Doli nga shtypi numri 43 i Revistës "Avokatia". Më poshtë, do të gjeni edhe tekstin e plotë të disa prej materialeve të këtij numri.
Propozimet për hartën e re gjyqësore dhe aksesi në drejtësi i grupeve në nevojë
- Details
- Category: Avokatia 42
Erida SKËNDAJ
Drejtore Ekzekutive
e Komitetit Shqiptar të Helsinkit,
Tiranë
Hyrje
Ri-organizimi i gjykatave dhe kompetencave të tyre tokësore, i njohur ndryshe si harta gjyqësore mbart një rëndësi kyç për rritjen e aksesit, cilësisë dhe reduktimin e kostove për qytetarët në marrjen e drejtësisë, elemente të rëndësishme të së drejtës për një proces të rregullt dhe të drejtë gjyqësor.
Read more: Propozimet për hartën e re gjyqësore dhe aksesi në drejtësi i grupeve në nevojë
Mosmarrëveshja e kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit
- Details
- Category: Avokatia 42
- Vlerësim kritik i Vendimit N. 26, datë 25.05.2021 të Gjykatës Kushtetuese -
Niazi JAHO
Studiues në fushën e së drejtës,
Tiranë
Hyrje
Në datën 31.12.2018, Kryeministri i ka propozuar Presidentit të Republikës shkarkimin nga detyra të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Ditmir Bushati dhe emërimin në vend të tij të Z. Gent Cakaj.
Read more: Mosmarrëveshja e kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit
Regjimi i posaçëm në Shqipëri
- Details
- Category: Avokatia 42
Av. Elida JATA
Qendra ALTRI,
Tiranë
Hyrje
Për herë të parë në Shqipëri, në sistemin penitenciar po zbatohet regjimi i posaçëm i ushtrimit të të drejtave për të dënuarit dhe të paraburgosurit të akuzuar për pjesëmarrjen e tyre në organizata kriminale, organizata terroriste, vepra penale me qëllime terroriste, banda të armatosura apo grupe të strukturuara kriminale. Ky regjim, i bazuar në modelin Italian të njohur ndryshe si neni 41 bis, po zbatohet si një mjet efektiv për prishjen e lidhjeve dhe kontakteve të personit të dënuar/paraburgosur me organizatën kriminale, në një proces luftimi kundër krimit të organizuar që vazhdon edhe gjatë ekzekutimit të dënimit.
Gjykimi civil në Gjykatën e Lartë, pas ndryshimeve të ligjit nr. 44/2021
- Details
- Category: Avokatia 42
Lorena ÇABEJ
Ndihmësmagjisrate pranë Gjykatës së Lartë,
Tiranë
Hyrje
Pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016, legjislacioni procedural civil, penal dhe administrativ, pësoi disa ndryshime thelbësore, në kuadrin e përgjithshëm të reformës në sistemin e drejtësisë. Ndryshimet ligjore synuan ekonomizimin e procesit gjyqësor, garantimin e afatit të arsyeshëm të gjykimit, efiçiencën në dhënien e drejtësisë, në përputhje me standardet e përgjithshme ndërkombëtare të detyrueshme për Republikën e Shqipërisë. Neni 141 i Kushtetutës, i ndryshuar me ligjin nr. 76/2016 datë 22.7.2016 parashikon: “1. Gjykata e Lartë shqyrton çështje lidhur me kuptimin dhe zbatimin e ligjit për të siguruar njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore, sipas ligjit.
