C I V I L E

 

 

Av. Krenar B. TROCI

Anëtar i Dhomës Vendore të Noterisë,

Durrës

 

Hyrje

 

Instituti i Trashëgimisë është një nga institutet më të vjetra të së drejtës civile, sepse trashëgimia, përveç se është një domosdoshmëri mbart edhe një rëndësi të jashtëzakonshme, në funksion të vazhdimësisë së marrëdhënieve juridike të caktuara ndërmjet subjekteve të së drejtës edhe pas vdekjes së titullarit të së drejtës të “de cuius”-it, sipas parimit is de cuius hereditate agitur (është e trashëgimlënësit trashëgimia që është e përfshirë).

P E N A L E

  

Spiro SPIRO

Ish Anëtar i Gjykatës së Lartë,

Tiranë

 

Hyrje

 

Në legjislacionet penale bashkëkohore, me ndonjë përjashtim, sikurse në Angli,[1] rishikimi i vendimeve penale të formës së prerë parashikohet si mjet i jashtëzakonshëm ankimi kundër këtyre vendimeve. Rishikimi parashikohet edhe në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr.7905, datë 21.03.1995.[2] Qëllimi nuk është gjë tjetër, veçse garantimi maksimalist i të drejtave  të të pandehurit. Dhe në vendet ku pranohet rishikimi edhe në dëm të të pandehurit, qëllimi është garantimi i të drejtave të viktimës. Në fund të fundit, në të dy rastet synohet vendosja e drejtësisë.

A D M I N I S T R A T I V E

      

   Av. Vasil BENDO

                                          Anëtar i Dhomës së Avokatisë,

Tiranë

 

Hyrje

 

Vlerësimet dhe kritikat e paraqitura në rradhët e mëposhtme kanë si objekt kryesor kërkesën për studimin e thelluar të ndërhyrjeve në ligjin organik të qeverisë dhe ligjet bazë që rregullojnë pushtetin ekzekutiv në vendin tonë. Qëllimi është rishikimi apo ridraftimi i ligjit organik të Këshillit të Ministrave[1] (në vijim emërtohet: ligji organik), i cili ka mbushur 16 vjet nga miratimi dhe është i pandryshuar, si edhe i rregullores së brendëshme të Këshillit të Ministrave[2] në zbatim të tij. Koha ka treguar se ligji organik në fuqi nuk është i plotë, është disi skematik apo formal, nuk rregullon kënaqësisht funksionet e ministrit, të ministrit të shtetit (ministri pa portofol), ka rregulla ligjore të pamjaftueshme të procesit ligjhartues dhe ligjvënës të qeverisë dhe në përgjithësi ka nevojë për ridraftim me objekt organizimin dhe kompetencat e organeve të pushtetit ekzekutiv në procesin ligjhartues dhe ligjvënës. Mendoj se kërkohen ndërhyrje në Kushtetutë, ndërhyrje në ligjin organik dhe në rregulloren e Këshillit të Ministrave sepse mendoj se ato mund të kenë përshtatje apo përqasje më të mira me kushtetutat dhe ligjet organike të qeverive shumë dhjetëvjeçare të stabilizuara juridikisht dhe me praktikat historike të vëndeve të zhvilluara evropiane. Çfarë mund dhe duhet të bëhet politikisht, socialisht dhe profesionalisht për të ardhmen e kushtetutshmërisë të vendit tonë në kuptimin e mirëqeverisjes së vendit?! Mendoj se ka një përgjigje: “Të rireformojmë plotësisht pushtetet që rrjedhin nga një republikë e pastër parlamentare, të harmonizojmë dhe balancojmë këto pushtete, të shmangim aq sa mundemi krizat parlamentare, presidenciale dhe qeverisëse të vendit tonë që është në fazën e zhvillimit të përshpejtuar të së drejtës sonë shtetërore”.

