E D I T O R I A L

 

Me këtë numër të Revistës ‘Avokatia’ mbushen 10 vjet të publikimit të saj

 

 

 

D O K U M E N T E

 

Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Këshillit të Bareve dhe Shoqatave Ligjore të Evropës

 

 

 

K U S  H T E T U T S H M Ë R I

 

Dilema rreth mekanizmit të kompensimit të pronave

 

Nga Av. PhD. Suela Mëneri

 

 

 

O P I N I O N E

 

Zbatimi i garancive të Nenit 5 të KEDNJ në kontekst të sigurisë kombëtare dhe luftës kundër terrorizmit

 

Nga Bardh Bokshi

 

 

 

H A R M O N I Z I M E

 

Mbi nevojën e konsultimit të kuadrit ligjor për sinjalizuesit e korrupsionit në vendin tonë

 

Nga Av. Erida Skëndaj

 

 

 

P E N A L E

 

“Mashtrimi në sigurime” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”

 

Nga Av. Eleni Sava

 

Dënimi me burgim të përjetshëm, të miturit, femrat, tentativa dhe gjykimi i shkurtuar

 

Nga Florjan Kalaja

 

 

 

C I V I L E

 

Parashkrimi i padisë së rivendikimit dhe fitimi i pronësisë me parashkrimin fitues

 

Nga Av. Dr. Gavrosh Andoni

 

 

 

E   D R E J T Ë   T R E G T A R E

 

Kapitali i shoqërive tregtare, ruajtja dhe ndryshimi i tij

 

Nga Av. Eris Hysi

 

Transferimi i kuotave në shoqëritë tregtare

 

Nga Av. Mitat Dautaj

 

 

 

H O R I Z O N T E

 

Trashëgimia në të drejtën ndërkombëtare private Evropiane dhe Rregullorja ‘Bruksel IV’

 

Nga Av. Enis Bregu

 

 

 

E T I M O L O G J I

 

Fjalori Shpjegues

 

Hartuar nga Av. Vladimir F. Molla

 

 

 

H U M O R   &   S A T I R Ë

 

Përsiatjet e Kalamandreit

 

Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori

 

 

 

N J O F T I M E

 

Ftesë për botim

 

Nga Redaksia

 

 

 

E D I T O R I A L

This issue of the magazine 'Advocacy' marks the 10th year of its publication

 

D O C U M E N T S

Memorandum of Understanding between the Council of Europe and the Council of Bars and Legal Associations of Europe 

 

C O N S T I T U T I O N A L  L A W

Dilemmas about the mechanism of property compensation

By Av. PhD. Suela Mëneri 

 

O P I N I O N S

Implementation of the guarantees of Article 5 of the ECHR in the context of national security and the fight against terrorism

By Bardh Bokshi 

 

H A R M O N I Z A T I O N

The need to consult the legal framework for corruption whistleblowers in our country

By Av. Erida Skëndaj 

 

C R I M I N A L  L A W

"Insurance fraud" and "Forgery of documents"

By Av. Eleni Sava

Sentence to life imprisonment, juveniles, women, attempts and summary judgment

By Florjan Kalaja

 

C I V I L 

Statute of limitation for revendication claims and acquisition of ownership by a winning statute of limitations

By Av. Dr. Gavrosh Andoni

 

C O M M E R C I A L  L A W

Capital of business companies, its preservation and change

By Av. Eris Hysi

Transfer of quotas in companies

By Av. Mitat Dautaj 

 

H O R I Z O N S

Inheritance in European private international law and Regulation 'IV'

By Av. Enis Bregu

 

E T Y M O L O G Y

Glossary

By Av. Vladimir F. Molla

 

H U M O R  &  S A T I R E

Eulogy of Calamandrei

Translated by Dr. Henrik Ligori

 

A N N O U N C E M E N T S

Invitation for publications

By the Editorial Office

 

S U M M A R Y

 

 

Av. PhD Suela MËNERI

Anëtare e Dhomës së Avokatisë,

Tiranë 

 

Hyrje

 

Gjykata Kushtetuese me Vendim nr. 1, datë 16.01.2017 ka pranuar pjesërisht kërkesën e paraqitur nga Shoqata “Pronësi me Drejtësi” mbi kushtetueshmërinë e Ligjit nr. 133/15, datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”.[1] Konkretisht, ajo shpalli papajtueshmerinë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 6, paragrafit 3,[2] dhe të paragrafit 5[3] të këtij neni të ligjit në fjalë.

