- Details
- Category: Avokatia 18
PËRMBAJTJA
E D I T O R I A L
Çfarë kërkojnë avokatët me bojkotin prej tyre të seancave gjyqësore?
K U S H T E T U T S H M Ë R I
Drejtësia kushtetuese dhe kontrolli incidental
Nga Av. Prof. asoc. Dr. Fehmi Abdiu
Probleme të mbartura dhe të lindura për legjislacionin zgjedhor
Nga Niazi Jaho
P E N A L E
Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore me mjekim të detyruar në Shqipëri
Nga Av. Etilda Gjonaj (Saliu)
K R I M I N O L O G J I
Shkaqet që ndikojnë në nxitjen dhe paraqitjen e terrorizmit
Nga Doc. Dr. Shaban Sulejmani
S H K E N C A L I G J O R E
Këndvështrim mbi raportin psikologjik në rastet e zgjidhjes së martesës
Nga Klodian Gega
M A R R Ë D H Ë N I E T E P U N Ë S
Pushimet kolektive
Nga Ergys Gashi
C I V I L E
Mënyra e kryerjes dhe kushtet e kalimit të pronësisë për pasuritë e paluajtshme
Nga Av. Spiro Kaso
E D R E J T A T R E G T A R E
Kontrata në të drejtën e autorit
Nga Av. Oltion Spiro
H A R M O N I Z I M E
Mbrojtja e klientit (palës së dobët) në kontatat bankare të garancisë
Nga Av. Dr. Gerta Mehmeti
H O R I Z O N T E
Juridiksioni ndërkombëtar i shteteve, kufizimet dhe përjashtimet
Nga Sara Agolli
V Ë S H T R I M E H I S T O R I K O - J U R I D I K E
Mbi skemat piramidale në Shqipëri dhe pasojat e tyre
Nga Prof. Luan Omari
E T I M O L O G J I
Fjalor Shpjegues
Nga Av. Vladimir F. Molla
H U M O R & S A T I R Ë
Përsiatjet e Kalamandreit
Shqipëruar nga Henrik Ligori
N J O F T I M E
Ftesë për botim
Nga Redaksia
- Details
- Category: Avokatia 18
TABLE OF CONTENT
E D I T O R I A L
What lawyers aim to achieve by boycotting court hearings
C O N S T I T U T I O N A L L A W
Incidental Control
By Av. Prof.asoc. Dr. Fehmi Abdiu
Inherited and emerging problems with the electoral legislation
By Niazi Jaho
C R I M I N A L L A W
Execution of the court decisions on mandatory medical treatment in Albania
By Av. Etilda Gjonaj (Saliu)
C R I M I N O L O G Y
The causes that influence in encouraging and presenting terrorism
By Doc. Dr. Shaban Sulejmani
L E G A L S C I E N C E S
View on the psychological evaluation reports in cases of divorce
By Klodian Gega
E M P L O Y M E N T R E L A T I O N S
Collective holidays
By Ergys Gashi
C I V I L L A W
Ways and conditions for transferring the ownership over immovable properties
By Av. Spiro Kaso
C O M M E R C I A L L A W
Copyright Contracts
By Av. Oltion Spiro
H A R M O N I Z A T I O N
Protocol No. 16 of ECHR, the European and Albanian dilemma
By Av. Dr. Gerta Mehmeti
H O R I Z O N S
International jurisdiction of states, definitions, and exclusions…………………………
By Sara Agolli
H I S T O R I C – J U R I D I C A L V I E W S
Pyramid schemes in Albania and their consequences
By Prof. Luan Omari
E T Y M O L O G Y
Glossary
By Av. Vladimir F. Molla
H U M O R & S A T I R E
Eulogy of Calamandrei
Translated by Henrik Ligori
A N N O U N C E M E N T S
Invitation for publications
By the Editorial Office
- Details
- Category: Avokatia 18
E D I T O R I A L
ÇFARË KËRKOJNË AVOKATËT ME BOJKOTIN PREJ TYRE TË SEANCAVE GJYQËSORE?
