Revista Avokatia

Doli nga shtypi numri 44 i Revistës "Avokatia". Më poshtë, do të gjeni edhe tekstin e plotë të disa prej materialeve të këtij numri.

KOHËZGJATJA E ARSYESHME DHE AFATI I ARSYESHËM NË PROCESIN LIGJOR

Details
Category: Avokatia 27

H A R M O N I Z I M E

  

Av. Alfred ÇEREPI

Anëtar i Dhomës së Avokatisë,

Korçë

 

Hyrje          

 

Përfundimi i procesit ligjor brenda një afati të arsyeshëm ndikon drejtpërdrejt në dhënien fund të shkeljes apo cënimit të një të drejte të njohur me ligj, në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur, çka i kursen palës së dëmtuar cenime të mëtejshme dhe dytësore, të cilat për nga natyra e tyre janë jo vetëm materiale, por gjithashtu morale e psikologjike.

Prandaj, në kuadrin e reformës në sistemin e drejtësisë u miratua Ligji nr. 38/2017, datë 30.03.2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Civile”, në bazë të të cilit u shtua në Titullin III “Gjykimet e Posaçme”, Kreu X i titulluar “Gjykimi i kërkesave për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm, përshpejtimin e procedurave dhe shpërblimin e dëmit”.

Këto dispozita ligjore jo vetëm parashikojnë dhe plotësojnë në mënyrë sasiore afate të arsyeshme, brenda të cilave duhet të përfundohen procedimet ligjore (penale, civile, administrative dhe ekzekutim titulli), por për herë të parë këto dispozita ligjore krijojnë mjete të brendëshme efektive, nëpërmjet të cilave mundësohet shkurtimi i kohëzgjatjes së procedimeve ligjore, si edhe sigurohet shpërblimi i dëmit të shkaktuar prej shkeljes së afatit të arsyeshëm, në rast neglizhence apo mosveprimi në kohën e duhur të autoriteteve shtetërore (prokurori, gjykatë dhe zyrat përmbarimore).

Read more: KOHËZGJATJA E ARSYESHME DHE AFATI I ARSYESHËM NË PROCESIN LIGJOR

DREJTËSI MIQËSORE PËR TË MITURIT NË KONFLIKT ME LIGJIN

Details
Category: Avokatia 27

H O R I Z O N T E

 

Av. Rezarta ABDIU

Drejtore e Trajnimit Vazhdues të Avokatëve

pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë,

Tiranë

 

Hyrje

 

Ende nuk dimë që të ekzistojë ndonjë fushë ku kërkesa për drejtësi të jetë më e fuqishme se sa ajo në sistemin e drejtësisë për të mitur. Dënimet e papërshtashme për fëmijët në konflikt me ligjin apo në kontakt me sistemin e drejtësisë, sigurisht që dëmtojnë rëndë (ndonjë herë përgjithmonë). Në këto situata, shqetësimi për shkeljen e të drejtave të fëmijëve (të dyshuar apo akuzuar për kryerjen e një vepre penale) po rritet ndjeshëm në të gjithë botën. Politikat dhe praktikat e ndjekura për të miturit në këtë fushë janë ndër çështjet më të kritikuara nga Komiteti i Të Drejtave të Fëmijës, organi përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara “Për të Drejtat e Fëmijës”. Pavarësisht rëndësisë dhe përgjegjësisë së madhe të atyre që duhet të marrin vendime dhe hartojnë politika, drejtësia për të mitur në përgjithësi neglizhohet, për të mos thënë që harrohet. Ky shqetësim është identifikuar në vazhdimësi në raportet periodike të këtij Komiteti, dhe në shumicën e Shteteve, (përfshirë edhe Shtetin Shqiptar) që e kanë ratifikuar këtë Konvente, drejtësia për të miturit nuk bën pjesë në listën e prioriteteve të mëdha shtetërore.[1]

