Revista Avokatia

Doli nga shtypi numri 44 i Revistës "Avokatia". Më poshtë, do të gjeni edhe tekstin e plotë të disa prej materialeve të këtij numri.

Statusi i viktimës dhe padia civile në procesin penal nën optikën e ndryshimeve të K.Pr.P.

Details
Category: Avokatia 37

Av. Prof. as. Dr. Fehmi ABDIU

Anëtar i Bordit Editorial

të Revistës ‘Avokatia’,

Tiranë

 

Hyrje

 

Amendimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale nëpërmjet ligjit nr. 35/2017 patën rëndësi të madhe, sepse sollën efekte me pritshmëri të ndjeshme për të gjithë sistemin e hetimit dhe gjykimit. Në morinë e tyre nga këto ndryshime, më te dukshme janë ato që kanë të bëjnë me padinë civile në procesin penal që imponojnë një mentalitet tjetër nga ai ekzistues. Në këtë fushë të dukshme janë ato që kanë të bëjnë me një konceptim të ri të statusit të viktimës së veprës penale, sidomos të drejtave të saj në procesin hetimor dhe gjyqësor, si edhe të demit te shkaktuar si faktor që shërben për t’u patur parasysh si një kriter për kompesimin e viktimës.

Read more: Statusi i viktimës dhe padia civile në procesin penal nën optikën e ndryshimeve të K.Pr.P.

Rrëmbimi prindëror ndërkombëtar i fëmijëve

Details
Category: Avokatia 37

 

- Një perspektivë juridiko-sociale e fenomenit -

 

Dr. Gerta MEHMETI

Lektore në Kolegjin Universitar ‘Pavarësia’,

Vlorë

 

“Thua: është e lodhshme të merresh me fëmijët.

Ke të drejtë.

Shton: sepse duhet të shkosh në nivelin e tyre,

/të ulesh, të zbresësh, të palosesh, të zvogëlohesh.

E ke gabim.

Nuk është ky aspekti më i lodhshëm.

Është e lodhshme se të duhet të ngrihesh

deri në lartësinë e ndjenjave të tyre.

Të shtriqesh, të zgjatesh, të ngjitesh në majën e gishtave.

Për të mos i lënduar.”

                                                               Janusz Korcza[1]

 

Hyrje

 

Shpesh njihen si fëmijë të rrëmbyer, fëmijë me valixhe, fëmijë transparentë, dhe janë protagonistë të kësaj panorame të trishtueshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, çka tërheq vëmendjen e medias dhe opinionit publik. Prezenca gjithnjë në rritje e martesave mikse në Shqipëri përbën tashmë një provë të qartë se, vendi ynë vazhdon të konsiderohet një “shtet i të emigruarve”, të cilët pasi janë vendosur në vende të huaja kanë krijuar edhe familje aty. Sipas raportit të Pew Research, në vitin 2017 ishin 1,150,000 njerëz të lindur në Shqipëri, që po jetonin në shtete të tjera. Sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri jetonin 2.87 milionë banorë, pra shqiptarët që jetojnë jashtë përbëjnë 40% të atyre që janë brenda, sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’. Ky raport është ndër më të lartët në botë, sipas vlerësimeve të mëparshme të Kombeve të Bashkuara. Sipas raportit të Pew Research, Italia është destinacioni i parë ku jetojnë emigrantët shqiptarë. Në total janë rreth 460 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali. Në vend të dytë është Greqia, e cila dikur ka qenë destinacioni kryesor i emigrantëve, por që vitet e fundit shumë janë kthyer pas krizës së borxheve që pushtoi Shtetin grek. Në vend të tretë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një destinacion mjaft i preferuar, ku shumë shqiptarë nëpër vite kanë ikur përmes lotarisë  (numri i aplikimeve arrin deri në 200 mijë në një vit) apo me forma të tjera. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë 90 mijë shtetas që kanë lindur në Shqipëri.[2]

Read more: Rrëmbimi prindëror ndërkombëtar i fëmijëve

Juridiksioni në mosmarrëveshjet e punës

Details
Category: Avokatia 37

 

 

 

                                                       Ina HOXHAJ

Ndihmësmagjistrate e komanduar

pranë Gjykatës së Lartë,

Tiranë

 

