- Details
- Category: Avokatia 37
E D I T O R I A L
Për trajnimin e detyrueshëm të avokatëve ofrues të ndihmës juridike të garantuar nga Shteti
D O K U M E N T E
Aktivizimi i sistemit të drejtësisë gjatë krizës së COVID-19
(Konstatime dhe propozime të CCBE, 20 Korrik 2020)
K U S H T E T U T S H M Ë R I
Deklarimi, kontrolli i pasurisë dhe parandalimi i konfliktit të interesit,
për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Nga Av. Viktoria Spiro
O P I N I O N E
Kompetenca lëndore në gjykatat administrative
Nga Av. Jonel Baçi
P E N A L E
Statusi i viktimës dhe padia civile në procesin penal nën optikën e ndryshimeve në K.Pr.P.
Nga Av. Prof. asoc. Dr. Fehmi Abdiu
Risitë dhe problemikat e gjykimit me marrëveshje
Nga Av. Klobeta Zylyfi
E D R E J T Ë F A M I L JA R E
Rrëmbimi prindëror ndërkombëtar i fëmijëve
Nga Dr. Gerta Mehmeti
C I V I L E
Juridiksioni në mosmarrëveshjet e punës
Nga Ina Hoxhaj
E D R E J T Ë T R E G T A R E
Digjitalizimi i shërbimeve financiare në distancë
Nga Dr. Rezana Balla
P R O N Ë S I A I N T E L E K T U A L E
Komunikimi në publik i veprës audiovizive
Nga Av. Dr. Oltion Spiro
H O R I Z O N T E
Në brendësi të thelbit të demokracisë
Nga Av. Anisa Metalla
E T I M O L O G J I
Fjalori Shpjegues
Hartuar nga Av. Vladimir F. Molla
H U M O R & S A T I R Ë
Përsiatjet e Kalamandreit
Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori
I N D E K S
Emrat e autorëve dhe titujt e shkrimeve të botuara në 4 numrat e Revistës ‘Avokatia’ gjatë vitit 2020
N J O F T I M E
Ftesë për botim
Nga Redaksia
- Details
- Category: Avokatia 37
Av. Prof. as. Dr. Fehmi ABDIU
Anëtar i Bordit Editorial
të Revistës ‘Avokatia’,
Tiranë
Hyrje
Amendimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale nëpërmjet ligjit nr. 35/2017 patën rëndësi të madhe, sepse sollën efekte me pritshmëri të ndjeshme për të gjithë sistemin e hetimit dhe gjykimit. Në morinë e tyre nga këto ndryshime, më te dukshme janë ato që kanë të bëjnë me padinë civile në procesin penal që imponojnë një mentalitet tjetër nga ai ekzistues. Në këtë fushë të dukshme janë ato që kanë të bëjnë me një konceptim të ri të statusit të viktimës së veprës penale, sidomos të drejtave të saj në procesin hetimor dhe gjyqësor, si edhe të demit te shkaktuar si faktor që shërben për t’u patur parasysh si një kriter për kompesimin e viktimës.
- Details
- Category: Avokatia 37
- Një perspektivë juridiko-sociale e fenomenit -
Dr. Gerta MEHMETI
Lektore në Kolegjin Universitar ‘Pavarësia’,
Vlorë
“Thua: është e lodhshme të merresh me fëmijët.
Ke të drejtë.
Shton: sepse duhet të shkosh në nivelin e tyre,
/të ulesh, të zbresësh, të palosesh, të zvogëlohesh.
E ke gabim.
Nuk është ky aspekti më i lodhshëm.
Është e lodhshme se të duhet të ngrihesh
deri në lartësinë e ndjenjave të tyre.
Të shtriqesh, të zgjatesh, të ngjitesh në majën e gishtave.
Për të mos i lënduar.”
Janusz Korcza[1]
Hyrje
Shpesh njihen si fëmijë të rrëmbyer, fëmijë me valixhe, fëmijë transparentë, dhe janë protagonistë të kësaj panorame të trishtueshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, çka tërheq vëmendjen e medias dhe opinionit publik. Prezenca gjithnjë në rritje e martesave mikse në Shqipëri përbën tashmë një provë të qartë se, vendi ynë vazhdon të konsiderohet një “shtet i të emigruarve”, të cilët pasi janë vendosur në vende të huaja kanë krijuar edhe familje aty. Sipas raportit të Pew Research, në vitin 2017 ishin 1,150,000 njerëz të lindur në Shqipëri, që po jetonin në shtete të tjera. Sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri jetonin 2.87 milionë banorë, pra shqiptarët që jetojnë jashtë përbëjnë 40% të atyre që janë brenda, sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’. Ky raport është ndër më të lartët në botë, sipas vlerësimeve të mëparshme të Kombeve të Bashkuara. Sipas raportit të Pew Research, Italia është destinacioni i parë ku jetojnë emigrantët shqiptarë. Në total janë rreth 460 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali. Në vend të dytë është Greqia, e cila dikur ka qenë destinacioni kryesor i emigrantëve, por që vitet e fundit shumë janë kthyer pas krizës së borxheve që pushtoi Shtetin grek. Në vend të tretë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një destinacion mjaft i preferuar, ku shumë shqiptarë nëpër vite kanë ikur përmes lotarisë (numri i aplikimeve arrin deri në 200 mijë në një vit) apo me forma të tjera. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë 90 mijë shtetas që kanë lindur në Shqipëri.[2]
- Details
- Category: Avokatia 37
Ina HOXHAJ
Ndihmësmagjistrate e komanduar
pranë Gjykatës së Lartë,
Tiranë
Nëpërmjet këtij punimi kam vlerësuar të rëndësishme të trajtoj nga pikëpamja teorike disa çështje dhe problematika në lidhje me juridiksionin dhe kompetencën në mosmarrëveshjet e punës sipas Kodit të Punës, të cilat i kam konstatuar në praktikën gjyqësore, në punën si ndihmësmagjistrat pranë Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.
- Details
- Category: Avokatia 37
Të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore: nga jurisprudenca e GJEDNJ
te të ‘drejtat e reja’ të ‘Shtyllës Evropiane të të Drejtave Sociale'
Av. Anisa METALLA
Avokate e Parë
Shërbimi Ligjor Falas (TLAS),
Tiranë
Hyrje
Shqyrtimi gjyqësor i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore është neglizhuar dhe injoruar hisorikisht në sistemin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut. Mundësia për një shqyrtim gjyqësor nënkupton dhënien e pushtetit njerëzve që pretendojnë të jenë viktima të shkeljeve të këtyre të drejtave, për të qenë në gjendje të paraqesin një ankesë para një organi të pavarur dhe të paanshëm, për të patur mjete juridike adekuate nëse një shkelje duket të ketë ndodhur apo ka të ngjarë të ndodhë, si dhe të ketë një mjet ankimi. Shkaku i këtij hendeku është kryesisht nga rëndësia që u është dhënë më tepër të drejtave civile dhe politike.