 

 

K U S H T E T U T S H M Ë R I

 

 

Dr. Pjereta AGALLIU

Lektore në ‘Albanian University’

dhe në Universitetin e Mjekësisë,

Tiranë

 

Hyrje

 

Të drejtat e pacientëve nuk janë një argument i ri në fushën e së drejtës, ato tashmë janë të përkufizuara ligjërisht. Për të vërtetuar këtë qasje trajtohet historiku ligjor i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në fushën e kujdesit shëndetësor nga instrumentet të së drejtës pozitive kombëtare dhe ato ndërkombëtare me karakter global, si edhe një sërë aktesh juridike të dala në kuadër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Këshillit të Evropës, në konteksin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga praktika gjyqësore. Ajo që përbën një qasje të re është prirja për t’i përmbledhur dhe kodifikuar këto të drejta.[1]

 

 

The 30th issue of the ‘Advocacy’ journal opens with an “Editorial” entitled “Lawyers in defense of the Rule of Law”, emphasizing that lawyers play a vital role in defending the rule of law by taking a position or steps in non-legal situations, and by protecting the citizens’ rights, opposing sometimes even the state authorities themselves. Similarly, any episodes of concern to the detriment of this role may equally be considered a violation of the Rule of Law.

E D I T O R I A L

Lawyers in defense of the Rule of Law

 

D O C U M E N T S

CCBE Manifest on EU 2019 Elections

 

C O N S I T U T I O N A L  L A W

The rights of patients and the role of lawyers in defending them

By Doc. Piereta Agalliu

 

A D M I N I S T R A T I V E  L A W

Government in the law-making process

By Av. Vasil Bendo

 

C R I M I N A L  L A W

Issues with the review of final criminal court sentences

By Spiro Spiro

 

L E G A L  S C I E N C E S

A psychological view of the application of the principle of the child’s highest interest in the process of divorce

By Klodjan Gega

 

H A R M O N I Z A T I O N

Juridical issues related with the wining status of limitations by titles

By Engert Pëllumbi

 

C I V I L  L A W

The Certificate of Heritage from the perspective of the new law on the Notary Service

By Av. Krenar B. Troci

 

H I S T O R I C A L   -   L E G A L  P E R S P E C T I V E

On the concept and functioning of local self-governance

By Enea Sherifi

 

E T Y M O L O G Y

Glossary

By Av. Vladimir Molla

 

H U M O R  &  S A T I R E

Eulogy of Calamandrei

Translated by Dr. Henrik Ligori

 

A N N O U N C E M E N T S

Invitation for publications

By the Editorial Office

 

S U M M A R Y

E D I T O R I A L

Avokatët në mbrojtje të shtetit të së drejtës 

 

D O K U M E N T E

Manifesti i CCBE për Zgjedhjet e BE, 2019

 

K U S H T E T U T S H M Ë R I

Të drejtat e pacientëve dhe roli i avokatit për mbrojtjen e tyre

Nga Dr. Piereta Agalliu

 

A D M I N I S T R A T I V E

Qeveria në procesin ligjvënës

Nga Av. Vasil Bendo

 

P E N A L E

Disa çështje të rishikimit të vendimit penal penal të formës së prerë

Nga Spiro Spiro

 

S H K E N C A   L I G J O R E

Këndvështrim psikologjik për aplikimin e interesit më të lartë të fëmijës në procesin e zgjidhjes së martesës

Nga Klodjan Gega

 

H A R M O N I Z I M E

Probleme juridike të parashkrimit fitues me titull

Nga Engert Pëllumbi

 

C I V I L E

Dëshmia e trashëgimisë në optikën e ligjit të ri për Noterinë

Nga Av. Krenar B. Troci

 

V Ë S H T R I M E   H I S T O R I K O   -   J U R I D I K E

Mbi konceptimin dhe funksionimin e vetëqeverisjes vendore

Nga Enea Sherifi

 

E T I M O L O G J I

Fjalori Shpjegues

Hartuar nga Av. Vladimir Molla

 

H U M O R   &   S A T I R Ë

Përsiatjet e Kalamandreit

Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori

 

N J O F T I M E

Ftesë për botim

Nga Redaksia