E D I T O R I A L

Përfitimi i arsyeshëm i pagesave për avokatët që ofrojnë ndihmë juridike dytësore

 

D O K U M E N T E

Reagime mbi Udhërrëfyesin për dixhitalizimin e drejtësisë në BE

(Deklaratë e CCBE dhënë më 4 Shtator 2020)

 

 K U S  H T E T U T S H M Ë R I

Përpjekjet për të sfiduar korrupsionin (Aspektet ligjore dhe institucionale)

Nga Av. Xhulia Mulla

 

O P I N I O N E

Për kushtetutshmërinë e kufizimit të së drejtës së lëvizjes dhe të lirisë ekonomike

Nga Av. Megi Boshku (Islamaj)

 

H A R M O N I Z I M E

Referimi për ndërmjetësim nga gjykata dhe prokurori

Nga Eda Noçka

 

P E N A L E

Kompetenca e Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme gjatë ekzekutimit të vendimit penal

Nga Florjan Kalaja

 

S H K E N C A   L I G J O R E

Ekspertimi shkencor i ekzaminimit të dokumenteve

Nga Dr. Estref Myftari

 

C I V I L E

Një forcë madhore si shkak për mospërmbushjen e ndonjë kontrate

Nga Av. Dr. Ardita Buna

 

I N S T I T U T E

Rishikimi i vendimit apo rishikimi pas revokimit të vendimit?

Nga Av. Dr. Gavrosh Andoni

 

E   D R E J T Ë   T R E G T A R E

Gjykimi i letrave tregtare

Nga Kris Hasa

 

V Ë S H T R I M E  H I S T O R I K O – J U R I D I K E  

Drejtimi që ndoqi Evropa e Pas Luftës për të demostruar bujarisht vlerat e veta

Nga Ilir Dhima

 

E T I M O L O G J I

Fjalori Shpjegues

Hartuar nga Av. Vladimir F. Molla

 

H U M O R   &   S A T I R Ë

Përsiatjet e Kalamandreit

Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori

 

N J O F T I M E

Ftesë për botim

Nga Redaksia

 

 

  

            The 36th issue of the "Advocacy" Journal opens, as usual, with an “Editorial", which this time is entitled “The reasonable benefit of payments for lawyers who provide secondary legal aid", which the Albanian Chamber of Lawyers advanced further in line with its e legal obligation to propose reasonable fees for the types of services to be provided by legal defendants against the 50% lower ones proposed earlier by the Ministry of Justice. These steps led to the signing of Joint Order No. 18, dated 5.8.2020 by the Minister of Justice and the Minister of Finances and Economy, determining the reward criteria for the service offered by lawyers, compensation fees, remuneration fees, and compensation for their expenditures. This sublegal act has already taken effect after its publication on the Official Gazette No. 157, 3 September 2020.

PËRFITIMI I ARSYESHËM I PAGESAVE PËR AVOKATËT QË OFROJNË NDIHMË JURIDIKE DYTËSORE 

Dihet që administrimi i mirë i drejtësisë fillon me krijimin dhe zbatimin e garancive që duhet të ketë çdo individ për mbrojtjen e të drejtave të tij kushtetuese, konventore dhe ligjore, nëpërmjet aksesit në institucionet e drejtësisë. Në këtë kuadër, edhe në vendin tonë ka ekzistuar një kuadër ligjor, për të sanksionuar kushtet dhe procedurat e dhënies së ndihmës juridike të garantuar nga Shteti. Por, sa  efektiv ka qenë ai?

 

- Kuadri ligjor shqiptar krahasuar me atë evropian -

 

Eda NOÇKA

Drejtore ekzekutive
e Qendrës A.L.T.R.I., Tiranë

             Hyrje

Dinamika e shpejtë e zhvillimit ekonomik dhe e ndryshimeve shoqërore në botën bashkëkohore edhe në vendin tonë, në këto vitet e fundit është e karakterizuar nga rritja e numrit të mosmarrëveshjeve dhe konflikteve midis individëve. Në një kuptim të përgjithshëm mund të themi se mosmarrëveshja përkufizohet si një situatë në të cilën individët nuk pajtohen, ose kanë nevoja, interesa apo vlera të ndryshme, të cilat rezultojnë me mospajtim, mosbesim dhe tensione në mes tyre. Në situata të tilla, individët kanë shpesh tendencë që të mendojnë se, forma më e zakonshme e zgjidhjes së mosmarrëveshjes është përmes procedurës formale gjyqësore. Megjithatë, procedura gjyqësore nuk është mjeti i vetëm, dhe në disa raste as mjeti me i përshtatshëm, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis palëve të ndryshme.

 Av. Dr. Ardita BUNA

Universiteti “Mesdhetar” i Shqipërisë,

Anëtare e Dhomës së Avokatisë,

Tiranë

Hyrje

Corona virusi i ri ka shkaktuar vështirësi të mëdha per çdo biznes. Deri tani kemi dëgjuar histori për dërgesa të vonuara, fluturime të anuluara, ndërprerje të punës, kontrata të prishura. Çështja e parë që del në këto situata: kush do të paguajë për kostot e shkaktuara apo për kompensimet e tyre? Cilat janë pasojat që përhapja e këtij virusi ka sjellë për shkeljen e detyrimeve kontraktore? A është ky virus i ri, një forcë madhore dhe, si pasojë, a duhet të ketë kompensime për dëmet e sjella? Cilat janë kushtet që një kompani te kërkojë konstatimin e Forces Madhore dhe të përjashtohet nga detyrimi për përmbushjen e kontratës?

- Së shpejti mbushen plot 70 vjet nga nënshkrimi i KEDNJ –

 

Ilir DHIMA

Redaksia e Revistës ‘Avokatia’,

Tiranë

 

Hyrje

           Që prej themelimit të Këshillit të Evropës,[1] si një bashkësi paqësore e shteteve demokratike, të përkushtuara për sundimin e ligjit dhe traditave të tyre të përbashkëta, u proklamua se qëllimi i arritjes së unitetit më të madh në mes Anëtarëve të kësaj konfederate të lirë shtetesh (jo trupi mbikombëtar) do të ndiqej në fusha të ndryshme: ekonomike, sociale, kulturore, shkencore, ligjore dhe administrative.[2] Por, “pa asnjë dyshim ekziston një fushë e aktivitetit ku puna e Këshillit ka qenë më e rëndësishme: mendoj për çdo gjë që është ndërmarrë në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.[3] Katër vite përpara se sa të dëgjohej ky zë i fortë, nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GjED) ishte deklaruar se respekti për të drejtat themelore është pjesë integrale e ligjit të Komunitetit. Ndërsa një vit më vonë, Konferenca për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian (që nga 1994 e quajtu: OSBE) e inkuadroi “respektin për të drejtat dhe liritë themelore” si një ndër parimet për hartimin e Aktit Final të Helsinkit.[4]