Avv. Prof. Assoc. Dr. Ersi BOZHEKU

Petagog i së Drejtës Penale

në Shkollën e Doktoraturës së

Universitetit ‘La Sapienza’,

Romë (Itali)

 

Hyrje: veprat penale ne fushën e ekonomisë në përgjithësi

           

Veprat penale mund të ndahen në disa grupe në bazë të të mirave (objekteve) juridike që ato mbrojnë. Në këtë kuadër mund të identifikojmë disa makro-grupe të cilat kanë si qëllim mbrojtjen e disa segmenteve të caktuara të mirash apo interesash juridikë.

Kështu mund të identifikojmë në mënyrë të përgjithshme veprat penale që kanë si objekt mbrojtje individin. Ndër këto vepra mund të identifikojmë disa nëngrupe si veprat penale kundër jetës (si vrasjet), ato kundër shëndetit (plagosjet), kundër lirisë së individit (rrëmbimet) etj.

            Ndër makrogrupet e shumtë që mund të gjejmë në kodin penal, futet edhe ai i veprave penale kundër pasurisë dhe ekonomisë.

 

            Bëhet fjalë për ato vepra që disiplinojnë ndëshkimin e atyre fakteve që dëmtojnë apo vënë në rrëzik pasurinë, private apo kolektive, ose ekonominë. Futen në këto vepra, vepra penale nga më të ndryshmet: nga vjedhjet apo mashtrimet tek evazioni fiskal apo veprat penale në fushën e falimentimeve. Ajo që bashkon në thelb këtë vepra, është fakti se synimi i tyre është ai i mbrojtjes së shoqërisë dhe të individëve nga vepra penale të cilat kanë një impakt në kuadrin ekonomik. Kjo shpjegon edhe pse në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë këto vepra i gjejmë të disiplinuara në Kreun III të tij në rubrikën “Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën e ekonomisë”.

            Natyrisht, Kodi Penal disiplinon në seksione te veçanta disa nëngrupe veprash, të cilat kanë si qëllim mbrojtjen e disa të mirave juridike më specifike. Për shëmbull, në seksionin I nenet nga 134 deri në 142 disiplinojnë “veprat penale në fushën e pasurisë”, ndërkohë që në seksionin IX nenet nga 193 deri në 196 disiplinojnë “veprat penale në fushën e falimentimeve”.  

Në këtë punim do të fokusohemi pikërisht në analizën e këtyre veprave penale si në planin interpretues, ashtu edhe në atë dogmatiko-doktrinor.

 

Vlerësime të përgjitshme mbi veprat penale në fushën e falimentimeve

 

Tematika e veprave penale në fushën e falimentimeve është nga më të komplikuarat në panoramën e së drejtës penale në të gjithë botën. Aplikimi i saktë i tyre kërkon një njohje të mirë dhe një koordinim interpretues midis dispozitave të parashikuara në Kodin Penal, atyre të ligjit mbi të shoqëritë tregëtare dhe neneve të parashikuar nga ligji mbi falimentimet.   

Nga origjina e tyre, që i ka rrënjet në të drejtën Mesjetare,[1] deri me sot dispozitat penale në fushën e falimentimeve kanë si qëllim qortimin dhe ndëshkimin e iniciativave ekonomike nga sipërmarrësit apo shoqëritë tregëtare, të cilat mbartin një rrezikshmëri më të lartë se sa ajo fiziologjike e iniziativës tregëtare, ose rastet kur këto rreziqe me dashje apo me pakujdesi nuk janë mbajtur parasysh.

            Na rastet kur aktivitetet e sipermarrësit apo subjketeve drejtues të një personi juridik kanë qënë totalisht në kundërshtim më objektivat e personit juridik, ose kanë qënë të afta për të cënuar garancitë e kreditorëve të tij, instrumenti i ligjit falimentar nuk është më efikas.

            Atëherë, pranë këtij, ligjvënësi (në çdo shtet të botës) përcakton edhe njës ërë dispozitash penale, që kanë si qëllim ndëshkimin në këtë plan të subjekteve, personave fizikë (si administratorë, drejtorë të përgjithshëm etj.) që kanë çuar personin juridik në gjëndje falimentimi.  

