Doli nga shtypi numri 44 i Revistës "Avokatia". Më poshtë, do të gjeni edhe tekstin e plotë të disa prej materialeve të këtij numri.
TË DREJTAT E PACIENTËVE DHE ROLI I AVOKATIT PËR MBROJTJEN E TYRE
- Details
- Category: Avokatia 30
K U S H T E T U T S H M Ë R I
Dr. Pjereta AGALLIU
Lektore në ‘Albanian University’
dhe në Universitetin e Mjekësisë,
Tiranë
Hyrje
Të drejtat e pacientëve nuk janë një argument i ri në fushën e së drejtës, ato tashmë janë të përkufizuara ligjërisht. Për të vërtetuar këtë qasje trajtohet historiku ligjor i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në fushën e kujdesit shëndetësor nga instrumentet të së drejtës pozitive kombëtare dhe ato ndërkombëtare me karakter global, si edhe një sërë aktesh juridike të dala në kuadër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Këshillit të Evropës, në konteksin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga praktika gjyqësore. Ajo që përbën një qasje të re është prirja për t’i përmbledhur dhe kodifikuar këto të drejta.[1]
Read more: TË DREJTAT E PACIENTËVE DHE ROLI I AVOKATIT PËR MBROJTJEN E TYRE
QEVERIA NË PROCESIN LIGJVËNËS
- Details
- Category: Avokatia 30
A D M I N I S T R A T I V E
Av. Vasil BENDO
Anëtar i Dhomës së Avokatisë,
Tiranë
Hyrje
Vlerësimet dhe kritikat e paraqitura në rradhët e mëposhtme kanë si objekt kryesor kërkesën për studimin e thelluar të ndërhyrjeve në ligjin organik të qeverisë dhe ligjet bazë që rregullojnë pushtetin ekzekutiv në vendin tonë. Qëllimi është rishikimi apo ridraftimi i ligjit organik të Këshillit të Ministrave[1] (në vijim emërtohet: ligji organik), i cili ka mbushur 16 vjet nga miratimi dhe është i pandryshuar, si edhe i rregullores së brendëshme të Këshillit të Ministrave[2] në zbatim të tij. Koha ka treguar se ligji organik në fuqi nuk është i plotë, është disi skematik apo formal, nuk rregullon kënaqësisht funksionet e ministrit, të ministrit të shtetit (ministri pa portofol), ka rregulla ligjore të pamjaftueshme të procesit ligjhartues dhe ligjvënës të qeverisë dhe në përgjithësi ka nevojë për ridraftim me objekt organizimin dhe kompetencat e organeve të pushtetit ekzekutiv në procesin ligjhartues dhe ligjvënës. Mendoj se kërkohen ndërhyrje në Kushtetutë, ndërhyrje në ligjin organik dhe në rregulloren e Këshillit të Ministrave sepse mendoj se ato mund të kenë përshtatje apo përqasje më të mira me kushtetutat dhe ligjet organike të qeverive shumë dhjetëvjeçare të stabilizuara juridikisht dhe me praktikat historike të vëndeve të zhvilluara evropiane. Çfarë mund dhe duhet të bëhet politikisht, socialisht dhe profesionalisht për të ardhmen e kushtetutshmërisë të vendit tonë në kuptimin e mirëqeverisjes së vendit?! Mendoj se ka një përgjigje: “Të rireformojmë plotësisht pushtetet që rrjedhin nga një republikë e pastër parlamentare, të harmonizojmë dhe balancojmë këto pushtete, të shmangim aq sa mundemi krizat parlamentare, presidenciale dhe qeverisëse të vendit tonë që është në fazën e zhvillimit të përshpejtuar të së drejtës sonë shtetërore”.