Nëpërmjet këtij punimi kam vlerësuar të rëndësishme të trajtoj nga pikëpamja teorike disa çështje dhe problematika në lidhje me juridiksionin dhe kompetencën në mosmarrëveshjet e punës sipas Kodit të Punës, të cilat i kam konstatuar në praktikën gjyqësore, në punën si ndihmësmagjistrat pranë Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

Read more: Juridiksioni në mosmarrëveshjet e punës

Në brendësi të thelbit të demokracisë

Details
Category: Avokatia 37

Të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore: nga jurisprudenca e GJEDNJ

te të ‘drejtat e reja’ të ‘Shtyllës Evropiane të të Drejtave Sociale'

 

Av. Anisa METALLA

Avokate e Parë

 Shërbimi Ligjor Falas (TLAS),

Tiranë

 

Hyrje

 

Shqyrtimi gjyqësor i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore është neglizhuar dhe injoruar hisorikisht në sistemin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut. Mundësia për një shqyrtim gjyqësor nënkupton dhënien e pushtetit njerëzve që pretendojnë të jenë viktima të shkeljeve të këtyre të drejtave, për të qenë në gjendje të paraqesin një ankesë para një organi të pavarur dhe të paanshëm, për të patur mjete juridike adekuate nëse një shkelje duket të ketë ndodhur apo ka të ngjarë të ndodhë, si dhe të ketë një mjet ankimi. Shkaku i këtij hendeku është kryesisht nga rëndësia që u është dhënë më tepër të drejtave civile dhe politike.

Read more: Në brendësi të thelbit të demokracisë

Përmbajtja

Details
Category: Avokatia 36

 

E D I T O R I A L

Përfitimi i arsyeshëm i pagesave për avokatët që ofrojnë ndihmë juridike dytësore

 

D O K U M E N T E

Reagime mbi Udhërrëfyesin për dixhitalizimin e drejtësisë në BE

(Deklaratë e CCBE dhënë më 4 Shtator 2020)

 

 K U S  H T E T U T S H M Ë R I

Përpjekjet për të sfiduar korrupsionin (Aspektet ligjore dhe institucionale)

Nga Av. Xhulia Mulla

 

O P I N I O N E

Për kushtetutshmërinë e kufizimit të së drejtës së lëvizjes dhe të lirisë ekonomike

Nga Av. Megi Boshku (Islamaj)

 

H A R M O N I Z I M E

Referimi për ndërmjetësim nga gjykata dhe prokurori

Nga Eda Noçka

 

P E N A L E

Kompetenca e Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme gjatë ekzekutimit të vendimit penal

Nga Florjan Kalaja

 

S H K E N C A   L I G J O R E

Ekspertimi shkencor i ekzaminimit të dokumenteve

Nga Dr. Estref Myftari

 

C I V I L E

Një forcë madhore si shkak për mospërmbushjen e ndonjë kontrate

Nga Av. Dr. Ardita Buna

 

I N S T I T U T E

Rishikimi i vendimit apo rishikimi pas revokimit të vendimit?

Nga Av. Dr. Gavrosh Andoni

 

E   D R E J T Ë   T R E G T A R E

Gjykimi i letrave tregtare

Nga Kris Hasa

 

V Ë S H T R I M E  H I S T O R I K O – J U R I D I K E  

Drejtimi që ndoqi Evropa e Pas Luftës për të demostruar bujarisht vlerat e veta

Nga Ilir Dhima

 

E T I M O L O G J I

Fjalori Shpjegues

Hartuar nga Av. Vladimir F. Molla

 

H U M O R   &   S A T I R Ë

Përsiatjet e Kalamandreit

Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori

 

N J O F T I M E

Ftesë për botim

Nga Redaksia

 

 

Summary

Details
Category: Avokatia 36

  

            The 36th issue of the "Advocacy" Journal opens, as usual, with an “Editorial", which this time is entitled “The reasonable benefit of payments for lawyers who provide secondary legal aid", which the Albanian Chamber of Lawyers advanced further in line with its e legal obligation to propose reasonable fees for the types of services to be provided by legal defendants against the 50% lower ones proposed earlier by the Ministry of Justice. These steps led to the signing of Joint Order No. 18, dated 5.8.2020 by the Minister of Justice and the Minister of Finances and Economy, determining the reward criteria for the service offered by lawyers, compensation fees, remuneration fees, and compensation for their expenditures. This sublegal act has already taken effect after its publication on the Official Gazette No. 157, 3 September 2020.