            Është e arsyeshme të përcaktojmë mënjëherë, se dispozitat penale në fushën e falimentimeve përbëjnë një ekstrema ratio. Ato janë parashikuar nga ligjvënësi në lidhje më ato fakte per të cilat dispozitat e pranishme branda sistemit ligjor në fushën e së drejtës së detyrimeve, së drejtës së shoqërive tregëtare dhe së drejtës falimentare, nuk janë të përshtatshme. Për t’iu përgjigjur disa sjelljeve që kanë një nivel të lartë cënimi të të mirës juridike të kreditit (e mire kjo që nuk është veçse një shprehje e të mirës juridike të pronës), ligjvënësi ka parashikuar dispozita ta caktuara brënda Kodit Penal, konrektisht nenet 193, 194, 195 dhe 196.[2]

Jo çdo sjellje e administratorëve të një shoqërie tregëtare mund të cilësohet edhe si vepër penale, pavarësisht gjendjes së saj në një situatë të falimentuar. Si rrjedhojë, identifikimi i rasteve përbën një moment themelor se kur mund dhe duhen aplikuar dispozitat penale.

 

E mira juridike objekt mbrojtje e dispozitave penale në fushën e falimentimeve

 

Për t’iu përgjigjur pyetjes së sapo shtruar duhet të kuptojmë se, cila është e mira juridike e mbrojtur nga dispozitat penale në fushën e falimentimeve, sepse vetëm kështu mund të identifikojmë se, cilat sjellje janë të dëmshme apo të rrezikshme për të?!

Me fjalë të tjera, indentifikimi i objektit të mbrojtjes së veprave penale në fjalë përbën çelësin, për të përcaktuar më pas sjelljet e afta që e cënuar atë.

Në këtë prizëm lind nevoja e një analize të thellë të lidhur me parimin e ofenisvitetit (apo të cënueshmërisë).

Siç është e njohur, sipas këtij parimi jo të gjitha veprimet apo mosveprimet kanë aftësi për të realizuar një vepër penale. Vetëm ato që seriozisht vënë në rrezik apo dëmtojnë një të mirë juridike mund të cilësojnë realizimin e një vepre penale.

Shëmbulli tradicional që sillet për të shpjeguar këtë parim është ai i “kokrrës së rrushit”. Vepra penale e vjedhjes mund të realizohet me çdo akt që sjell pervetësimin e pronës së tjetrit. Nga ana formale, një qytetar që në pazar mer dhe fut një kokër rrushi në gojë, realizon veprën penale të vjedhjes. Megjithatë, të gjithë jemi dakort që një rast i tillë nuk mund të cilësohet si vepër penale (vjedhje). Kjo për faktin se një fakt i tillë nuk është i aftë për të vënë në rrezik apo të dëmtojë të mirën juridike të mbrojtur nga vepra penale e vjedhjes, që është pasuria. Marrja e nje kokrre rrushi nuk vë në rrezik pasurinë e subjektit pasiv, pasi fakti në fjalë nuk ka një intensitet cënimi (apo ofendimi) të të mirës juridike (pasurisë) aq sa për ta cilësuar atë si vepër penale.

Pra, shkalla e cënueshmërisë së një fakti duhet vlerësuar duke vënë në raport këtë të fundit me të mirën juridike të mbrojtur nga dispozita penale. Nëse fakti i realizuar nuk ka një shkallë cënimi të lartë, vepra penale nuk mund të quhet e realizuar. Fakti, edhe pse tipik, pra, konform dispozitës penale, nuk është i rrezikshëm për të mirën juridike të mbrojtur nga kjo e fundit.

Duke u nisur nga këto premisa, në kuadrin e veprave penale në fushën e falimentimeve është me rëndësi: a. identifikimi i objektit të mbrojtes juridike nga ana e tyre; b. seleksionimi i sjelljeve që konkretisht mund të cënojnë atë.

Edhe pse për shumë dekada e mira juridike e veprave penale në fushën e falimentimeve identifikohej me ekonominë publike, që duhet mbrojtur nga akte të subjekteve që drejtojnë shoqëritë tregëtare, të cilët, duke i çuar në falimentim ato, cënojnë dhe vënë në rrëzik zhvillimin korrekt të ekonomisë së një vendi. Kjo për faktin se falimentimi i një subjekti sjell si pasojë prishjen e ekuilibrave ekonomike, pra sjell si pasojë një turbullim të aktiviteteve ekonomike të subjekteve të tjera të lidhura me të (si banka, fornitorë, kreditorë punetorë etj.): si rrjedhim, disa autorë janë të mëndimit se veprat penale në fushën e falimentimit cënojnë ekonominë publike, që përbën edhe të mirën juridike (apo objektin) e mbrojtur nga dispozitat në fjalë.[3]

Kjo tezë ka një limit të pakalueshëm: trajton veprat penale në një dimension publicistik, ndërkohë që qëllimi i dispozitave mbi falimentimet, qofshin këto penale, qofshin të natyrës private (civile), është mbrojtja e kreditorëve. Këta të fundit janë subjekte private dhe mbrojtja e të drejtës së kreditit të tyre, si shprehi e së drejtës së pronës (apo pasurisë private) e mbrojtur kjo me Kushtetutë, përbën të mirën juridike objekt mbrojtje nga dispozitat falimentare.