DISA ÇËSHTJE TË RISHIKIMIT TË VENDIMIT PENAL TË FORMËS SË PRERË
- Details
- Category: Avokatia 30
P E N A L E
Spiro SPIRO
Ish Anëtar i Gjykatës së Lartë,
Tiranë
Hyrje
Në legjislacionet penale bashkëkohore, me ndonjë përjashtim, sikurse në Angli,[1] rishikimi i vendimeve penale të formës së prerë parashikohet si mjet i jashtëzakonshëm ankimi kundër këtyre vendimeve. Rishikimi parashikohet edhe në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr.7905, datë 21.03.1995.[2] Qëllimi nuk është gjë tjetër, veçse garantimi maksimalist i të drejtave të të pandehurit. Dhe në vendet ku pranohet rishikimi edhe në dëm të të pandehurit, qëllimi është garantimi i të drejtave të viktimës. Në fund të fundit, në të dy rastet synohet vendosja e drejtësisë.
Read more: DISA ÇËSHTJE TË RISHIKIMIT TË VENDIMIT PENAL TË FORMËS SË PRERË
DËSHMIA E TRASHËGIMISË NË OPTIKËN E LIGJIT TË RI PËR NOTERINË
- Details
- Category: Avokatia 30
C I V I L E
Av. Krenar B. TROCI
Anëtar i Dhomës Vendore të Noterisë,
Durrës
Hyrje
Instituti i Trashëgimisë është një nga institutet më të vjetra të së drejtës civile, sepse trashëgimia, përveç se është një domosdoshmëri mbart edhe një rëndësi të jashtëzakonshme, në funksion të vazhdimësisë së marrëdhënieve juridike të caktuara ndërmjet subjekteve të së drejtës edhe pas vdekjes së titullarit të së drejtës të “de cuius”-it, sipas parimit is de cuius hereditate agitur (është e trashëgimlënësit trashëgimia që është e përfshirë).
Read more: DËSHMIA E TRASHËGIMISË NË OPTIKËN E LIGJIT TË RI PËR NOTERINË
PËRMBAJTJA
- Details
- Category: Avokatia 29
E D I T O R I A L
Dhoma Shqiptare e Avokatisë në krye të Rrjetit Rajonal të Bareve
për Shtetin e së Drejtës në Ballkan
D O K U M E N T E
Për çështjen e një Konvente Evropiane mbi Profesionin e Avokatit
K U S H T E T U T S H M Ë R I
Individi si subjekt që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese
Nga Adela Kula
O P I N I O N E
Pezullimi i vendimit penal në Gjykatën e Lartë
Nga Florian Kalaja
P E N A L E
Transparenca gjatë procedimit
Nga Arjada Myrtja
A D M I N I S T R A T I V E
Kufizimet e vendosura në kartelat e pasurive të paluajtshme
Nga As. Av. Donalb Xibraku
C I V I L E
Mungesa e trashëgimtarëve dhe trashëgimitë vakante
Nga Av. Vladimir F. Molla
H A R M O N I Z I M E
Përgjegjësia civile e personave që veprojnë me cilësinë e organit të personit juridik publik
Nga Av. Dr. Gavrosh Andoni
P R O N Ë S I A I N T E L E K T U A L E
Rrugëtimi dhe “kthimi në identitet” i të drejtës së autorit në Shqipëri
Nga Av. Dr. Oltion Spiro
H O R I Z O N T E
Nevoja për balancim në mënyrë gjithëpërfshirëse të interesave
që konkurrojnë në rastet e kufizimit të së drejtës për grevë
Nga Av. Dr. Suela Mëneri
E T I M O L O G J I
Fjalori Shpjegues
Hartuar nga Av. V.M.