Read more: Summary

Editorial

Details
Category: Avokatia 36

PËRFITIMI I ARSYESHËM I PAGESAVE PËR AVOKATËT QË OFROJNË NDIHMË JURIDIKE DYTËSORE 

Dihet që administrimi i mirë i drejtësisë fillon me krijimin dhe zbatimin e garancive që duhet të ketë çdo individ për mbrojtjen e të drejtave të tij kushtetuese, konventore dhe ligjore, nëpërmjet aksesit në institucionet e drejtësisë. Në këtë kuadër, edhe në vendin tonë ka ekzistuar një kuadër ligjor, për të sanksionuar kushtet dhe procedurat e dhënies së ndihmës juridike të garantuar nga Shteti. Por, sa  efektiv ka qenë ai?

Read more: Editorial

Referimi për ndërmjetësim nga gjykata dhe prokurori

Details
Category: Avokatia 36

 

- Kuadri ligjor shqiptar krahasuar me atë evropian -

 

Eda NOÇKA

Drejtore ekzekutive
e Qendrës A.L.T.R.I., Tiranë

             Hyrje

Dinamika e shpejtë e zhvillimit ekonomik dhe e ndryshimeve shoqërore në botën bashkëkohore edhe në vendin tonë, në këto vitet e fundit është e karakterizuar nga rritja e numrit të mosmarrëveshjeve dhe konflikteve midis individëve. Në një kuptim të përgjithshëm mund të themi se mosmarrëveshja përkufizohet si një situatë në të cilën individët nuk pajtohen, ose kanë nevoja, interesa apo vlera të ndryshme, të cilat rezultojnë me mospajtim, mosbesim dhe tensione në mes tyre. Në situata të tilla, individët kanë shpesh tendencë që të mendojnë se, forma më e zakonshme e zgjidhjes së mosmarrëveshjes është përmes procedurës formale gjyqësore. Megjithatë, procedura gjyqësore nuk është mjeti i vetëm, dhe në disa raste as mjeti me i përshtatshëm, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis palëve të ndryshme.

Read more: Referimi për ndërmjetësim nga gjykata dhe prokurori

Një forcë madhore si shkak për mospërmbushjen e ndonjë kontrate

Details
Category: Avokatia 36

 Av. Dr. Ardita BUNA

Universiteti “Mesdhetar” i Shqipërisë,

Anëtare e Dhomës së Avokatisë,

Tiranë

Hyrje

Corona virusi i ri ka shkaktuar vështirësi të mëdha per çdo biznes. Deri tani kemi dëgjuar histori për dërgesa të vonuara, fluturime të anuluara, ndërprerje të punës, kontrata të prishura. Çështja e parë që del në këto situata: kush do të paguajë për kostot e shkaktuara apo për kompensimet e tyre? Cilat janë pasojat që përhapja e këtij virusi ka sjellë për shkeljen e detyrimeve kontraktore? A është ky virus i ri, një forcë madhore dhe, si pasojë, a duhet të ketë kompensime për dëmet e sjella? Cilat janë kushtet që një kompani te kërkojë konstatimin e Forces Madhore dhe të përjashtohet nga detyrimi për përmbushjen e kontratës?

Read more: Një forcë madhore si shkak për mospërmbushjen e ndonjë kontrate

Drejtimi që ndoqi Evropa e pas luftës për të demostruar bujarisht vlerat e veta

Details
Category: Avokatia 36

- Së shpejti mbushen plot 70 vjet nga nënshkrimi i KEDNJ –

 

Ilir DHIMA

Redaksia e Revistës ‘Avokatia’,

Tiranë

 

