E D I T O R I A L

Sfida për gjetjen e ekuilibrit optimal midis gjykatave dhe afërsisë së tyre me përdoruesit

 

D O K U M E N T E

Për lëvizjen e lirë të avokatëve brenda hapësirës së BE

 

K U S  H T E T U T S H M Ë R I

Karakteri i procesit zgjedhor sipas ndryshimeve kushtetuese

Nga Av. PhD Ardita Buna

 

O P I N I O N E

“Vello e padijes” si një përpjekje për paanshmërinë e mendimit

Nga Av. Kejt Gjermeni

 

H A R M O N I Z I M E

Drejtësia dixhitale: Provat atipike të përdorshme në procese gjyqësore

Nga PhD Gerta Mehmeti, Av. Dr. Mallëngjim Skënderaj

 

A D M I N I S T R A T I V E

Vendimet e paankimueshme për shkak të vlerës dhe lëndës së objektit të padisë

Nga Av. Jonel Baçi

 

P E N A L E

Probleme interpretuese dhe zgjidhje koherente në kuadrin e disiplinës së përgjegjësisë penale

të personave juridikë në Republikën e Shqipërisë

Nga Av. Prof. asoc. Dr. Ersi Bozheku

 

M A R R Ë D H Ë N I E T   E   P U N Ë S

Çështje të praktikës gjyqësore lidhur me marrëdhëniet e punës në administratën publike

Nga Engert Pëllumbi

 

C I V I L E

Pakujdesia në marrëdhëniet juridike private

Nga Kris Hasa

 

H O R I Z O N T E

Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale

Nga Av. Arben Dollapaj

 

V Ë S H T R I M E  H I S T O R I K O – J U R I D I K E  

Kur u vendosën bazat e përgjithshme ligjore për të drejtat e njeriut

Nga Ilir Dhima

 

E T I M O L O G J I

Fjalori Shpjegues

Hartuar nga Av. Vladimir F. Molla

 

H U M O R   &   S A T I R Ë

Përsiatjet e Kalamandreit

Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori

 

N J O F T I M E

Ftesë për botim

Nga Redaksia

 

 

 

 

            The topic of the ' Editorial ' of issue 39 of the Magazine 'Advocacy' is "The challenge of finding an optimal balance between the courts and their proximity to users". It is about defining a new judicial map, with the aim of improving the performance of the judicial system in Albania. Regarding the current proposal of the High Judicial Council to significantly reduce the number of courts, there is now an ongoing heated debate, considering this proposal a 'drastic decision' that does not serve the citizens.

            The "Documents" section carries a recent CCBE Guideline of June 2021, addressing European Law Firms and Associations "On free movement of lawyers within the European Union".

            In the section "Constitutional Law" there is an article that addresses "The character of the electoral process according the constitutional changes". Its author, Av. PhD Ardita Buna, Lecturer at the 'Mediterranean' University and Member of the Tirana Chamber of Advocates raises several issues related to the constitutional amendments made last year for some changes in the electoral system, on the basis of which the general elections of April 25, 2021 were held for composing the new Body of the Assembly of Albania.

            While the "Opinion" section carries an article entitled "'The veil of ignorance' as an attempt for impartiality of opinion" in which Av. Kejt Gjermeni, Member of the Tirana Bar Association comments on the ideas of a contemporary American philosopher of law, Rawls, on a set of principles of justice, from which the most appropriate can be chosen, based on reasoning and arguments.

            The "Harmonizations" section focuses the reader's attention on "Digital Justice: Atypical Evidence Used in Litigation processes." In this paper, its authors PhD Gerta Mehmeti and Av. Dr. Mallëngjim Skënderaj, Lecturers at "Pavarësia" University in Vlora emphasize that, in the face of the increasing use of electronic instruments, the legal environment is applying the solutions of 'legaltech' technology, to clarify the problem of admissibility and use of electronic evidence in civil, administrative and criminal proceedings. The purpose of this paper is to analyze how much space can be found in the Albanian legal framework to add atypical evidence, in addition to the typical ones usable in the process.

            "Unappealable decisions due to the value and subject matter of the object of the lawsuit" is the article published under the "Administrative" section. The author of this paper, Av. Jonel Baçi, a Specialist in the Ministry of Finance and Economy, has focused on addressing the restriction of the right to appeal, for the reasons mentioned in the title, against the final decisions in administrative proceedings. Special attention is paid to the effectiveness of the restriction of the convention and constitutional right to appeal.