Mbrojta e interesave ekonomike të kreditorëve përbën trajtën parësore dhe dalluese të dispozitave falimentare, sepse janë pikërisht këto interesa që vihen drejtpërdrejtë në rrezik apo dëmtohen nga paaftësia paguese e debitorit.

Me fjalë të tjera, faktet e parashikuara nga dispozitat penale në fushën e falimentimeve kanë si objekt mbrojtje te drejtat e kreditorit, për të patur të garantuar kreditin e tij drejt debitorit.

Një konfirmim të këtij përfundimi e nxjerrim nga vetë Kodi, i cili në Kreun III disiplinon veprat penale kundër pasurisë dhe sferës ekonomike. Në seksioni IX të tij gjejmë veprat penale në fushën e falimentimit. Vendosja e këtyre veprave në Kreun III nuk është rastësi, por tregon se objekti i mbrojtjes së këtyre veprave është pasuria, konretisht pasuria kur ajo vihet në rrezik nga fakte që kanë të bëjnë më falimentimin e personave juridikë.

Një konfirmim tjetër të faktit se e mira juridike e mbrojtur nga veprat penale në fushën e falimentimeve është pasuria e kreditorit nga aktet që vënë në rrezik atë me anë të uljes apo eliminimit të garancive të saj, e nxjerrim nga analizimi i ligjit 110/2016 mbi falimentimet. Ky i fundit disiplinon juridikisht fenomenin, duke përcaktuar një sërë rregullash dhe procedurash të detajuara në lidhje me adminsitrimin e rasteve, kur një person fizik apo një person juridik nuk është më i aftë për të përballuar detyrimet e tij ndaj kreditorëve.

 Më konkretisht, neni 2 i ligjit 110/2016 thekson, se: “procedura e falimentimit synon të shlyejë në mënyrë kolektive detyrimet e debitorit përmes riorganizmit të aktivitetit ose përmes likuidimit të të gjitha pasurive të debitorit dhe shpërndarjes së të ardhurave”.

Mbrojtja, pra, e interesave të kreditorit përbën themelin e legjislacionit falimentar. Në rastet kur del se falimentimi është pasojë e sjelljeve patologjike të drejtueve të një personi juridik, atëherë interesat e kreditorit mbrohen edhe në planin penal, pasi në këto raste jemi përpara fakteve që kanë një shkallë cënimi më të lartë të interesave të tij.[4]

Në këtë prizëm, dispozitat penale nuk kanë funksion tjetër veçse të plotësojnë shkallën e mbrojtjes së kreditorëve, kur faktet e realizuara nga debitori janë realizuar jashtë kontekstit ligjor, brenda të cilit debitori duhej të vepronte me anë të realizimit të fakteve ta parashikuara nga vetë dispozitat penale, që kanë patur si efekt uljen apo eliminimin e garancive të kreditorëve. Janë garancitë e kreditorëve (si shprehi e drejt për drejtë e së drejtës së parsurisë) e mira juridike objekt i mbrojtes nga ana e dispozitave penale në fushën e falimentimeve.[5]  

 

Horizonti aplikues i veprave penale në fushën penale: subjekti në gjendje falimentimi

           

Nenet 193, 194, 195 dhe 196 të K.P. përcaktojnë qartësisht horizontin aplikues të veprave penale në fushën e falimentimeve.

            Nga leximi i tyre del në pah se përgjegjësia penale lidhur me këto vepra lind vetëm kur subjekti në gjendje falimentimi apo i falimentuar është një person juridik.

            Si rrjedhim, nuk mund të ketë vepër penale në rastin kur subjekti që deklarohet i falimentuar është një person fizik.

Përcaktimi është tepër i rëndësishëm, sepse në bazë të ligjit 110/2016 mund të falimentojnë si personat fizikë, ashtu edhe ata juridikë.

Më konkretisht, neni 7 i Ligjit nr 110/2016 përcakton, se: “…Procedura e falimentimit mund të fillojë ndaj çdo debitori si person fizik ose juridik. 2. Procedura e falimentimit mund të fillojë edhe pas prishjes së personit juridik që ende nuk është likuiduar…”. [6]

            Nga interpretimi sistematik i ketij neni me nenet 193, 194, 195 dhe 196 të K.P. del në pah se, në raste falimentimi të personave fizikë, si për shëmbull tregëtarëve, gjithësesi nuk mund të afirmohet realizimi i veprave penale në fushën e falimentimeve.[7]

Kjo për faktin se nenet e sapo cituara përcaktojnë që, veprat penale të parashikuara në to mund të realizohen vetëm në rastin kur falimenton një person juridik.