H U M O R & S A T I R Ë
Përsiatjet e Kalamandreit
Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori
B O T I M E T Ë R E J A
Një tekst për teknikën kriminalistike, pasurim i dijeve shkencore në këtë fushë
Nga Prof. Dr. Ismet Elezi
Vepër me karakter të thellë doktrinor dhe jurisprudencial
I N D E K S
Emrat e autorëve dhe titujt e shkrimeve të botuara
në 4 numrat e revistës ‘Avokatia’ gjatë vitit 2018
N J O F T I M E
Ftesë për botim
Nga Redaksia
EDITORIAL
- Details
- Category: Avokatia 29
DHOMA SHQIPTARE E AVOKATISË NË KRYE TË RRJETIT RAJONAL TË BAREVE PËR SHTETIN E SË DREJTËS NË BALLKAN
Rrjeti Rajonal për Shtetin e së Drejtës në Ballkan (BRRLN) është një program për Baret e Rajonit tonë, i zbatuar nga Iniciativa për Shtetin e së Drejtës të Shoqatës Amerikane të Avokatëve (ABA ROLI), me mbështetjen më parë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe aktualisht të Byrosë Shtetërore për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punës të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ky program filloi në vitin 2013 si një përpjekje trevjeçare për të forcuar shtetin e së drejtës në Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH), Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, duke ndërtuar mekanizma për bashkëpunim dhe shkëmbim të praktikave, instrumenteve dhe njohurive më të mira midis shoqatave të avokatëve të rajonit dhe organizatave të shoqërisë civile në sektorin e drejtësisë (OshC-ve).
INDIVIDI SI SUBJEKT QË VË NË LËVIZJE GJYKATËN KUSHTETUESE
- Details
- Category: Avokatia 29
K U S H T E T U T S H M E R I
Adela KULA
Menaxhere Projekti
pranë Qendrës A.LT.R.I
Tiranë
Hyrje
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk bën pjesë në sistemin gjyqësor të zakonshëm. Ajo i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe përbën një juridiksion të veçantë, e ngarkuar të zgjidhë mosmarrëveshjet kushtetuese dhe të bëjë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.[1]
Read more: INDIVIDI SI SUBJEKT QË VË NË LËVIZJE GJYKATËN KUSHTETUESE
PEZULLIMI I VENDIMIT PENAL NË GJYKATËN E LARTË
- Details
- Category: Avokatia 29
O P I N I O N E
Florjan KALAJA[1]
Gjyqtar pranë Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor,
Vlorë
Hyrje
Ligjet procedurale kanë ofruar mjete ankimi për të mundësuar aksesin në Gjykatën e Lartë. Në të tre llojet e proceseve gjyqësore, procesin penal, civil dhe administrativ, rekursi është mjeti i zakonshëm i ankimit që aktivizon juridiksionin gjyqësor të shkallës së tretë të gjykimit të një çështje, duke mundësuar kështu aksesin në Gjykatën e Lartë.
MUNGESA E TRASHËGIMTARËVE DHE TRASHËGIMITË VAKANTE
- Details
- Category: Avokatia 29
C I V I L E
Av. Vladimir F. MOLLA
Studiues i së drejtës,
Korçë
Hyrje
Çështjet e trashëgimisë vakante mbi pasurinë trashëgimore në përgjithësi janë të një rëndësie të veçantë. Për kontrollin dhe administrimin e tyre, në rradhë të parë duhet të interesohet shteti. Mund të thuhet prej çdokujt se, të drejtat e shtetit nga njëra anë dhe të qytetarit nga ana tjetër duhet të jenë të barabarta për ruajtjen e ekuilibrave të ndryshëm. Por është shteti ai që e ushtron sovranitetin në emër të popullit, i cili është tërësia e individëve që e përbëjnë atë, pavarësisht nga raca, besimi fetar, etnia etj.[1] Të drejtat që shteti gëzon, për shembull, mbi pasuritë e lëna trashëgim nuk i nënshtrohen parimit të barazisë, sepse shteti, megjithëse i rradhës së fundit të trashëgimisë, përsëri është trashëgimtar, ndërsa qytetarët (shtetasit) janë trashëgimtarë të rradhëve paraardhëse. Përparësia këtu anon nga të drejtat e individit, ndërsa në rastin e vakancës trashëgimore shteti dërgon nën posedimin e vet çdo send që përbën pasurinë trashëgimore vakante.