Read more: DREJTËSI MIQËSORE PËR TË MITURIT NË KONFLIKT ME LIGJIN

PËRMBAJTJA

Details
Category: Avokatia 26

 E D I T O R I A L

Pavarësia, besimi dhe integriteti, detyrime profesionale për avokatin....... 9

D O K U M E N T E

Deklaratë e CCBE mbi aplikimin ekstraterritorial të urdhrave

të kontrollit............................................................................................... 15

K U S H T E T U T S H M Ë R I

Ndalimi i të drejtës së votës në një këndvështrim të ri kushtetues............ 17

Nga Av. Dr. Viktor Gumi

O P I N I O N E

Rireformimi kushtetues i drejtësisë administrative................................... 37

Nga Av. Vasil Bendo

Për një ndërhyrje normative të nxituar dhe jo të mirëmenduar............... 57

Nga Av. Përparim Kalo, Av. Aigest Milo

 

P E N A L E

Analizë e standardeve ndërkombëtare dhe e praktikës vendase

për zbatimin e masës së arrestit në burg.................................................. 69

Nga Av. Erida Skëndaj

 

S H K E N C A  L I G J O R E

Përdorimi me efektivitet i ekspertimeve për zbatimin

e të vërtetës në procesin penal................................................................. 85

Nga Av. Prof. asoc. Dr. Fatmir Tartale

 

E  D R E J T A  F A M I L J A R E

Sfidat e bioteknologjisë në fushën juridike, impakti

në shoqërinë shqiptare........................................................................... 105

Nga Prof. asoc. Dr. Hemion Braho, Prof. asoc. Dr. Juelda Lamçe

 

C I V I L E

Pohimi dhe heshtja si mjet prove në gjykim........................................... 121

Nga Ina Hoxhaj

P R O N Ë S I A  I N T E L E K T U A L E

Mbi agjencitë e administratimit kolektiv për të drejtën e autorit............ 141

Nga Av. Dr. Oltion Spiro

H A R M O N I Z I M E

Kuptimi dhe përdorimi i Amicus Curiae............................................... 163

Nga Alket Jaupi

H O R I Z O N T E

Edukimi ligjor i publikit dhe roli i avokatit............................................ 179

Nga Eda Noçka

E T I M O L O G J I

Fjalor Shpjegues.................................................................................... 193

Hartuar nga Av. Vladimir Molla

H U M O R  &  S A T I R Ë

Përsiatjet e Kalamandreit...................................................................... 201

Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori

N J O F T I M E

Ftesë për botim...................................................................................... 205

Nga Redaksia

 

TABLE OF CONTENT

Details
Category: Avokatia 26

 

E D I T O R I A L

The independence, trust, and integrity – professional obligations

for lawyers................................................................................................ 9

 

D O C U M E N T S

CCBE press release on the extraterritorial application

of search warrants................................................................................... 15

 

C O N S T I T U T I O N A L L A W

Prohibition of the right to vote from a new Constitutional perspective....... 17

By Av. Dr. Viktor Gumi

 

O P I N I O N

The Constitutional reform of the administrative law................................ 37

By Av. Vasil Bendo

A hasty, and not well-thought, normative intervention............................. 57

By Av. Përparim Kalo, Av. Aigest Milo

 

C R I M I N A L L A W

Analysis of the international standards and local practice regarding application of arrest in prison           69

By Av. Erida Skëndaj

 

L E G A L  S C I E N C E S

The effective use of expertise in discovering the truth in criminal proceedings  85

By Av. Prof, asoc. Dr. Fatmir Tartale

 

F A M I L Y L A W

The biotechnology challenges in law and their impact

on the Albanian society.......................................................................... 105

By Prof. asoc. Dr. Hemion Braho, Prof. asoc. Dr. Juelda Lamçe

 

C I V I L L A W

Assertion and silence as proof in court proceedings..............................

By Ina Hoxhaj

 

I N T E L L E C T U A L  P R O P E R T Y

Agencies of collective administration of copyright.................................