            Në respekt të parimit të taksativitetit, sipas të cilit në interpretimin e dispozitave penale gjykata duhet t’i qëndrojë një interpretimi strikt të fjalëve të parashikuara nga ligjvënësi, një zgjidhje interpretuese tjetër do të ishte në dhunim të këtij parimi ([8]). Pra, nëse edhe kategoria e tregëtarit, i cili mund të falimentojë sipas ligjit falimentar 110/2016, do të futej në kuadrin e subjkteve të falimentuar në prizmin e aplikimit të neneve të kodit penal, do të ishim përpara një interpretimi me analogji, në dhunim të nenit 1/c k.p. sipas të cilit “…zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet…”.

            Natyrisht, zgjedhja e ligjvënësit shpjegohet me faktin se është parë i arsyeshëm përqëndrimi i përgjegjësisë penale në lidhje me veprat në fjalë vetëm në lidhje me rastet e falimentimeve të shoqërive tregëtare, ndërsa për persona fizik, si tregëtarët, nuk është parë i arsyeshëm aplikimi i dispozitave penale. Bëhet fjalë për një zgjidhje të ligjvënësit, që nga një anë mund të duket korrekte, sepse eviton futjen në orbitën penale të tregëtarëve të vegjël, edhe pse problematike ngel çështja në lidhje me tregëtarë të mëdhenj, të cilët mund të përdorin vakumin legjislativ që ekziston në planin penal për të realizuar më vetëdije akte që kanë si qëllim mosrespektimin e detyrimeve ekonomike ndaj kreditorëve.

            Le të mendojmë, për shëmbull, për një tregëtar të madh, që faturon disa miliona euro në vit, nuk ka asnjë pasuri në emër të tij, por në emër të subjkteve të tretë, ose jashtë shtetit; vazhdimisht merr borxhe, apo nuk paguan fornitorët e tij. Ai mund t’i nënshtrohet procedurës së falimentimit, por nuk mund të përgjigjet penalisht për aktet e kryera, sepse kjo përgjegjësi ështe e kufizuar vetëm për rastet e falimentimeve të personave juridikë.

 Kjo situatë është paradoksale dhe mbart në vetvete dhunimin e parimit të barazizë midis njerëzve, pasi vendos fatet penale të individëve në bazë se si ata vendosin të ushtrojë aktivitetin e tyre ekonomik.[9]

Ndoshta në kuadrin e Kodit të ri Penal duhet bërë një zgjidhje më efikasë në lidhje identifikimin e horizontit aplikues të veprave penale në fushën e falimentimeve. Për shembull, mund të përcaktohet edhe mundësia e cilësimit të veprës penale të tregëtarit në rast falimentimi të tij, kur volumi i aktivitetit të vet ekonomik vjetor kalon një shumë të caktuar monetare etj.

 

Subjektet aktive të veprave penale në fushën e falimentimeve

 

Një tematikë delikatë është ajo e subjekteve që mund të thirren si përgjegjës për realizimin e veprave penale në fushën e falimentimeve. Në asnjë nga 4 nenet mbi këtë tematikë, kodi ynë përcakton se kush mund të merret si i pandehur për realizimin e veprave penale në fushën e falimentimeve.

            Në këtë mënyrë i lihet mundësia gjykatës të përcaktojë rast pas rasti nëse një sjellje e caktuar nga një individ mund të cilësohet si vepër penale falimentare, nese shpalos elementet e kërkuara nga njëra prej 4 dispozitave perkatëse (nenet 193, 194, 195, 196 të K.P.).

            Në sistemin italian është ligjvënësi që përcakton cilët mund të jenë subjektet aktivë të veprave penale në fushën e falimentimeve, duke indetifikuar këta me administratorët, drejtorët e përgjithshëm etj.[10]

            Në planin parimor (apo abstrakt) jemi të mendimit se ligji ynë ka bërë një zgjedhje më korrekte sesa ai italian.

Duke lënë të hapur mundësinë e identifikimit të subjektit aktiv të veprave penale në fjalë, rast pas rasti, ai mund të identifikohet drejt për së drejti me subjekte të caktuara, që kanë pozicione drejtuese brenda personit juridikë, ose edhe në subjekte jashtë tij, pra, subjekte që formalisht nuk kanë pozicione drejtuese, por që konkretisht e drejtojnë atë.[11] E kemi fjalën për rastin e administratorëve de facto, pra të atyre subjekteve që kanë aftësi vendimarrje për llogari apo interes të shoqërisë tregëtare, edhe pse nuk kanë formalisht pozicione drejtuese brënda saj. Në këta kuadër, mund të futen në kategorinë e subjekteve aktive të vepres penale edhe ortakët të cilët de facto ndërhyjnë në procesin vendimarrës brenda personit juridik.