            For the "Criminal Law" section, it is Av. Prof. assoc. Dr. Ersi Bozheku, Member of the Order of Lawyers of Rome (Italy), who sent to the Magazine 'Advocacy' his paper entitled: "Interpretation problems and coherent solutions in the framework of the general criminal discipline of legal entities in the Republic of Albania”. In this paper are given, among others, some suggestions on the protection techniques of legal entities both in the judicial and extra-judicial level' 

            Further, in the section "Employment Relations" are elaborated some "Issues of judicial practice related to labor relations in public administration". In this paper, the author Engert Pëllumbi, Judge in the Court of Appeal of Vlora, emphasizes some basic principles for the establishment and functioning of public administration, whose employees are appointed by competition and apply the law. Some questions are also addressed, like "What is the nature of labor relations in public administration? What is the solution of the consequences in these relationships due to illegal dismissals? What are the competencies of the courts for resolving disputes arising from these agreements?

            The "Civil" section in this issue of the magazine 'Advocacy' leads to "Negligence in private legal relations". Its author Kris Hasa, Lawyer at the Legal Studio 'Frost & Fire Consulting' Tirana, seeks to distinguish, as much as possible, the concepts of 'serious negligence', which our Civil Code covers beyond what is defined by criminal law, and the concept of 'slight negligence', which is not even mentioned in the Code. Also, the author tries to ascertain the problems caused by this uncertainty in the case law, as well as to give some recommendations to the legislator and judges about avoiding this legal vacuum.

            "Horizons" opens with the "International transfer of personal data", an article with cognitive values, where the author, Av. Arben Dollapaj, Member of the Tirana Bar Association focuses mainly on the European Framework for Personal Data Protection, the protection of this data by Eurojust, the legal provisions of Albania in this regard, as well as when such transfer of data can be done.    

            Further, the "Historical - Legal Insights" section goes back to the time "When the general legal basis for human rights was established”. Its author Ilir Dhima, Editor of the Magazine 'Advocacy', wrote the article considering the fact that soon it will be 55 years since the signing in the United Nations Assembly of the International Covenant on Civil and Political Rights, as well as the International Covenant for Economic, Social and Cultural Rights, which entered into force 45 years ago. However, despite the decades that have passed since then, the provisions of these Covenants still contain current legal value.

The editorial office decided to provide another “Glossary” under the “Etymology” section, which explains the meaning and origin of some specific terms, which are a result of a multi-annual research by Av. Vladimir Molla.

            This issue includes also a “Humor & Satire” section, containing the permanent title “Eulogy of Calamandrei”, which brings some anecdotes and personal experience of this distinguished Italian lawyer (1889-1956). This piece, which often reflect the often fragile relationships between the parties in a civil case – lawyers and judges – are translated into a proper and smooth Albanian language for our readers by Dr. Henrik Ligori.

Finally, the “Announcements” section invites advocates, advocate-assistants, and other legal professionals to send their articles, explaining the criteria they have to meet.

 

Rikonfigurimi i hartës së re gjyqësore, me qëllim përmirësimin e performancës së sistemit gjyqësor

Kohë më parë, në kuadër të një Programi të përbashkët midis Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Forcimi i Efiçencës së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri” u emërua një grup ekspertësh ndërkombëtarë (2 profesorë italianë nga Universiteti LUIS në Romë dhe Universiteti i Bolonjës, si edhe një konsulente vendase pranë Zyrës së KiE në Tiranë), misioni i të culëve  fokusohej te rishikimi i hartës gjyqësore në Shqipëri, duke u përqendruar në tre faza që korespondonin me: a. analizimin e situatës ekzistuese këtu, për përcaktimin e hartës gjyqësore; b. analizën e thelluar të të dhënave statistikore mbi treguesit gjyqësorë për periudhën 2014 – 2016; c. vlerësimet e marrura nga autoritetet vendase gjatë këtij misioni në Tiranë më 20 – 21 Qershor 2018.

Versioni shqip i Raportit të fazës III u publikua më Nëntor 2018 nën titullin “Udhëzime për një Metodologji për Hartën Gjyqësore në Shqipëri”, ku vihej theksi që autoritetet vendase duhet të mbledhin një gamë të gjerë të dhënash, si nga burimet e brendshme, edhe nga burimet e jashtme. Kryesisht ato për administrimin gjyqësor, si përt shembull, çështjet e reja, çështjet e gjykuara, çështjet në gjykim; treguesit e performancës, si produktiviteti i gjykatave dhe i gjyqtarëve, si edhe kohëzgjatje e gjykimit deri në dhënien e vendimit; të dhënat për gjeografinë, për transportin dhe infrastrukturën; informacione specifike si niveli i biznesit, ndihma ligjore etj.       