By Av. Dr. Oltion Spiro

 

H A R M O N I Z A T I O N

Meaning and use of Amicus Curiae.......................................................

By Alket Jaupi

 

H O R I Z O N S

Public legal education and the role of lawyers......................................

By Eda Noçka

 

E T Y M O L O G Y

Glossary................................................................................................

By Av. Vladimir F. Molla

 

H U M O R & S A T I R E

Eulogy of Calamandrei.........................................................................

Translated by Dr. Henrik Ligori

 

A N N O U N C E M E N T S

Invitation for publications......................................................................

By the Editorial Office

 

S U M M A R Y..........................................................................................

NDALIMI I TË DREJTËS SË VOTËS NË NJË KËNDVËSHTRIM TË RI KUSHTETUES

Details
Category: Avokatia 26

 

K U S H T E T U T S H M Ë R I

 

Av. Dr. Viktor GUMI

Anëtar i Dhomës së Avokatisë,

Tiranë

Hyrje

Diskutimet në favor dhe kundër të drejtës për të votuar nga personat që vuajnë/kanë vuajtur burgim  për shkak të kryerjes së një vepre penale kanë qënë dhe vijojnë të jenë të pranishme gjërësisht si në debatet akademike, ashtu edhe në diskursin politik. Tashmë është pohuar edhe në vendet me demokraci të konsoliduar, se vendosja e kufizimeve në ushtrimin e së drejtës së votës dhe/ose për t’u zgjedhur për shkak të shtetësisë, moshës, kapacitetit mendor (zotësisë për të vepruar) dhe rezidencës janë gjerësisht të pranuara. Por, cilat janë këto kufizime konkrete dhe kush mund t’i vendosë ato? Në rastin e personave që vuajnë dënimin, heqja e së drejtës së votës që duhet të vendoset nga gjykata, mund të urdhërohet automatikisht nga një akt i Parlamentit apo nga ndonjë akt tjetër i pushtetit ekzekutiv? A duhet që heqja e së drejtës për të votuar dhe/ose për t’u zgjedhur të jetë pasojë e pandashme dhe automatike e vendimit të dënimit nga gjykata apo ky kufizim mund të jetë pjesë e veçantë e dispozitivit të vendimit? Në fund të fundit, një pyetje e përgjithshme ka nevojë për përgjigje: a duhet të votojnë të burgosurit?

Read more: NDALIMI I TË DREJTËS SË VOTËS NË NJË KËNDVËSHTRIM TË RI KUSHTETUES

RIREFORMIMI KUSHTETUES I DREJTËSISË ADMINISTRATIVE

Details
Category: Avokatia 26

O P I N I O N E

 

 

Av. Vasil BENDO

                                    Anëtar i Dhomës së Avokatisë,

Tiranë 

Hyrje

Kritikat e paraqitura në këte artikull siguroj se kanë për qëllim kryesor vetëm arritje pozitive në drejtim të thellimit të reformave gjyqësore, në mënyrë të veçantë të drejtësisë administrative. Problemi bazik që shtrohet është: A mjafton një ligj që themelon një sistem të ri gjyqësor apo duhet një sistem gjyqësor i mirëthemeluar, që garanton të drejtat administrative të personave fizikë dhe juridikë shqiptarë? Qëndrimet e lëkundura apo ato ekuilibruese politike dhe profesionale ndaj reformave të thella të pushteteve kushtetuese nuk i kam mbështetur dhe nuk pozicionohem si përshtatës i tyre. “Dëmi” më i vogël që mund të bëjë një jurist-profesionist është rikujtesa e vetëvetes si thirrje ndaj politikës dhe publikut për të ndërmarrë aktet e nevojshme reformative, që përmirësojnë apo garantojnë mbrojtjen e lirive dhe të të drejtave të shtetasve në gjykimin administrativ trishkallësh shqiptar.[1] Rithirrja publike për një rireformim të plotë të drejtësisë administrative është një çështje që shtrohet sot për zgjidhje, pas një praktike jo pozitive afërsisht pesëvjecare të zbatuar nga gjykatat administrative të themeluara në vendin tonë në fund të vitit 2012.[2]