Natyrisht në këto raste, përgjegjësia e këtyre subjketeve (administrator de facto, ortak de facto etj.), do të jetë në bashkëpunim me ato të organeve drejtuese formale, të cilat kanë toleruar ndërhyrjen e subjekteve të lartpërmendura në ushtrimin e kompetencave që nuk u takojnë.

Për shëmbull, ortaku i shoqërisë A i kërkon administratorit të saj që të blihet një avion nga shoqëria, të cilin më pas ortaku e përdor për qëllime personale. Pas falimentimit të shoqërisë, nga analiza e kontabilitetit të saj del se blerja e avionit nuk mund të futet në kuadrin e aktiviteteve të nevoshëm për objektivat e saj; gjithashtu gjatë hetimit nga ana e prokurorisë del se avioni në fjalë përdorej ekskluzivisht nga ortaku; last but not least, nga analiza e situatës ekonomike të shoqërisë del se po mos ishte bërë ai investim shoqëria nuk do të futej në krizë ekonomike e më pas të falimentonte. Në këtë kuadër ortaku që ka induktuar blerjen e avionit, në kryerjen e atij akti (shitblerje), së bashku me administratorin formal, ka realizuar një fakt i cili ka sjellë si pasojë pakësimin e pasurisë së shoqërisë duke e bërë atë të paaftë për të përballuar borxhet. Kjo sjellje që ka patur si pasojë automatikisht uljen e garancive të shoqërisë ndaj kreditorëvë, merr trajtën e një vepre penale pasi ka provokuar falimentimin e saj. Përgjegjësia në këtë rast është jo vetëm e administratorit për realizimin e nje akti jashtë objektivave të shoqërisë por edhe e subjektit që ka ideuar apo shtyrë atë në realizimin e faktit në fjalë (shitblerja e avionit).

Pra, sipas legjislacionit shqiptar çdo subjekt që ka aftësi drejtuese (pavarësisht se të përcaktuara me ligj, statut apo de facto) brënda një personi juridikë, mund të marrë pozicionin e subjektit aktiv të veprave penale në fushën e falimentimeve, kur realizon sjelljet tipike të përcaktuara nga dispozitat përkatëse.

Megjithatë, në planin konkret, duke parë kontekstin aktual të jurisprudencës dhe doktrinës shqiptare, veçanerisht në lidhje me veprat penale në fushën falimentare, jemi të mendimit se zgjidhja ka qënë e gabuar.

Një tematikë kaq e nderlikuar siç është ajo e së drejtës penale falimentare (ndoshta më e komplikuara nga të gjitha tematikat) ku niveli i teknicizmit është tëpër i lartë, do të kishte qënë e arsyeshme një përcaktim i detajuar jo vetëm i subjekteve përgjëgjes për veprat penale në fjalë, por edhe i sjelljeve të tyre konkrete që mund të shpien në realizimin e këtyre veprave.

 

Veprat penale para - falimentare dhe post - falimentare

           

Tradicionalisht, e drejta penale falimentare njeh dy tipologji dispozitash ndëshkuese në këtë fushë: vepra penale para - falimentare dhe veprat penale post - falimentare.

            Diferenca midis tyre qëndron në faktin se në veprat penale para-falimentare (apo pre-falimentare) ndëshkohen faktet e realizuara gjatë aktivitetit ekonomiko-tregëtar-financiar të personit juridik që kanë sjellë si pasojë falimentimin e tij apo kanë vonuar këtë moment. Në këto vepra penale objekt hetimi/vlerësimi janë sjelljet e realizuara nga organet që drejtojnë personin juridikë gjatë zhvillimit të aktivitetit të tij. Administruesit apo organet drejtuese të personit juridikë duhet të dënohen penalisht nëse gjatë këtij vleresimi del se, drejtpërdrejt, apo në mënyrë të tërthortë, vetëm apo së bashku me administratorët de fakto apo subjekte të tretë, që kanë dhënë nje kontribut domethënës në planin material apo moral, kanë realizuar akte apo fakte që kanë ndikuar në lindjen apo thellimin e krizës ekonomike të personit juridik duke e cuar këtë të fundit në gjendje falimentimi, apo kanë thelluar gjëndjen e falimentimit.

            Veprat penale post - falimentare kanë si objekt përndjekjen e atyre sjelljeve (veprime apo mosveprime) që janë realizuar pas falimentimit të personit juridik, pra janë vepra penale që kanë si objekt vleresimi fakte të kryera pasi personi juridik nuk është më aktiv, por i falimentuar.