Read more: Gjykimi civil në Gjykatën e Lartë, pas ndryshimeve të ligjit nr. 44/2021
Përmbajtja
- Details
- Category: Avokatia 41
E D I T O R I A L
Përfshirja e avokatëve në konsultimin publik, ende mbetet një sfidë
D O K U M E N T E
Pozicioni i CCBE mbi propozimin për një Rregullore, që përcakton norma të harmonizuara për Inteligjencën Artificiale
K U S H T E T U T S H M Ë R I
Juridiksioni kushtetues në ekspansion dhe roli i gjyqtarit kushtetues: Konteksti shqiptar
Nga Av. Dr. Sokol Berberi
O P I N I O N E
Për vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore 2019
Nga Niazi Jaho
H A R M O N I Z I M E
Rregullimi ligjor për regjistrimin dhe funksionimin e organizatave jofitimprurëse në Republikën e Shqipërisë
Nga Av. Patricia Pogaçe
A D M I N I S T R A T I V E
Kompetenca lëndore për gjykimin e mosmarrëveshjeve të marrëdhënieve të punës, që kanë rregullim të posaçëm
Nga Olti Skrame, Albana Misja
P E N A L E
Reflektime mbi anën objektive të veprave para - falimentare në Republikën e Shqipërisë
Nga Avv. Prof Assoc. Dr. Ersi Bozheku
Gjykimi me marrëveshje në Shqipëri vështruar krahasimisht me Shtete të tjera
Nga Av. Migena Ramçi
E D R E J T A F A M I L J A R E
Për zgjidhjen e martesës me marrëveshje mes palëve
Nga Av. Sabina Meta
C I V I L E
Trashëgimia në funksion të mbrojtjes së familjes dhe pronës
Nga Av. Krenar Troci
E D R E J T Ë T R E G T A R E
Kontrolli i përqëndrimeve për mbrojtjen e konkurrencës
Nga Xhoana M. Pepa
H O R I Z O N T E
Ligji i zbatueshëm i detyrimeve kontraktuale në të drejtën ndërkombëtare private
Nga Av. Arlinda Dedi
E T I M O L O G J I
Fjalori Shpjegues
Hartuar nga Av. Vladimir F. Molla
H U M O R & S A T I R Ë
Përsiatjet e Kalamandreit
Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori
N J O F T I M E
Ftesë për botim
Nga Redaksia
Summary
- Details
- Category: Avokatia 41
The 41st issue of the magazine 'Advocacy' opens with an "Editorial", the topic of which is: "Involvement of lawyers in the public consultation of cases, still remains a challenge." Here the emphasis is on the need for this consultation of public bodies with lawyers, not only because their community in the country represents the largest number of members, compared to other categories of legal professionals, but also because the legal capacities of this community are exercised continuously. However, public, central, and local bodies do not consider having the necessary consultation for the relevant drafts, so lawyers and their local chambers themselves can be more active in contributing through their involvement in decision-making processes.
The "Document " section in this issue carries an opinion of the "CCBE on the proposal for a Regulation, which sets harmonized norms for Artificial Intelligence", After the European Commission presented on 21 April 2021 the proposal for a Regulation, which would amend some legislative acts of the EU, through this Document adopted on 8 October 2021 CCBE wishes to further develop its position on some specific findings.
The "Constitutional Law" section carries an article entitled "The expanding constitutional jurisdiction and the role of the constitutional judge: The Albanian context". In this paper, the author, Av. Dr. Sokol Berberi, former judge of the Constitutional Court during 2007 - 2016, after initially explaining the term expansion of constitutional jurisdiction, dwells on the elaboration of some issues and their sub-issues, such as: the living constitution and constitutional jurisdiction; extension of constitutional control; jurisprudential developments and interpretation methods; interpretation of the Constitution and restrictions imposed on judges. This paper reflects an attempt by the author to contribute to maintaining and strengthening the legitimacy and authority of the Constitutional Court.
The "Opinion" section, on the other hand, carries an opinion of Niazi Jaho, Specialist in the field of law, Tirana: "On the validity of 2019 local elections", which were boycotted by the opposition parties. After the announcement of the final results, the Association of Albanian Municipalities filed a request with the Constitutional Court, claiming the unconstitutionality of these elections. The author of the Opinion on this topic answers here some questions like: Did the Constitutional Court have jurisdiction or competence to review that request in plenary session? Could the complainant (Association of Albanian Municipalities) have a legal standing in this way? Why and how did the Venice Commission express itself in its Opinions of 14 October 2019 and 14-16 October 2021? What reasons did the Constitutional Court use in explaining its Decision no. 36, dated 04.11.2021?
The "Harmonization" section of this issue focuses on "The legal regulation of the registration and operation of non-profit organizations in the Republic of Albania", where the Justice Reform and the EU Integration process make the public institutions pay attention to these organizations. The author of this paper, Av. Patricia Pogaçe, Director of the Directorate of Free Legal Aid at the Ministry of Justice, Tirana, introduces us here specifically to the legal framework for their registration, and the fiscal legal framework for the operation of NGOs in Albania, as well as the legal framework for the interaction of these organizations with public institutions in decision-making.
The "Administrative" section explains the "Subject matter competence for adjudication of employment disputes, which have a special regulation". The authors of the paper on this topic, Olti Skrame, Judge in the Judicial District Court of Kurbin, together with Albana Misja, Assistant Judge in the Judicial District Court of Tirana, emphasize, among others, the criteria that determine the subject competence, which is the law according to which employment relationships are regulated. They also explain that the phrase special legal regulation includes three situations, including cases that correspond to these situations.
The "Criminal Law" section carries a paper on "Reflections on the objective aspect of pre-bankruptcy criminal offenses in the Republic of Albania", drafted by Av. Prof.Assoc. Dr. Ersi Bozheku, Lecturer in Criminal Law at the PhD School at La Sapienza University in Rome (Italy). In this paper the author has tried to bring a solid interpretation in the context of pre-bankruptcy offenses, the result of a nearly 15 years of study in Italy, not only in the Italian system but also beyond (Albania, Kosovo, Northern Macedonia, and Brazil). The opinions presented herein may be useful to lawyers and other justice operators in handling cases in this area.