Mbi bazën e këtyre Udhëzimeve autoritetet gjyqësore të vendit tonë të përfshira në Projektin e përcaktimit të hartës së re në këtë fushë shprehën menjëherë nevojën për të pasur një pamje të qartë të situatës, përpara se të vazhdohej puna për shqyrtimin dhe përcaktimin e kësaj Harte. Po çfarë produkti është nxjerrë prej atëhere, kur kanë kaluar rreth 2 vjet e gjysmë?

Konkretisht, Këshillit i Lartë Gjyqësor (KLGj) ka shpallur një projekt – hartë apo propozimin për t’u shkurtuar numri i gjykatave të shkallës së parë nga 34 në 15, si edhe nga 6 gjykata apeli në vetëm 1, Me sa duket kjo ka qenë rruga më e shkurtër që ka zgjedhur ky Institucion, ndoshta duke u bazuar veçse te realiteti provizor i shkarkimit të një numri jo të vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh nga procesi i Vetting – ut dhe dorëheqjet e disave prej tyre për të shmangur hetimin administrativ ndaj tyre në këtë proces. Ndërkohë që mbetet domosdoshmëri studimi i një sërë faktorësh që ndikojnë drejtpërdrejt në hartimin apo përcaktimin e shtrirjes së re të gjykatave në të gjithë vendin.

            Për shembull, rikonfigurimi i hartës gjyqësore me qëllim përmirësimin e performancës së sistemit të drejtësisë do të kërkonte një analizë paraprake të situatës shqiptare, që tregon se në shpërndarjen e popullatës dhe ngarkesës së punës së gjykatave ka anomali, sikurse edhe pabarazi në shpërndarjen e burimeve njerëzore. Aktualisht, sistemi ynë i gjykatave karakterizohet nga shumica e gjykatave të vogla mesatarisht me nga 4 – 6 gjyqtarë, kur ligji nr. 98/2016 përcakton një numër minimal prej 7 gjyqtarësh për çdo gjykatë. Sepse përqendrimi i gjyqtarëve në një numër më të vogël gjykatash më të mëdha se sa ekzistueset do të çonte përgjithësisht në uljen e kostove dhe rritjes së nivelit të specializimit të gjyqtarëve.

            Mirëpo, po kaq e vërtetë është se hapi i parë që duhet hedhur për rishikimin e hartës gjyqësore do të ishte e nevojshme që të hidhej për vlerësimin e kujdesshëm të gjendjes aktuale të gjykatave në bazë të treguesve të strukturës dhe performancës së tyre. Pra, të treguesve të dendësisë së popullsisë, të shpërndarjes së burimeve njerëzore, të niveleve dhe përbërjes së çështjeve, të produktivitetit etj. Një vlerësim i tillë mund të jetë kyçi për të shpalosur një tablo më të qartë dhe për të krijuar një ide për të mbështetur atë se çfarë duhet arritur përmes kësaj reforme. Pas kësaj, vendimi i radhës së reformuesve ka të bëjë me strategjinë operacionale që do të përdorej për konfigurimin konkret të hartës së re gjyqësore.

            Gjithashtu, nuk duhet harruar që disa kritere, për shembull, afëria e gjykatave me përdoruesit e tyre vendosen me më shumë se sa një metodë matjeje, çka do të thotë se ato mund të lidhen me më tepër se një tregues. Prandaj, e rëndësishme është që politikëbërësit, sidomos ekipet teknike përgjegjëse për rishikimin e hartës gjyqësore, mirë do të ishte që të identifikonin treguesit përkatës, duke mbajtur parasysh rezultatet që priten nga ky reformim, aq më tepër që shfrytëzimi i një treguesi dhe jo i tjerëve mund të çojë në rezultate krejt të ndryshme për konfigurimin e gjeografisë së re gjyqësore.           

Mangësitë e theksuara në produktin e nxjerrë deri tani nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGj) ka ngritur paraprakisht një valë pakënaqësie ndër disa prej aktorëve të sistemit të drejtësisë. Për shembull, një qëndrim kritik ka shprehur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila e ka cilësuar propozimin e KLGj “një vendim drastik”, që nuk u shërben qytetarëve; prandaj – sipas saj - harta e re gjyqësore duhet të bëhet në bashkëpunim mes KLGj –s ë dhe ministrisë së Drejtësisë, të cilat nuk bien dakord ndërmjet tyre në 3 pika të rëndësishme: shkurtimi drastik i numrit të gjykatave, krijimi i një Gjykate të vetme Apelit dhe mënyra e funksionimit të degëve të gjykatave. Pra, në vijimësi do duhej të përballohej kjo sfidë me bashkëpunim të ngushtë, për t’u garantuar qytetarëve sa më shumë dhe sa më mirë aksesin në gjykata.