Read more: RIREFORMIMI KUSHTETUES I DREJTËSISË ADMINISTRATIVE

ANALIZË E STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE DHE E PRAKTIKËS VENDASE PËR ZBATIMIN E MASËS SË ARRESTIT NË BURG

Details
Category: Avokatia 26

P E N A L E

  

Av. Erida SKËNDAJ

Drejtore Ekzekutive e KShH,

Tiranë

Hyrje

E drejta e lirisë nënkupton vetëm mbrojtjen nga kufizimi i lirisë fizike. Nuk është e lehtë të përcaktosh kuptimin e termit kufizim lirie, por në përgjithësi këtë do të kuptojmë detyrimin për të qëndruar në një hapësirë të kufizuar gjatë një periudhe kohe të konsiderueshme.[1]

Read more: ANALIZË E STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE DHE E PRAKTIKËS VENDASE PËR ZBATIMIN E MASËS SË ARRESTIT NË BURG

POHIMI DHE HESHTJA SI MJET PROVE NË GJYKIM

Details
Category: Avokatia 26

C I V I L E

 

 Ina HOXHAJ[1]

Gjyqtar pranë Gjykatës

së Rrethit Gjyqësor,

Pogradec

Hyrje

Qëllimi i këtij punimi është të trajtojë disa çështje që lidhen me një mjet të provës në procesin gjyqësor civil, pohimin gjyqësor. Përgjatë rradhëve të mëposhtëme do të trajtohet pohimi gjyqësor dhe vlera provuese e tij në procesin gjyqësor civil; parimi i moskontestimit (ficta confesio), kuptimi dhe vlera provuese e moskontestimit në mënyrë të shprehur të fakteve nga palët, ose e thënë ndryshe, vlera provuese e heshtjes së palëve në proces; do të analizohet se cilat janë subjektet e legjitimuara për të bërë pohim gjyqësor; do të trajtohet çështja nëse mund të revokohet pohimi gjyqësor; faza procedurale deri kur mund të bëhet pohimi gjyqësor si dhe deri kur mund të realizohet heqja dorë nga pohimi gjyqësor; po ashtu do të trajtohet çështja e pohimit gjyqësor të personit juridik dhe të përfaqësuesit të palës; do të trajtohet natyra juridike e pohimit si akt vullneti për disponimin e së drejtës, nëse mund të bëhet pohim gjyqësor për të drejtat të cilat nuk mund të disponohen apo nga të cilat për shkak të ligjit apo natyrës juridike të tyre nuk mund të hiqet dorë etj..

Read more: POHIMI DHE HESHTJA SI MJET PROVE NË GJYKIM

PËRMBAJTJA

Details
Category: Avokatia 20

 

E D I T O R I A L

Jubileu i parë i publikimit të revistës ’Avokatia’.............................................................

               

A K T U A L I T E T

”Vlerat  Themelore të profesionit ligjor dhe mekanizmat e zbatimit”............................

 

D O K U M E N T E

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nr. 60, datë 16.09.2016

 

K U S H T E T U T S H M Ë R I

Sundimi i ligjit, si parim dhe domosdoshmëri kushtetuese...................................................

Nga Av. Dr. Gavrosh Andoni

 

P E N A L E

Disa probleme të pavlefshmërisë relative të akteve në procedurën penale..........................

Nga Dr. Henrik Ligori

 

H A R M O N I Z I M E

Veprimet simuluese të policisë gjyqësore............................................................................

Nga Ergys Gashi

 

I N S T I T U T E

Zëvendësimi me rezervën ligjore dhe lidhja me pavlefshmërinë e testamentit......................

Nga Av. Vladimir F. Molla

 

C I V I L E

Nevoja për ndryshim të dispozitave mbi përjashtimin e gjyqtarit........................................

