- Details
- Category: Avokatia 42
E D I T O R I A L
D O K U M E N T E
Deklarata e CCBE mbi pushtimin e Ukrainës
K U S H T E T U T S H M Ë R I
Propozimet për hartën e re gjyqësore dhe aksesi në drejtësi pët grupet në nevojë
Nga Erida Skëndaj
O P I N I O N E
Mosmarrëveshja e kompetencave ndërmjet kryeministrit dhe presidentit
Nga Niazi Jaho
P E N A L E
Regjimi i posaçëm në Shqipëri
Nga Av. Elida Jata
H A R M O N I Z I M E
Dilema mbi mosshqyrtimin e padisë civile në procesin penal
Nga Florjan Kalaja
C I V I L E
Gjykimi civil në gjykatën e lartë, pas ndryshimeve të ligjit nr. 44/202
Nga Lorena Çabej
H O R I Z O N T E
Vlerësimi i provave në të drejtën ndërkombëtare penale
Nga Av. Loreta Ogreni
E T I M O L O G J I
Fjalori Shpjegues
Hartuar nga Av. Vladimir F. Molla
H U M O R & S A T I R Ë
Përsiatjet e Kalamandreit
Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori
B O T I M E T Ë R E J A
Refleksione nga leximi i librit “Barazia dhe Drejtësia Gjinore”
Nga Prof.Dr. Arta Mandro-Balili
I N D E K S
Emrat e autorëve dhe titujt e shkrimeve të botuara në 4 numrat e Revistës ‘Avokatia’ gjatë vitit 2021
N J O F T I M E
Ftesë për botim
Nga Redaksia
- Details
- Category: Avokatia 42
Like every other issue of the Magazine, this issue also opens with an Editorial "On the election results for the governing bodies of advocacy", which is dedicated to and provides data on the election results for the governing bodies of advocacy for the 4-year term 2022-2026. These data introduce the reader to the process involving 15 lawyer chambers with a competitive spirit and a large interest from lawyers across the country. It also reflects some interesting innovations compared to the elections of 4 years ago.
- Details
- Category: Avokatia 42
E D I T O R I A L
Referuar akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë dhe me vendim të organit më të lartë vendimmarrës të saj, Këshilli i Përgjithshëm, u zhvilluan zgjedhjet për organet drejtuese të avokatisë për mandatin 4 vjeçar 2022-2026. Procesi zgjedhor përfshiu 15 dhomat vendore të avokatisë, si edhe zgjedhjen e organeve drejtuese të saj, të cilat ishin gjithëpërfshirëse dhe u organizuan nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë. Në të u përfshinë të gjithë avokatët aktivë që u ka lindur e drejta e votimit mbi bazën e plotësimit të dy kritereve kryesore: pajisja me lejen vjetore të ushtrimit të profesionit (Karta ID e avokatit) dhe regjistrimi i tyre në organin tatimor.
Read more: Mbi rezultatin e zgjedhjeve për organet drejtuese të avokatisë
- Details
- Category: Avokatia 42
Erida SKËNDAJ
Drejtore Ekzekutive
e Komitetit Shqiptar të Helsinkit,
Tiranë
Hyrje
Ri-organizimi i gjykatave dhe kompetencave të tyre tokësore, i njohur ndryshe si harta gjyqësore mbart një rëndësi kyç për rritjen e aksesit, cilësisë dhe reduktimin e kostove për qytetarët në marrjen e drejtësisë, elemente të rëndësishme të së drejtës për një proces të rregullt dhe të drejtë gjyqësor.
Read more: Propozimet për hartën e re gjyqësore dhe aksesi në drejtësi i grupeve në nevojë
- Details
- Category: Avokatia 42
- Vlerësim kritik i Vendimit N. 26, datë 25.05.2021 të Gjykatës Kushtetuese -
Niazi JAHO
Studiues në fushën e së drejtës,
Tiranë
Hyrje
Në datën 31.12.2018, Kryeministri i ka propozuar Presidentit të Republikës shkarkimin nga detyra të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Ditmir Bushati dhe emërimin në vend të tij të Z. Gent Cakaj.
Read more: Mosmarrëveshja e kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit
- Details
- Category: Avokatia 42
Av. Elida JATA
Qendra ALTRI,
Tiranë
Hyrje
Për herë të parë në Shqipëri, në sistemin penitenciar po zbatohet regjimi i posaçëm i ushtrimit të të drejtave për të dënuarit dhe të paraburgosurit të akuzuar për pjesëmarrjen e tyre në organizata kriminale, organizata terroriste, vepra penale me qëllime terroriste, banda të armatosura apo grupe të strukturuara kriminale. Ky regjim, i bazuar në modelin Italian të njohur ndryshe si neni 41 bis, po zbatohet si një mjet efektiv për prishjen e lidhjeve dhe kontakteve të personit të dënuar/paraburgosur me organizatën kriminale, në një proces luftimi kundër krimit të organizuar që vazhdon edhe gjatë ekzekutimit të dënimit.
- Details
- Category: Avokatia 42
Lorena ÇABEJ
Ndihmësmagjisrate pranë Gjykatës së Lartë,
Tiranë
Hyrje
Pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016, legjislacioni procedural civil, penal dhe administrativ, pësoi disa ndryshime thelbësore, në kuadrin e përgjithshëm të reformës në sistemin e drejtësisë. Ndryshimet ligjore synuan ekonomizimin e procesit gjyqësor, garantimin e afatit të arsyeshëm të gjykimit, efiçiencën në dhënien e drejtësisë, në përputhje me standardet e përgjithshme ndërkombëtare të detyrueshme për Republikën e Shqipërisë. Neni 141 i Kushtetutës, i ndryshuar me ligjin nr. 76/2016 datë 22.7.2016 parashikon: “1. Gjykata e Lartë shqyrton çështje lidhur me kuptimin dhe zbatimin e ligjit për të siguruar njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore, sipas ligjit.
Read more: Gjykimi civil në Gjykatën e Lartë, pas ndryshimeve të ligjit nr. 44/2021