            Në Kodin shqiptar nenet 193 dhe 194 parashikojnë veprat penale të falimentimit të provokuar dhe të fshehjes së gjendjes së falimentimit. Këto vepra futen në kategorinë e veprave penale para-falimentare ku objekt vlerësimi janë faktet e realizuara nga drejtuesit e personit juridik kur ai ishte aktiv dhe zhvillonte aktivitetin e tij. Nenet 195 dhe 196 K.P. mbi fshehjen e pasurisë pas falimentimit dhe shkeljen e detyrimeve të caktuara në rast falimentimi, janë dispozita që futen në kategorinë e veprave penale post-falimentimi. Objekti i vlerësimit në këto raste janë sjellje (veprimet apo mosveprimet) të realizuara pas hapjes së procedurave të falimentimit.    

            Në këtë punim fokusi do të përqëndrohet në kategorinë e parë të veprave penale para-falimentare, ndërsa lidhur më të dytat, do të vijmë rishtazi me një punim tjetër në numrat e ardhshëm.

 

Problemi gjuhësor i përcaktimi të konceptit të falimentimit në kuadrin e veprave penale falimentare

 

Në sistemin penal falimentar në Republikën e Shqipërisë duhet senjalizuar një problem jo pak i rëndësishëm në planin gjuhësor.

Kodi Penal është i vitit 1995, ndërsa ligji për falimentimet i rreth 20 viteve më vonë, pra, i 2016-s. Nga analizimi i dispozitave të tyre del qartë mungesa e një koordinimi gjuhësor nga ana e ligjvënësit, edhe pse përdorimi sa më i saktë i fjalëve përbën thelbin për realizimini e një sistemi penal koherent dhe efikas. Megjithatë, siç e thamë, Kodi Penal nuk shkëlqen për cilësitë e tij, ashtu siç nuk shkëlqen edhe ligjvënësi aktual apo ai i 2016-s.

Fakti qëndron se në nenet 193 dhe 194 të këtij Kodi përdoren shprehja “gjendje falimentimi”.

Neni 193 Falimentimi i provokuar: Çuarja me dashje e personit juridik në gjendjen e falimentimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 194 Fshehja e gjendjes së falimentimit: Hyrja në marrëdhënie ekonomike tregtare me të tretët nga ana e personit juridik, me qëllim të fshehë gjendjen e falimentimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Po të lexojmë ligjin 110/2016 (por edhe ligjin e mëparshëm 8901/2002), ky i fundit përdor shprehjen procedurë falimentare, ndërkohë që nuk ka gjurmë mbi koncepte si gjendje falimentare apo falimentim.    

Natyrisht, shumë më e thjeshtë dhe koherente do të kishte qenë që legjislatori i 2016-s gjatë hartimit të ligjit nr.110’2016 të kishtë cilësuar momentin, se kur kemi një falimentim në kuptimin e shprehjes së përdorur nga dispozitat e Kodit Penal.             

Përcaktimi do kishte qënë tepër i rëndësishmë, sepse “falimentimi” apo “gjëndja e falimentimit” në planin penal duhet analizuar me anë të analizës së ligjit nr. 110/2016 mbi falimentimet.

 Gjithsesi, nga shqyrtimi i tij del se një subjekt quhet i falimentuar kur gjykata ka pranuar një kërkesë për hapjen e procedurave falimentare (neni 17/1 dhe 18/1) ([12]). Më konkretisht këto dispozita përcaktojnë se kur “vërtetohet gjendja e paaftësisë paguese të debitorit, gjykata e falimentimit deklaron fillimin e procedurës…”.

Në planin material koncepti i gjendjes së falimentimit duhet indentifikuar me momentin kur personi juridik është në një gjëndje paaftësie paguese të pakthyeshme ndaj debitorëve.

Në planin formal, vendimi i gjykatës që njeh këtë situatë me shpalljen e procedurës se falimentimit përbën momentin nga i cili mund të shqyrtohet edhe në planin penal realizimi apo jo i veprave penale ta parashikura nga nenet 193 dhe 194 të K.P.

Një konfirmim të këtij përfundimi e gjejmë në planin interpretues nga analizimi i nenit 20, pikat 3 dhe 4, të ligjit 110/2016 sipas të cilave “…Gjykata e falimentimit, brenda 5 ditëve nga mbarimi i afatit të kundërshtimeve, i komunikon prokurorit çdo pretendim të palëve, të cilat kanë arsye të bazuara për nevojën e kryerjes së hetimeve të mëtejshme mbi veprimet e debitorit, dhe pezullon procedurën për 6 muaj për kryerjen e hetimit. 4. Gjykata e falimentimit vendos përfundimin e procedurës për shkak të mungesës së pasurive nëse: a) nuk ka pasur kundërshtime për përfundimin e procedurës nga palët që mund të kundërshtojnë, pas kalimit të afatit 60-ditor; b) prokurori vendos mosfillimin ose pushimin e çështjes penale; c) kanë kaluar 6 muaj nga komunikimi që gjykata i bën prokurorit për pezullimin e procedurës…”.