Një nga parimet themelore të hartimit dhe zbatimit të legjislacionit është ai i hartimit të akteve normative, në përputhje me rendin kushtetues dhe parashikimet e Ligjit Themelor të Shtetit. Në referim të nenit 4 të Kushtetutës, e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit; Kushtetuta është norma më e lartë e tij dhe prandaj dispozitat e saj zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Ajo parashikon ndryshe. Në këtë kuptim, i palejueshëm është edhe cenimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, për respektimin e të cilave nga tërë shtetasit dhe nga të gjitha organet shtetërore Kushtetuta jonë shprehet qartë dhe prerë, në përputhje me frymën dhe gërmën e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e këtyre të Drejtave dhe Lirive, të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë që prej 20 vjetësh.
Read more: ÇFARË KËRKOJNË AVOKATËT ME BOJKOTIN PREJ TYRE TË SEANCAVE GJYQËSORE?
- Details
- Category: Avokatia 18
K U S H T E T U T S H M Ë R I
PËR KONTROLLIN INCIDENTAL
Av. Prof. asoc. Dr. Fehmi ABDIU
Anëtar i Dhomës së Avokatëve,
Tiranë
“Asnjë akt në kundërshtim me Kushtetutën nuk mund të jetë i vlefshëm. Një Kushtetutë është një ligj themeltar dhe ashtu duhet të shihet nga gjyqtarët. U përket atyre të përcaktojnë kuptimin e saj dhe kuptimin e çdo ligji të veçantë që del nga trupi legjislativ. Po të ketë kontradiktë absolute ndërmjet tyre, natyrisht, duhet të preferohet ajo që ka karakter detyrues dhe një vlerë më të lartë”
Aleksandër Hamilton[1]
- Details
- Category: Avokatia 18
K U S H T E T U T S H M Ë R I
PROBLEME TË MBARTURA DHE TË LINDURA PËR LEGJISLACIONIN ZGJEDHOR
Niazi JAHO
Studiues i së Drejtës Publike,
Tiranë
Hyrje
Përzgjedhja e sistemit elektoral është një nga ndërmarrjet më të rëndësishme për çdo vend demokratik. Ndryshimet e tij të shpeshta nuk janë të rekomandueshme. Në përzgjedhjen e këtij apo atij sistemi ndikon, veç të tjerash, avantazhi politik. Synimi i demokracive të reja është krijimi i institucioneve që duhen konsoliduar. Por, kur kjo çështje vihet në diskutim, ose në dyshim, për zgjidhje shtrohet problemi i ndryshimit të sistemit të zgjedhjeve. Dhe ky problem nuk paraqitet i thjeshtë, prandaj kërkohet maturi, shmangie e interesave konjukturale, studime përgjithësuese, marrja parasysh e avantazheve dhe disavantazheve. Kurse nxitimi mund të çonte në pasoja të dëmshme.
Read more: PROBLEME TË MBARTURA DHE TË LINDURA PËR LEGJISLACIONIN ZGJEDHOR
- Details
- Category: Avokatia 18
P E N A L E
EKZEKUTIMI I VENDIMEVE GJYQSORE ME MJEKIM TË DETYRUAR NË SHQIPËRI
Av. Etilda GJONAJ (SALIU)
Komisionere e Avokatit të Popullit,
Tiranë
Hyrje
Neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat Themelore të Njeriut përcakton se, askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës dhe dënimeve ose trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues. Keqtrajtimi që nuk konsiderohet si torturë dhe që nuk ka intensitet ose qëllim të mjaftueshëm për të qënë torturë do të klasifikohet si çnjerëzor dhe poshtërues, por vlerësimi i kësaj shkalle minimale ashpërsie, edhe në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) mbetet relative.
Read more: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE GJYQSORE ME MJEKIM TË DETYRUAR NË SHQIPËRI
- Details
- Category: Avokatia 18
C I V I L E
MËNYRA E KRYERJES DHE KUSHTET E KALIMIT TË PRONËSISË PËR PASURITË E PALUAJTSHME
Rreth dy dispozitave të cunguara dhe një vendimi të panevojshëm -
Av. Spiro KASO
Anëtar i Dhomës së Avokatisë,
Tiranë
Qëllimi i këtij artikulli është hedhja për diskutim dhe shprehja e mendimit juridik për ligjishmërinë e Vendimit Unifikues nr. 1, datë 06.01.2009 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, si edhe zbatimin në praktikë të neneve 83 dhe 764 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, dispozita këto që përcaktojnë mënyrën e kryerjes dhe kushtet e kalimit të pronësisë për pasuritë e paluajtshme.
