E D I T O R I A L

Drejtësia duhet të preket dhe të ndjehet

 

D O K U M E N T E

CCBE mbi skandalin Pegasus

 

K U S H T E T U T S H M Ë R I

Respektimi i afatit të arsyeshëm ligjor në këndvështrimin e reformimit

të sistemit gjyqësor

Nga Av. Migena Ramçi

 

H A R M O N I Z I M E

Reforma zgjedhore vs. krimit zgjedhor

Nga Reald Keta

 

P E N A L E

Veprat penale para-falimentare: Vëzhgim mbi problematikat e lidhura me anën subjektive dhe bashkëpunimin

Nga Avv. Prof Assoc. Dr. Ersi Bozheku

 

E   D R E J T A   F A M I L J A R E

Efektet juridike që mund të sjellë ndryshimi i gjinisë për gjëndjen civile dhe familjen

Nga Dr. Gerta Mehmeti

 

C I V I L E

Pozita procedurale e palëve në procesin civil të kequshtrimit mjekësor

Nga Av. Erilda Papagjoni

Veprimi juridik për kalimin e të drejtës së pronësisë dhe kushtet e vlefshmërisë së tij

Nga Eleni Sava

 

P R O N Ë S I A  I N T E L E K T U A L E

Karakteristikat e veprës si objekt i të drejtës së autorit

Nga Av.Dr. Oltion Spiro

 

V Ë S H T R I M E  H I S T O R I K O    J U R I D I KE

Transferimi i sistemit të paraburgimit në varësi të ministrisë së Drejtësisë

Nga Av.Andi Muratej

 

E T I M O L O G J I

Fjalori Shpjegues

Hartuar nga Av. Vladimir F. Molla

 

H U M O R  &  S A T I R Ë

Përsiatjet e Kalamandreit

Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori

 

B O T I M E  T Ë  R E J A

Një libër i ri dhe i  vlefshëm për të drejtën ndërkombëtare private

 

N J O F T I M E

Ftesë për botim

Nga Redaksia

 

 

Like any other issues of the Journal, this issue also opens with its Editorial: "Justice must be touched and felt", which addresses the position of the Steering Committee of the Albanian Bar Association in contesting the version of the New Judicial Map drafted by the High Judicial Council. Such contestation came as a decision of this Committee to boycott almost all court proceedings for several days in a row, in response to the drastic reduction of the number of courts throughout the country.

E D I T O R I A L

 

Kur në krye të këtij viti Këshilli i Lartë Gjyqësor publikoi një raport vlerësimi “Një hartë e re gjyqësore për Shqipërinë” ra në sy se në parathënien e këtij raporti citohej një shprehje e Platonit: “Drejtësia në jetën dhe sjelljen e një shteti është e mundur vetëm nëse ajo jeton në zemrat dhe shpirtrat e qytetarëve”. Mirëpo, pavarësisht citimit të kësaj thënieje filozofike me vlera edhe aktuale, drejtësia nuk është e prekshme plotësisht për qytetarët e vendit tonë, veçanërisht për njerëzit në nevojë nga kushtet e vështira ekonomiko-shoqërore. Në të vërtetë, riorganizimi i gjykatave dhe kompetencave të tyre tokësore ka një rëndësi mjaft të madhe për rritjen e aksesit, cilësisë dhe reduktimin e kostove për shtetasit në marrjen e drejtësisë, për elemente të rëndësishme të së drejtës për një proces të rregullt dhe të drejtë gjyqësor.

 D O K U M E N T E

 01.02.2022 

 

Këshilli i Bareve dhe Shoqatave Ligjore të Evropës (CCBE) përfaqëson avokatët dhe shoqatat ligjore të 45 vendeve dhe, nëpërmjet tyre, më shumë se 1 milion avokatë evropianë. Që nga krijimi i saj, CCBE ka qenë në ballë të avancimit dhe mbrojtjes së parimeve ligjore mbi të cilat bazohet demokracia dhe shteti i së drejtës.