Nga dispozita del qartë se përfshirja e prokurorisë në kuadrin e falimentimit bëhet pasi është hapur procedura falimentare. Madje kjo e fundit nuk mund të mbyllet nese prokurori nuk vendos pushimin e çështjes. 

Pra, nga momenti i shpalljes së procedurës falimentare, subjekti quhet i falimentuar në planin e aplikimit të dispozitave penale (nenet 193 dhe 194 K.P.), pasi nga ai moment rezulton objektivisht dhe formalisht gjendja e paaftësisë së tij paguese. Si rrjedhim, nga ai moment (shpallja e hapjes së procedurës) do të aplikohen dispozitat e ligjit mbi falimentimet ne planin e se drejtes civile, dhe nenet e kodit penal ne planin e së drejtës penale.

            Pra, me fjalë të tjera, shpallja e hapjes së procedurave falimentare përkon me momentin kur merr jetë, në planin penal, koncepti i falimentimit. Në momentin kur gjykata shpall hapjen e procedurës falimentare, integrohen elementët për të proceduar penalisht për vepra penale të parashikuara nga nenet 193 dhe 194 të K.P.[13]

 

Shpallja e procedurës së falimentimit në strukturën

e veprave penale në fushën e falimentimeve

 

Të gjitha dispozitat falimentare, si para-falimentare ashtu edhe post-falimentare, për verfikimin e vepres penale kërkojnë që personi juridik të jetë në gjendje falimentimi.

Si rrjedhim një moment kyç për realizimin e tyre është ai identifikimit të falimentimit, i cili sic thamë në legjislacionin tonë duhet kuptuar me momentin e shpalljes së procedurës falimentare. Vetëm nëse kemi një falimentim në planin formal (pra të deklaruar nga gjykata), atëherë mund të shqyrojnë nëse ai është fryt apo jo i një vepre penale. Pra përcaktimi i statusit të “falimentimit”, duke përdurur terminologjinë e kodit, përbën thelbin për cilësimin apo jo të veprave penale falimentare, pasi përbën një kusht juridik objektiv që duhet të realizohet për të kaluar më pas në shqyrtimin e veprave penale në këtë fushë.

Lind pra pyetja cili është roli i falimentimit (me korrektësisht e vendimit të shpalljes së procedurës falimentare) në kuadrin e strukturës së veprave penale në fushën e falimentimeve?

Lidhur me veprat penale para-falimentare, kur gjykata shpall me vendim hapjen e procedurës falimentare, automatikisht kemi realizimin e kushtit objektiv për aplikimin e tyre (nenet 193 dhe 194 k.p.). Lidhur me këto vepra shpallja e procedurës së falimentimit mer rolin e një kushti që duhet realizuar për shqyrtimin dhe ndëshkimin e fakteve në planin e dispozitave pre-falimentare.

Lidhur me veprat penale post-falimentare, shpallja e procedurës falimentare përbën një element thelbësor për realizimin e tyre (nenet 195 dhe 196 të K.P.). Pra, lidhur më këto vepra shpallja e procedurës falimentare përbën një element thelbësor në kuadrin e strukturës së këtyre veprave. Për arsye të hapësirës së botimit nuk do të merremi me analizimin e dispozitave penale post-falimentare. Lidhur me to do të rikthehemi në një moment të dytë që do të ketë si fokus specifik pikërisht analizimin e neneve 195 dhe 196 të K.P.

 

Shpallja e procedurës së falimentimit si kusht objektiv për shqyrtimin dhe ndëshkimin e veprave penale para - falimentare

 

Nga një analizë më e gjërë e strukturës së veprave penale në përgjithësi del se jo të gjithë elementët e përcaktuar nga një dispozitë ligjore janë element thelbësor të veprës penale. Këto të fundit, sic është e njohur, janë vetëm ato fakte apo sjellje të përcaktuar nga ligjvënësi brënda dispozitës ligjore realizimi i të cilave sjell realizimin e veprës penale pasi fakti konkreti i realizuar rezulton identik me atë abstrakt të përcaktuar nga dispozita. Doktrina botërore e njëqind viteve të fundit ka evidentuar se nëse ato mungojnë nuk ka vepër penale. Realizimi apo jo i tyre varet nga autori i faktit. Nëse një subjekt qëllon me pistoletë dhe i merr jetën një individi, ai me ndërgjegje ka realizuar veprën penale të vrasjes. Sjellja e tij, pra fakti realizuar, është një zgjidhje e autorit i cili midis dy mundësive, realizimi të krimit dhe mbajtjes së një sjellje korrekte zgjedh të parë dhe vepron në realizimin e tij. Në momentin që realizon faktin tipik të përshkruar nga dispozita kemi kryerjen e veprës penale. Pra elementët e bërthamës së veprës penale, apo elementët thelbësor të saj, përvec faktit se duhet të jenë prëzent për afirimin e saj, nuk janë gjë tjetër vecse sjellje që subjekti realizon në kuadrin e një vepre penale.