Hyrje

           Që prej themelimit të Këshillit të Evropës,[1] si një bashkësi paqësore e shteteve demokratike, të përkushtuara për sundimin e ligjit dhe traditave të tyre të përbashkëta, u proklamua se qëllimi i arritjes së unitetit më të madh në mes Anëtarëve të kësaj konfederate të lirë shtetesh (jo trupi mbikombëtar) do të ndiqej në fusha të ndryshme: ekonomike, sociale, kulturore, shkencore, ligjore dhe administrative.[2] Por, “pa asnjë dyshim ekziston një fushë e aktivitetit ku puna e Këshillit ka qenë më e rëndësishme: mendoj për çdo gjë që është ndërmarrë në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.[3] Katër vite përpara se sa të dëgjohej ky zë i fortë, nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GjED) ishte deklaruar se respekti për të drejtat themelore është pjesë integrale e ligjit të Komunitetit. Ndërsa një vit më vonë, Konferenca për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian (që nga 1994 e quajtu: OSBE) e inkuadroi “respektin për të drejtat dhe liritë themelore” si një ndër parimet për hartimin e Aktit Final të Helsinkit.[4]

Read more: Drejtimi që ndoqi Evropa e pas luftës për të demostruar bujarisht vlerat e veta

Përmbajtja

Details
Category: Avokatia 35

E D I T O R I A L

Respekti për funksionin e avokatit, kusht thelbësor për sundimin e ligjit dhe konsolidimin e demokracisë në shoqëri

 

D O K U M E N T E

Dorëzimi nga Palët e Interesit të Vlerësimeve për Raportin e CCBE (Vjenë, 14 Maj 2020)

 

K U S  H T E T U E S H M Ë R I

Shteti i së Drejtës përgjatë gjuendjes së fatkeqësisë natyrore

Nga Av. Prof. Dr. Aurela Anastasi

Derogimet nga KEDNJ në situatën e emergjencës

Nga Av. Anisa Metalla

 

A D M I N I S T R A T I V E

Juridiksioni administrativ dhe gjyqësor, kufiri ndarës dhe problematikat e dala nga praktika

Nga Av. Jonel Baçi

 

H A R M O N I Z I M E

Refleksione mbi sistemin vendas të ndërmjetësimit

Nga Patricia Pogaçe

 

P E N A L E

Struktura penale dhe impakti ndëshkues

Nga Av. Dr. Enida Bozheku

Për dëshimtarët e drejtësisë

Nga Dr. Rezana Balla

 

O P I N I O N E

Ndryshimi i mentalitetit të magjistratëve për suksesin e reformës në drejtësi

Nga Shkëlqim Kokona

 

C I V I L E

Kalimi i pronësisë së sendeve të paluajtshme me kontratë

Nga Av. Thimjo Kondi

 

E   D R E J T Ë   T R E G T A R E

Regjimi i pavlefshmërisë së shoqërive tregtare

Nga Kejsi Hoxha

 

H O R I Z O N T E

Kontrolli i Ndihmës Shtetërore në Shqipëri: Koha për të ndryshuar

Nga Av. Dr. Anduena Gjevori

 

V Ë S H T R I M E  H I S T O R I K O – J U R I D I K E  

Njëzetë e dy vjet Kushtetutë e Republikës së Shqipërisë

Nga Olsi Skrame

 

E T I M O L O G J I

Fjalori Shpjegues

Hartuar nga Av. Vladimir F. Molla

 

H U M O R   &   S A T I R Ë

Përsiatjet e Kalamandreit

Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori 

 

N J O F T I M E

Ftesë për botim

Nga Redaksia

 

 

  1. Derogimet nga KEDNJ në situatën e emergjencës
  2. Struktura penale dhe impakti ndëshkues
  3. Kalimi i pronësisë së sendeve të paluajtshme me kontratë
  4. Njëzetë e dy vjet Kushtetutë e Republikës së Shqipërisë
  5. Përmbajtja
  6. Editorial
  7. Konvencionalizmi përmes konstitucionalizmit - Pasojat e zbatimit të KEDNJ në gjyqësinë kushtetuese të Kosovës
  8. A e ka gjetur plotësisht të përgatitur sistemin tonë reforma në arsimin e lartë?
  9. Doktrina dhe legjislacioni procedural penal mbi ekspertimet
  10. Rëndësia dhe roli i pushtetit gjyqësor në integrimin evropian të Shqipërisë

Page 6 of 14

  • 1
  • 2
  • 3
  • ...
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • ...
  • You are here:  
  • Home

Main Menu

  • Kreu
  • Revista

Login Form

  • Forgot your username?
  • Forgot your password?

Back to Top

© 2023 Revista Avokatia