Ambasadën e Holandës, Partneritetin për Fondin e Transparencës dhe Gratë e Kombeve të Bashkuara, si edhe OSBE-në, zhvilluan një program rajonal trajnimi për 80 juristë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia për luftimin e dhunës në baza gjinore (GBV). Seria e trajnimit iu përgjigj nevojës së avokatëve dhe shoqërisë civile, për të kuptuar më mirë përgjigjet efektive ndaj viktimave të GBV dhe për të luftuar nën-raportimin dhe dështimin e ndjekjeve penale, që janë të përhapura në rajon. 

            Këto arritje përbëjnë vetëm disa nga gurët kilometrik të një rruge, që pritet të vazhdojë me ritme edhe më të shpejta, çka e vënë edhe Dhomën Shqiptare të Avokatisë para një sprove jo lehtë, të cilën besohet se do ta përmbushë me sukses.