 

Av. Erida SKËNDAJ

Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit,

Tiranë

 

Hyrje

 

Shumë shtete e kanë patur të vështirë të identifikojnë praktikat me natyrë mashtruese dhe janë mbështetur, ndër të tjera, te individët për të raportuar korrupsionin (bilbilfryrësit ose sinjalizuesit), vjedhjen apo mashtrimet në koorporata.[1]

 

Av. Eleni SAVA

Drejtoria Rajonale

e Sigurimeve Shoqërore,

Vlorë

 

Hyrje

 

Sigurimi shoqëror nëpërmjet sistemit të tij bëhet garant për përfitime të vazhdueshme financiare në drejtim të personave të paaftë për punë, si pasojë e moshës, paaftësisë së përhershme, paaftësisë së përkohshme, barrëlindjes dhe papunësisë.

 

Av. Dr. Gavrosh ANDONI

Anëtar i Dhomës së Avokatisë,

Tiranë

 

            Hyrje                                                                                     

 

Ka shumë institute të së drejtës civile të përfshira në Kode Civile të vendeve të ndryshme, që  kanë mbetur thuajse të pandryshuara, prej më shumë se një shekulli, që nga koha e hyrjes në fuqi të kodeve ku ato kanë zënë vend. Por ka edhe ndonjë vend, si Shqipëria, që për vetë kushtet historike, në më pak se një shekull ka miratuar katër herë, nga e para Kodin Civil, në të cilin edhe ato institute të së drejtës, që ndonëse janë përsëritur nga njëri kod tek tjetri, përsëri kanë qënë me ndryshime të dallueshme në secilin nga këto kode. Në këtë punim do të bëhet fillimisht një ndalesë në institutin e parashkrimit të padisë së rivendikimit, ose thënë ndryshe, në padinë e kërkimit të sendit,[1] më konkretisht në afatin e këtij parashkrimi, duke filluar me gjendjen e sotme të këtij instituti.

 

Av. Mitat DAUTAJ

Lektor i së Drejtës Tregtare

Anëtar i Dhomës së Avokatisë,

Tiranë

 

Hyrje

 

E drejta tregtare, si një degë relativisht e re e së drejtës në realitetin tonë pasurohet në mënyrë të vazhdueshme, duke u nisur nga zhvillimet ekonomiko shoqërore, që kanë kushtëzuar ndryshime të vazhdueshme të legjislacionit tregtar në përgjithësi, në kuadër të përmirësimeve të tij dhe përafrimit me legjislacionin europian. Një kontribut sinjifikativ jep edhe doktrina e së drejtës tregtare, për një kuptim të drejtë dhe zbatim të njëjtë të legjislacionit. Artikuj apo shkrime të veçanta në fushën e së drejtës në përgjithësi dhe asaj tregtare në veçanti, jo vetëm ndihmojnë në ballafaqimin dhe konfrontimin e mendimeve, por edhe në njohjen e kuptimit të drejtë të dispozitave të veçanta dhe interpretimin e tyre.

 

Av. Enis BREGU

Drejtoria e Përgjithshme e Kodifikimit

         dhe e Harmonizimit të Legjislacionit

                                                     në Ministrinë e Drejtësisë,

Tiranë

 

Hyrje

 

Në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, gjithnjë e më shumë përqendrohet vëmendja drejt akteve rregulluese të Bashkimit Evropian, në kuptim të harmonizimit dhe përafrimit të legjislacionit. Si një nga aktet më të rëndësishme në të drejtën e trashëgimisë në Bashkimin Europian është edhe Rregullorja Nr. 650/2012, drejtpërdrejt e zbatueshme dhe me fuqi detyruese për Shtetet Anëtare, e cila rregullon juridiksionin, ligjin e zbatueshëm, njohjen dhe aplikimin e instrumenteve kombëtare në fushën e trashëgimisë, si edhe krijon një dokument unik në këtë drejtim.

 

Bardh BOKSHI

Këshilltar Juridik pranë

Gjykatës Kushtetuese të Kosovës,

Prishtinë

 

Hyrje

 

Qëllimi i këtij punimi është analiza dhe komentimi i zbatimit të Nenit  5 (1) (c) dhe 5 (3) dhe (4) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut  (në tekstin e mëtejmë, Konventa) në kontekst të sigurisë kombëtare, zbatimit të standardeve të Nenit 5 nga gjykatat vendore dhe zbatimit të rregullit për afatin gjashtë mujor në rastet e ndalimit, arrestimit dhe paraburgimit. Pjesa e parë e këtij punimi përfshin parimet e përgjithshme të nenit  5 të Konventës, me theks të veçantë nën-paragrafët  (1) (c) dhe paragrafët  (3) dhe (4), gjithashtu jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë, Gjykata Evropiane) karshi dispozitave në fjalë të Nenit 5 dhe parimeve udhëzuese.