- Details
- Category: Avokatia 34
E D I T O R I A L
Ku u mbështet juridikisht pezullimi i veprimtarisë gjyqësore gjatë luftës kundër virusit të ri koronar?
D O K U M E N T E
Për aspektet ligjore të Inteligjencës Artificiale (Konsiderata të CCBE, Shkurt 2020)
K U S H T E T U E S H M Ë R I
Konvencionalizmi përmes konstitucionalizmit
Nga Durim Berisha
H A R M O N I Z I M E
A e ka gjetur plotësisht të përgatitur sistemin tonë Reforma e Arsimit të Lartë?
Nga Dr. Pjereta Agalliu
P E N A L E
Doktrina dhe legjislacioni procedural penal mbi ekspertimet
Nga Av. Spiro Spiro
M A R R Ë D H Ë N I E T E P U N Ë S
Koha e punës dhe orët shtesë
Nga Dr. Donila Pipa
O P I N I O N E
Figura e noterit dhe aktet e tij
Nga Av. Arben A. Hakani
V Ë Z H G I M E
Pikëpyetje për formulimin e disa dispozitave të Kodit Civil në fuqi
Nga Av. Eduard Veçani
E D R E J T Ë T R E G T A R E
Kuadri ligjor për falimentimin
Nga Iva Theodhori
H O R I Z O N T E
Rëndësia dhe roli i pushtetit gjyqësor në Integrimin Evropian të Shqipërisë
Nga Dr. Klodian Rado
V Ë S H T R I M E H I S T O R I K O – J U R I D I K E
Një mbrojtje ligjore gjatë gjyqit të famshëm politik në prag të pushtimit fashist të vendit tonë
E T I M O L O G J I
Fjalori Shpjegues
Hartuar nga Av. Vladimir F. Molla
H U M O R & S A T I R Ë
Përsiatjet e Kalamandreit
Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori
N J O F T I M E
Ftesë për botim
Nga Redaksia
- Details
- Category: Avokatia 34
KU U MBËSHTET JURIDIKISHT PEZULLIMI I VEPRIMTARISË SË ORGANEVE GJYQËSORE GJATË LUFTËS KUNDËR VIRUSIT TË RI KORONAR?
Përhapja në dimensione të gjera e virusit COVID – 19 ka shkaktuar që prej disa muajsh një krizë dramatike të rrafshit global në fushat e shëndetësisë publike, ekonomike dhe sociale, kur kontinenti ynë është ndër më të goditurit. Në këto kushte të urgjencës publike, çdo shtet Evropian ka pasur jo vetëm të drejtën, por edhe përgjegjësinë të vendosë masa rreptësisht kufizuese në jetën e përditshme, të cilat tejkalojnë edhe disa parashikime të Konvetës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
- Details
- Category: Avokatia 34
Durim BERISHA
Universiteti “Heinrich Heine”,
Düsseldorf (Gjermani)
Hyrje
Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës është rrjedhojë e ndikimit të faktorëve ndërkombëtarë, të cilët përpos rolit aktiv që kishin gjatë procesit të draftimit të dokumentit kushtetues,[1] po ashtu kishin kushtëzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës përmes zbatimit të njëanshëm të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin Final të Kosovës, dokument që u propozua nga Maarti Ahtisaari pas procesit të dështuar negociator në Vjenë dhe që nuk u aprovua nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, por në të cilin ishin ankoruar parimet themeltare dhe struktura e rendit kushtetues të Kosovës së pavarur.[2] Obligimet e zbatimit të plotë të asaj që në Kosovë njihet si “Plani i Ahtisaarit” apo “Pakoja e Ahtisaarit” e të cilit autori në vijim do t’i referohet me emërtimin ‘propozimi gjithëpërfshirës’, janë marrë përsipër përmes Deklaratës së Pavarësisë.[3] Këtij dokumenti i është njohur kësisoj epërsia mbi Dokumentin Kushtetues të Kosovës dhe, pavarësisht abrogimit të nenit 143 të Ligjit Themelor të këtij shteti, i cili po ashtu shprehimisht përcaktonte supremacinë e propozimit gjithëpërfshirës, statusi i këtij dokumenti në hierarkinë e normave ngelet i paprekur.
- Details
- Category: Avokatia 34
Dr. Pjereta AGALLIU
Lektore e jashtme pranë
Fakultetit të Drejtësisë të UT,
Tiranë
Hyrje
Arsimi i lartë dhe lidhjet e tij me kërkimin dhe inovacionin luajnë një rol vendimtar në zhvillimin individual dhe shoqëror, në sigurimin e kapitalit njerëzor shumë të aftë dhe qytetarëve të angazhuar, për të krijuar vende pune dhe patur rritje ekonomike.[1] Mbi këtë motiv u pa i nevojshëm reformimi i arsimit të lartë në Shqipëri, për të arritur sa më pranë standardeve evropiane dhe për të ndërvepruar si partnerë të barabartë, aty ku sistemet e ndryshme të arsimit të lartë krijojnë ura bashkëpunimi, shkëmbimi të praktikave dhe përvojave të tyre në dobi të prosperitetit dhe zhvillimit të mundësive të reja për të gjithë aktorët.
Read more: A e ka gjetur plotësisht të përgatitur sistemin tonë reforma në arsimin e lartë?
- Details
- Category: Avokatia 34
Av. Spiro SPIRO
Ish Anëtar i Gjykatës së Lartë,
Tiranë
Hyrje
Për shkak të shumllojshmërisë së veprave penale, nga njëra anë, dhe formave, mënyrave dhe mjeteve që përdoren për kryerjen e tyre, si edhe kompleksitetit në raste të veçanta, nga ana tjetër, procesi i të provuarit për zgjidhjen e problemeve që lindin i drejtohet jo rrallë një kategorie specifike provash, të cilat, në terminologjinë e së drejtës procedurale penale njihen me emërtimin prova shkencore.
Read more: Doktrina dhe legjislacioni procedural penal mbi ekspertimet
- Details
- Category: Avokatia 34
Dr. Klodian RADO
Magjistrat,
Pedagog në Universitetin e York - t
Toronto (Kanada)
Hyrje
Në një botë që po globalizohet gjithnjë e më shpejt, një prej pasojave më të rëndësishme politike dhe ligjore të këtij procesi, duket se është edhe globalizimi i institucioneve publike, duke përfshirë edhe ato gjyqësore. Gjykatat ndërkombëtare dhe gjykatat kombëtare kushtetuese/të larta, duke përfshirë gjykatat e niveleve më të ulëta, po bëhen më aktive në komunikimin e bashkëpunimin mes tyre, si dhe po i referohen në vazhdimësi vendimeve të njëra-tjetrës, duke luajtur kështu një rol vendimtar në zhvillimin e institucioneve publike dhe të shoqërisë.
Read more: Rëndësia dhe roli i pushtetit gjyqësor në integrimin evropian të Shqipërisë