Also, this section includes also a paper entitled "Plea agreement trial in Albania, viewed in comparison with other countries" where its author, Av. Migena Ramçi, Specialist in the Directorate of Programming, Standardization and Regulatory Framework at the Ministry of Education, Sports and Youth, Tirana, initially analyzes the institute of plea bargain in general, describing the characteristics of this institute in the civil law system and common law, as well as the differences between them. Then, an analysis of the plea bargain trial institute is done referring to the Albanian Code of Criminal Procedure, comparing it with the USA, Germany, Italy, and Kosovo.
The "Family Law" section is dedicated to "Plea agreements between the parties" where its author, Av. Sabina Meta, Member of Tirana Bar Association, after explaining the procedure of divorce through mediation, dwells on the problems and inequality in how similar cases are treated differently by the court in this regard, concluding with some suggestions on unifying divorce through agreement between the parties.
The "Civil" section of this issue of the magazine focuses on "Heritage from the perspective of protecting family and property", by Av. Krenar B. Troci, Member of Durrës Notary Chamber. Above all that is presented in this paper, emphasis is placed on the need for substantial and emergency interventions in some provisions of the Civil Code, the Family Code, and the Labor Code that regulate the institution of inheritance, in order to improve them in order to guarantee the autonomy of the will of the individual, the civil circulation of goods, the guarantee of fundamental rights, such as the right to enjoy property, the protection and promotion of the family, etc.
The section "Commercial Law" carries a paper on: "Control of concentrations to protect competition" by Joanna M. Pepa, from the Law Firm 'Frost & Fire Consulting' and Lecturer at the Faculty of Law of the University of Tirana, after explaining the meaning of the term concentration in the Albanian competition law, analyzes the provisions of law no. 9121, dated 28.07.2003 in jurisdictional, substantive and procedural terms. Finally, considerations are given to the importance of the role of lawyers in protecting fair competition.
In the section "Horizons" we look at the "Applicable Law of Contractual Obligations in Private International Law". Through this paper, the author, Arlinda Dedi, Specialist in the Directorate of Agriculture and Rural Development, Tirana acquaints the reader with the provisions of the so-called Rome Convention and Regulation no. 53/2008, which is directly applicable by all Member States of the European Union. However, as the author concludes, the applicable law on contractual obligations remains one of the most controversial issues in European private international law.
The editorial office decided to provide another “Glossary” under the “Etymology” section, which explains the meaning and origin of some specific terms, which are a result of a multi-annual research by Av. Vladimir Molla.
This issue includes also a “Humor & Satire” section, containing the permanent title “Eulogy of Calamandrei”, which brings some anecdotes and personal experience of this distinguished Italian lawyer (1889-1956). This piece, which often reflect the often fragile relationships between the parties in a civil case – lawyers and judges – are translated into a proper and smooth Albanian language for our readers by Dr. Henrik Ligori.
Finally, the “Announcements” section invites advocates, advocate-assistants, and other legal professionals to send their articles, explaining the criteria they have to meet.
Përfshirja e avokatëve në konsultimin publik të projektakteve, ende mbetet një sfidë
- Details
- Category: Avokatia 41
E D I T O R I A L
Tashmë është bërë e qartë që konsultimi publik në hartimin dhe miratimin e projektakteve ligjore dhe nënligjore është një aspekt i rëndësishëm i mirëqeverisjes, çka bën të mundur pjesëmarrjen e grupeve të interesit dhe çdo qytetari në procese të rëndësishme vendimmarrëse. Një nga arsyet kryesore përse synohet konsultimi në këto procese është nevoja për të mundësuar pranimin më të gjerë të legjislacionit, strategjive dhe politikave të zhvillimit, për rrjedhojë, edhe lehtësimin gjatë zbatimit të tyre. Në këtë kuptim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në Tetor të vitit 2014 ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, i cili hyri në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare, përkatësisht më 24 Maj 2015.