Nga Rezarta Mataj

 

H O R I Z O N T E

Format e përgjegjësisë individuale ndërkombëtare.................................................

Nga A. Loreta Ogreni

 

V Ë S H T R I M E   H I S T O R I K O - J U R I D I K E

Një analizë për fenomenin e gjenocidit..........................................................................

Nga Av. Dr. Agim I. Tartari

 

E T I M O L O G J I

Fjalor Shpjegues...................................................................................................................

Nga V.M.

 

H U M O R   &   S A T I R Ë

Përsiatjet e Kalamandreit......................................................................................................

Shqipëruar nga H. L.

 

B O T I M E   T Ë   R E J A

La resposabilita da reato degli enti in Italia e Albania........................................................

Nga Prof. Dr. Ismet Elezi

 

N J O F T I M E

Ftesë për botim......................................................................................................................

Nga Redaksia

 

JUBILEU I PARË I PUBLIKIMIT TË REVISTËS AVOKATIA

Details
Category: Avokatia 20

E D I T O R I A L

 

JUBILEU I PARË I PUBLIKIMIT

TË REVISTËS ’AVOKATIA’

 

           

Me botimin e numrit 20 të kësaj reviste kurorëzohen 5 vjet përpjekje serioze për publikimin pa ndërprerje, çdo numër në tre muaj, të një media profesionale në shërbim të avokatëve dhe  të të gjithë profesionistëve të ligjit në Shqipëri. 

Read more: JUBILEU I PARË I PUBLIKIMIT TË REVISTËS AVOKATIA

VLERAT THEMELORE TË PROFESIONIT LIGJOR DHE MEKANIZMAT E ZBATIMIT

Details
Category: Avokatia 20

A K T U A L I T E T

 

“VLERAT THEMELORE TË PROFESIONIT  LIGJOR

DHE MEKANIZMAT E ZBATIMIT“

-           

-          Mbi Seminarin e organizuar për herë të parë në Tiranë nga PECO,

                        Këshilli i Bareve dhe i Shoqatave Ligjore të Bashkimit Evropian (CCBE),

   në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë Shqiptare -

 

 

Kjo ishte tema e Seminarit të zhvilluar më datë 30 Shtator 2016, me një pjesëmarrje të gjerë të avokatëve shqiptarë dhe të atyre nga vende të ndryshme evropiane. Institucionet e kësaj fushe, që organizuan për herë të parë në Tiranë (Shqipëri) një aktivitet të përmasave të tilla ishin,  përkrah Dhomës Kombëtare të Avokatisë sonë edhe PECO e CCBE.

Read more: VLERAT THEMELORE TË PROFESIONIT LIGJOR DHE MEKANIZMAT E ZBATIMIT

  1. DISA PROBLEME TË PAVLEFSHMËRISË RELATIVE TË AKTEVE NË PROCEDURËN PENALE
  2. VEPRIMET SIMULUESE TË POLICISË GJYQËSORE
  3. PËRMBAJTJA
  4. VENDI DHE ROLI I AVOKATËVE NË SISTEMIN E REFORMUAR TË DREJTËSISË
  5. KTHIMI DHE KOMPENSIMI I PRONAVE NË PERSPEKTIVËN E DREJTËSISË SË TRANZICIONIT
  6. STATUSI I KEDNJ NË RENDIN KUSHTETUES SHQIPTAR
  7. PËRMBAJTJA
  8. TABLE OF CONTENT
  9. ÇFARË KËRKOJNË AVOKATËT ME BOJKOTIN PREJ TYRE TË SEANCAVE GJYQËSORE?
  10. PËR KONTROLLIN INCIDENTAL

Page 12 of 14

  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • ...
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • You are here:  
  • Home

Main Menu

  • Kreu
  • Revista

Login Form

  • Forgot your username?
  • Forgot your password?

Back to Top

© 2023 Revista Avokatia