Pa reaguar fuqimisht ndaj propozimit të KLGj nuk ka mbetur as Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë (DhASh) në nivel qendror dhe vendor, duke e konsideruar këtë projekt - hartë (të njohur prej anëtarëve të saj nëpërmjet mediave) të pastudiuar dhe të njëanshëm, në një kohë kur duhet të bëhet pjesë e diskutimeve gjithëpërfshirëse, me grupet e interesit, në së pari me përfaqësuesit e përfituesve të drejtpërdrejtë të kësaj harte të re. Ky projekt, sikurse është shprehur Kryetari i DhASh, Maksim Haxhia, sipas mendimit paraprak të konumitetit të avokatëve krijon pasoja të renda, si në organizim, edhe në ushtrimin juridiko - profesional të të gjithë aktorëve në proces, duke filluar nga gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe subjektet fizike dhe subjektet juridike pjesëmarrës ne proceset gjyqësore, pa përmendur këtu probleme shumë të mëdha dhe delikate të infrastrukturës.

Ndodhur përballë kësaj gjendjeje, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka thirrur gjatë muajit të kaluar organet drejtuese të saj, për të diskutuar me objektivitet situatën e krijuar, si edhe u ka bërë thirrje organeve të qeverisjes së drejtësisë, si KLGJ, KLP dhe ILD që ta vlerësojnë me seriozitetin dhe përgjegjësinë më të madhe hedhjen e këtij hapi me pasoja për të gjithë, në një kohë që gjetja e një ekuilibri optimal midis gjykatave dhe afërsisë së tyre me përdoruesit përbën një sfidë të kohës për t’u përballuar me sukses. 

 

 

 

Av. Jonel BAÇI

                            Specialist ligjor në

Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë,

                                                                        Tiranë

 

Hyrje

 

E drejta e ankimit përbën një nga të drejtat themelore të njeriut, që ka lindur në kohë shumë të hershme. Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, termi ankesë përkufizohet si: Shkresë ose fjalë, që i drejtohen një organi zyrtar për të shprehur kundërshtimin për një veprim të padrejtë e të paligjshëm të një njeriu a të një institucioni.

 

PhD Gerta MEHMETI   

Av. Dr. Mallëngjim SKËNDERAJ

Lektorë në Kolegjin Universitar ‘Pavarësia’,

Vlorë

 

Hyrje

 

Gjithnjë e më shpesh ngrihet pyetja: A mund të paraqiten në procesin gjyqësor prova të tilla si e-mail, SMS, chat WhatsApp, video e audio, webpage, screenshot? Nëse po: Me cilat modalitete? Ka vazhdimisht dyshime në lidhje me vlerën probatore (provuese) dhe mënyrën e marrjes së këtyre lloj provash, pavarësisht se këto kanë hyrë me “prepotencë” në procesin civil dhe administrativ. I ndryshëm është diskursi në lidhje me këto lloj provash atipike në proceset penale, në të cilat vetë legjislatori është kujdesur t’i parashikojë në Kodin e Procedurës Penale. Gjithashtu, një tjetër pyetje që ngrihet është: A mund të jetë e përdorshme prova me dëshmitarë në videokonferencë?

Disa sygjerime mbi teknikat mbrojtëse të personave juridikë si në planin jashtë gjyqësor, ashtu edhe në atë gjyqësor

 

Avv. Prof. assoc. Dr. Ersi BOZHEKU[1]

Anëtar i Urdhrit të Avokatisë,

Romë (Itali)

 

Hyrje

           

            Kanë kaluar rreth 14 vite nga momenti i futjes në sistemin juridik shqiptar të disiplinës së përgjegjësisë penale të personave juridikë. Edhe pse aktet ndërkombëtare, veçanërisht ato të BE-së dhe të Këshillit të Evropës disiplinojnë dhe kërkojnë me ngulm uniformimin e legjislacioneve mbi këtë tematikë, ende qëndron fakti i vështirësive konkrete që ajo sjell jo vetëm në planin e implementimit të dispozitave ligjore brenda sistemeve juridike, por veçanërisht në atë të kuptimit të disiplinës, interpretimit korrekt të saj në planin doktrinor, jurisprudencial dhe të administrimit të personave juridikë në kudrin e organizimit koherent të tyre në respekt të saj.