Read more: MUNGESA E TRASHËGIMTARËVE DHE TRASHËGIMITË VAKANTE
NEVOJA PËR BALANCIM NË MËNYRË GJITHËPËRFSHIRËSE TË INTERESAVE QË KONKURROJNË NË RASTET E KUFUZIMIT TË SË DREJTËS PËR GREVË
- Details
- Category: Avokatia 29
H O R I Z O N T E
Av. Dr. Suela MËNERI
Anëtare e Dhomës së Avokatisë,
Tiranë
Hyrje
Një grup anëtarësh të Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Kontrollit të Trafikut Ajror u ankuan në Korrik të vitit 2017 në Gjykatën Kushtetuese, se përjashtimi i tyre nga e drejta për grevë, sipas nenit 197/5 pika (ç) të Kodit të Punës përbënte (a) cënim jo proporcional dhe jo të domosdoshëm të lirisë së tyre sindikale, të së drejtës së tyre për t’u organizuar dhe të së drejtës së tyre për grevë sipas garancive të Nenit 46, Nenit 49.2, Nenit 50 dhe nenit 51 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; (b) cënim jo proporcional dhe jo të domosdoshëm të lirisë së tyre të tubimit dhe organizmit, garantuar në nenin 11 të KEDNJ-së; (c) cënim jo proporcional dhe jo të domosdoshëm të lirisë së tyre për t’u organizuar dhe të së drejtës së tyre për grevë garantuar sipas neneve 5 dhe 6 të Kartës Sociale Evropjane; (d) cënim jo proporcional dhe jo të domosdoshëm të së drejtës së tyre për t’u organizuar dhe për të zhvilluar negociata kolektive, garantuar në nenin 2 të Konventës nr 87 të OBP-së, nenet 4-6 të Konventës nr. 98 të OBP-së;nenet 1 dhe 7 të Konventës nr. 151 të OBP-së; nenin 22 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Politike dhe Civile; nenin 8 (a), (c) dhe nenin 8 § 2, të Konventës për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.[1]
PËRMBAJTJA
- Details
- Category: Avokatia 28
E D I T O R I A L
Roli i Avokatisë në ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike të garantuar nga shteti
D O K U M E N T E
E – Drejtësi: Një epokë e informacionit elektronik
K U S H T E T U T S H M Ë R I
Të drejtat sociale dhe raporti i tyre me objektivat socialë në Kushtetutën e Shqipërisë
Nga Av. Dr. Ervin Sulko
H A R M O N I Z I M E
Zhvillimi i teknologjisë dhe mbrojtja e të dhënave personale
Nga: Av. Dr. Brikena Kasmi
P E N A L E.
Profile penale në fushën e së drejtës falimentare
Nga Av. Dr. Enida Bozheku
S H K E N C A L I G J O R E
Balistika Ligjore - urë lidhëse e Kriminalistikës me Mjekësinë Ligjore
Nga Dr. Estref Myftari, Hysen Kotri
C I V I L E
A duhet të jetë zakoni burim i së drejtës civile?
Nga Av. Dr. Gavrosh Andoni
E D R E J T Ë T R E G T A R E
Praktikat e padrejta tregtare
Nga Av. Mitat Dautaj
M A R R Ë D H Ë N I E T E P U N Ë S
Kontrata me kohë të caktuar në perspektivën evropiane
Nga Dr. Donila Pipa
H O R I Z O N T E
Kushtet procedurale të pranueshmërisë për ankesat e depozituara në GJEDNJ
Nga Av. Loreta Ogreni
V Ë S H T R I M E H I S T O R I K O - J U R I D I K E
Platforma e mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe e tipareve moderne të shtetit
Nga Ilir Dhima
E T I M O L O G J I
Fjalori Shpjegues
Hartuar nga Av. Vladimir Molla
H U M O R & S A T I R Ë
Përsiatjet e Kalamandreit
Shqipëruar nga Dr. Henrik Ligori
B O T I M E T Ë R E J A
Shqipëria e panjohur
N J O F T I M E
Ftesë për botim
Nga Redaksia