Read more: Përfshirja e avokatëve në konsultimin publik të projektakteve, ende mbetet një sfidë
Juridiksioni kushtetues në ekspansion dhe roli i gjyqtarit kushtetues: konteksti shqiptar
- Details
- Category: Avokatia 41
Av. Dr. Sokol BERBERI
Ish gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese (2007- 2016},
Tiranë
“Veten e konsideroj si një gjyqtar të ndjeshëm ndaj rolit
të tij në një demokraci. I marr me seriozitet detyrat që
më ngarkohen: të mbush hendekun ndërmjet ligjit dhe
shoqërisë dhe të mbroj kushtetutën dhe demokracinë.”[1]
Aharon Barak
Hyrje
Gjatë shekullit të fundit vërehet një ‘ekspansion’ i juridiksionit kushtetues dhe një prirje për konstitucionalizmin e së drejtës.[2] Fusha, të cilat më parë kanë qenë në domenin ekskluziv të pushteteve të tjera, sidomos në atë të legjislativit (politikës), aktualisht i nënshtrohen kontrollit kushtetues. Sot flitet për konstitucionalizmin e degëve të së drejtës, si e drejta kushtetuese, administrative, penale, fiskale etj., të panjohura nga ndarjet klasike të vendosura prej shekujsh.[3] Këto zhvillime janë ndikuar nga disa faktorë. Këtu duhet bërë dallimi ndërmjet faktorëve të jashtëm dhe faktorëve të brendshëm, që lidhen me rolin e vetë gjyqtarëve gjatë ushtrimit të funksionit të tyre nëpërmjet interpretimit të kushtetutës.
Read more: Juridiksioni kushtetues në ekspansion dhe roli i gjyqtarit kushtetues: konteksti shqiptar
Për vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore 2019
- Details
- Category: Avokatia 41
-Juridiksioni, Legjitimiteti, Opinioni i Komisionit të Venecias dhe Vendimi i Gjykatës Kushtetuese -
Niazi JAHO
Studjues në fushën e së drejtës,
Tiranë
Pak histori
Në muajin Nëntor 2019, në përputhje me Kushtetutën[1] Presidenti i Republikës caktoi datën 30 Qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të pushtetit vendor. Në datën 27 Qershor 2019 Presidenti nxori një dekret tjetër, duke përcaktuar si datë zgjedhjeje 13 Tetorin 2019. Për shkak të anullimit të datës së zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë (mazhoranca) inicioi ngritjen e një komisioni të posaçëm për shkarkimin e Presidentit. Atëhere Kryetari i Kuvendit iu drejtua Komisionit të Venecias për të marrë një opinion amicus curiae nëse anullimi i zgjedhjeve nga Presidenti duhej konsideruar shkelje e rëndë e Kushtetutës, sepse si cënonte edhe periodicitetin e zgjedhjeve[2].
Rregullimi ligjor për regjistrimin dhe funksionimin e organizatave jofitimprurëse në Republikën e Shqipërisë
- Details
- Category: Avokatia 41
- Liria e organizimit në raport me praktikat monitoruese shtetërore -
Av. Patricia POGAÇE
Drejtore në Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas,
pranë Ministrisë së Drejtësisë,
Tiranë
Hyrje
E drejta dhe liria e organizimit është një ndër parimet themelore të së drejtës e sanksionuar në një sërë instrumentesh të rëndësishme ndërkombëtare. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut në nenin 20 të saj[1] përcakton shprehimisht se, gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor. Ky parim sanksionohet edhe në Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike,[2] duke pёrfshirё tё drejtёn pёr tё formuar sindikata dhe pёr tё marrё pjesё nё to pёr mbrojtjen e interesave tё veta. Nëse i referohemi kuadrit ligjor Evropian, vërejmë se Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut[3] e ka konsideruar të drejtën e organizimit si një të drejtë, e cila u krijon qytetarëve mundësinë të bashkohen dhe të mbrojnë interesin e tyre të përbashkët. Shtetet jo vetëm që kanë detyrimin të respektojnë, mbrojnë dhe lehtësojnë lirinë e organizimit, pa ndërhyrë në mënyrën e se si ushtrohet kjo e drejtë, por edhe të angazhohen në nxitjen dhe pjesëmarrjen e organizatave në politikën qeverisëse publike.[4]
Ligji i zbatueshëm i detyrimeve kontraktuale në të drejtën ndërkombëtare private
- Details
- Category: Avokatia 41
Av. Arlinda DEDI
Specialiste në Drejtorinë e Integrimit pranë
Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,
Tiranë
Hyrje
Një nga pikat e rëndësishme të sistemit të rregullave të konfliktit të së drejtës në çështjet e detyrimeve kontraktuale, në të drejtën ndërkombëtare private është liria e palëve për të zgjedhur ligjin e zbatueshëm. Edhe pse, jo domosdoshmërisht mendimi i parë gjatë hartimit të një marrëveshjeje është shqyrtimi se, çfarë mund të ndodhë në rast të mosmarrëveshjes që del nga kontrata ,ose vështirësive në interpretimin e saj.
Read more: Ligji i zbatueshëm i detyrimeve kontraktuale në të drejtën ndërkombëtare private