Read more: MËNYRA E KRYERJES DHE KUSHTET E KALIMIT TË PRONËSISË PËR PASURITË E PALUAJTSHME
- Details
- Category: Avokatia 18
E D R E J T A T R E G T A R E
KONTRATA NË TË DREJTËN E AUTORIT
Av. Oltion SPIRO
Studio ligjore ‘Loloçi & Associates’
Tiranë
Hyrje
Lidhja që ka autori me krijimin e tij artistik është e një natyre mjaft të veçantë dhe të fortë, çka sfidon çdo marrëdhënie pronësore dhe afektive që një individ mund të ketë me një send në përgjithësi.[1] E drejta e autorit përbën pikërisht mishërimin juridik të lidhjes intime që autori ka me veprën. Kjo e drejtë është tërësia e normave juridike që i përkasin autorit mbi veprës artistike, me qëllim mbrojtjen, pas vendosjes në qarkullim civil të saj. Në këtë kuadër autori, nëpërmjet dispozitave ligjore dhe konventave ndërkombëtare të ratifikuara gëzon një arsenal juridik të përshtatshëm dhe mbrojtës, në mënyrë që vepra e tij artistike “të jetojë”.
- Details
- Category: Avokatia 18
H U M O R & S A T I R Ë
PËRSIATJET E KALAMANDREIT
Provimi për qëndrueshmërinë nervore të avokatëve
Mes shumë provimesh që kandidatët për avokatë duhet të japin, e dobishme do të ishte që të përfshihej edhe një provim i qëndrueshmërisë nervore, si ai i kandidatëve për aviatorë. Nuk mund të jetë avokat i mirë ai që humbet arsyen nga një fjalë e marrë ters, dhe që ndaj harbutërisë së kundërshtarit di të kundërveprojë vetëm me gjestin e njohur të avokatëve të shkollës së vjetër, të cilët rrëmbenin kallamarin dhe ta vishnin surratit. Pasioni fisnik i avokatit duhet të jetë, njëherësh, i vetëdijshëm dhe i arsyeshëm: ai duhet të ketë nerva aq të forta sa të dijë t'i përgjigjet fyerjes me një buzëqeshje të ëmbël dhe të falënderojë me një përkulje plot edukatë kryetarin fodull, që ia ndërpret fjalën në mes. Tashmë dihet se sokëllimat nuk janë shenjë energjie, ashtu sikurse dhuna e beftë nuk është shenjë trimërie: ta humbasësh toruan gjatë gjykimit do të thotë, thuajse gjithmonë, ta humbasësh çështjen që të ka besuar klienti.
- Details
- Category: Avokatia 18
M A R R Ë D H Ë N I E T E P U N Ë S
PUSHIMET KOLEKTIVE
Analizë e rregullimit të brendshëm, si edhe në të drejtën ndërkombëtare dhe të krahasuar të punës -
Ergys GASHI
Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor,
Tiranë
Hyrje
Ligjvënësi shqiptar, dhe në përgjithësi ai i të tëra vendeve europiane, ka synuar që përsëritjen e pushimeve individuale nga i njëjti punëdhënës, të kryera me intensitet të lartë numerik brenda një afati jo më të madh se 90 ditor, ta konsiderojë si situatë që meriton vëmendjen e tij të veçantë. Në këtë punim trajtohet tematika e pushimeve kolektive të punës, së cilës ligji i ka kushtuar një procedurë me detyrime të mirëpërcaktuara ligjore. I ashtuquajturi pushim kolektiv nuk është gjë tjetër veçse një tërësi pushimesh individuale, që formojnë numrin minimal të përcaktuar në ligj brenda afatit më të madh të parashikuar (90 ditor). Procedura që zbatohet me këtë rast është ajo që përfshin informimin, konsultimin e organizatës së punëmarrësve, dhe në mungesë të saj të vetë punëmarrësve, si kolektiv, por edhe si tërësi individësh të mëvetësishëm, si dhe besimin e ndërmjetësimit te autoriteti publik qendror (Ministria e linjës). Hapat proceduralë të analizuar më poshtë në këtë punim përcaktojnë si element që nuk duhet shkelur veçanërisht afatet e përcaktuara ligjore.