 

CCBE ka njoftuar se konsorciumi i gazetave Forbidden Stories dhe Amnesty International zbuluan një rrjedhje të më shumë se 50.000 numrave të telefonit të përzgjedhur për qëllime mbikëqyrjeje me Pegasus, një spyware[1] i shitur nga kompania izraelite NSO Group. Konsorciumi zbuloi se si kjo teknologji ka abuzuar sistematikisht për vite me radhë, për të spiunuar avokatët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, gazetarët, akademikët, biznesmenët, mjekët, liderët e sindikatave, diplomatët, politikanët dhe disa krerë shtetesh.

  

Av. Migena RAMÇI

Specialiste në sektorin

e çështjeve juridike administrative, MAS,

Tiranë

 

Hyrje

 

Afati i arsyeshëm ligjor në procesin gjyqësor është një element i procesit të rregullt ligjor i sanksionuar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në vjim KEDNJ) dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Përpara ndryshimeve që u bënë me reformën në drejtësi, kërkesat për konstatimin e cenimit të afatit të arsyeshëm ligjor, trajtoheshin nga Gjykata Kushtetuese në këndvështrim të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, për shkak se legjislacioni nuk parashikonte mjete të tjera juridike efektive për mbrojtjen e kësaj të drejte kushtetuese.

- Vëzhgim mbi problematikat e lidhura me anën subjektive dhe bashkëpunimin -

Avv. Assoc. Prof. Dr. Ersi BOZHEKU

Pedagog i të Drejtës Penale në Shkollën e Doktoraturës së

Universitetit Sapienza,

Romë (Itali)

 

Hyrje

 

Në punimin e botuar në numrin 41 të kësaj Reviste, objekt analize ishin veprat penale në fushën e falimentimeve në planin e elementit objektiv.[1] Më konkretisht, fokusi i punimit u ndal te thellimi i anës objektive  të veprave penale para-falimentare, ku objekti i shqyrtimit gjyqësor është analiza e veprimeve apo mosveprimeve të kryera në kuadrin e kompanive tregtare gjatë periudhës kur,  këto të fundit, kanë zhvilluar aktivitetin e tyre tregtar (pra, përpara se të jetë hapur drejt tyre procedura falimentare nga seksionet kompetente të gjykatës civile).

Dr. Gerta MEHMETI

Lektore në Kolegjin Universitar ‘Pavarësia’,

 Vlorë

 

Hyrje

 

Identiteti gjinor i referohet seksit, femëror apo mashkullor që një person ndjen se ka. Marrja e një identiteti gjinor të caktuar ndodh zakonisht në vitin e katërt të jetës së fëmijës dhe nëse nuk përputhet me seksin biologjik, atëherë vërehet një mospërputhje që dikton nevojën për të folur për persona transeksualë ose transgjinorë. Ashtu siç shpjegon kërkuesja shkencore Anne Fausto-Sterling, më shumë se një në njëqind persona paraqet karakteristika ndërseksuale.

 

 

Av. Erilda PAPAGJONI

Anëtare e Dhomës së Avokatisë,

Tiranë

 

 Hyrje

 

Element thelbësor i çdo padie dhe procesi gjyqësor civil është legjitimiteti i palëve pjesëmarrëse në gjykim, i cili është aq i rëndësishëm sa nga ajo varet jo vetëm vlefshmëria e procesit civil, por edhe “fati” i padisë.[1] Pikërisht, duke mbajtur parasysh dinamikën e 10 viteve të fundit në sektorin e kujdesit shëndetësor, shtimit të shërbimeve shëndetësore, ndërgjegjësimit të njerëzve për të drejtën e tyre për kujdes shëndetësor dhe të drejtat e tyre si pacient, si edhe rritjen e proceseve gjyqësore civile të dëmshpërblimit në këtë fushë, nëpërmjet këtij artikulli do të prezantohen disa çështje ligjore të evidentuara përsa i përket legjitimitetit të palëve në padinë dhe procesin gjyqësor civil të kërkimit të dëmit nga kequshtrimi mjekësor.