 Megjathatë ka shume vepra penale, të cilat mbartin në bërthamën e tyre elemente që nuk mund të cilësohen pjesë përbërëse të bërthamës së sjelljes tipike të kërkuar nga dispozita. Bëhët fjalë për ato vepra ku element të ndryshëm të tyre nuk përshkruajnë sjellje që kanë të bëjnë me veprimin apo mosveprimin e autorit, por fakte të cilën nuk varen nga autori i veprës penale.

Në këto lloj dispozitash vetëm në momentin kur realizohet kushti i parashikuar nga ligjvënësi atëherë vepra penale mund të quhet e realizuar. Në rast të kundërt, sjellje që janë konform dispozitës penale, nuk mund të sjellin afirmimin e saj për sa kohë kushti nuk realizohet.

Kushtet janë element që janë jashtë bërthamës se veprës penale, e kuptuar kjo si fakti tipik (veprim apo mosveprim, lidhje shkaksore dhe pasojë) që ligjvënësi kërkon për afirmimin e një vepre penale. Kushtet janë element objektiv, ku realizimi i tyre nuk varet nga autorit i faktit, por nga elemente të tjera të jashtme që nuk janë në kontrollin e tij.

Emblematike në këtë kuadër janë veprat penale para-falimentimeve, të cilat kanë si objekt shqyrtimi dhe ndëshkimi të sjelljeve të realizuara përpara shpalljes së hapjes së procedurave falimentare të personi juridik. Objekt shqyrtimi i veprave penale para-falimentare (nenet 193 dhe 194 K.P.) është impakti i sjelljeve të subjekteve me aftësi drejtuese të personit jurdike mbi aftësitë ekonomike të tij. Nëse këto sjellje, që do t’i shikojmë më pas, duhet të jenë me trajta patologjike (jo te ligjshme, mbi këtë aspekt shih faqet që vijojnë), kanë sjellë si pasojë një paaftësi ekonomike të pakthyeshme, çka më pas është njohur nga një vendim gjykate, pra, jemi përballë një situate falimentimi të provokuar. Nese sjellja e subjekteve më aktësi drejtuese ka ndikuar në thellimin e krizës ekonomike të personit juridikë, duke kontribuar në krijimin e një situate paaftësie ekonomike të pakthyeshme, atë herë do të jemi përballë veprës penale të parashikuar nga neni 193 i K.P. Ashtu siç do të kemi veprën penale të fshehjes së gjendjes së falimentimit (neni 194 i K.P.) ngaqë subjekti me aftësi drejtuese i një personi juridik fut këtë të fundit në marrëdhenje ekonomiko-tregtare me subjekte të tretea, kur gjendët në një situatë paaftësie ekonomike të pakthyeshme.

Në të gjitha këto raste, objekt shqyrtimi janë sjelljet e subjektit aktiv në raport me situatën ekonomike të personit juridike. Vendimi i shpalljes së procedurës së falimentimit nuk është pjesë e këtij binomi, por thjesht një moment juridik që, kur njeh një gjëndje paaftësie ekonomike të personit juridik, realizon një kusht objektiv për shqyrtimin e veprave penale në fjalë.

Sic mund të shihet lehtë, procedura e falimentimit nuk përbën një element thelbësor të këtyre veprave. Hapja e procedurës falimentare varet jo nga subjekti aktiv i veprave penale të parashikuara në këtë kuadër, por nga një vendim i gjykatës falimentare. Subjekti aktiv nuk ka asnjë lloj mundësie të përcaktojë apo jo falimentimin. Ky është një moment formal që shqiptohet formalisht nga gjykata kompetente, e cila me anë të një akti formal (vendim për hapjen e procedurës) njeh dhe afirmon në planin juridik një situatë paaftësie ekonomike të një subjekti.

Autori i veprave penale në fushën e falimentimeve (flasim per veprat para-falimentare) mund të realizojë fakte që ulin aftësitë ekonomike të personit juridik (investime të gabuara, shpenzime personale të tepërta, përvetësim fondesh etj.), duke e çuar atë në krizë ekonomike; megjithate hapja e procedurës së falimentimit, si akt formal, nuk varet nga ai, por nga gjykata.

Nga ana konceptuale, falimentimit (me korrektësisht në ligjislacionoin shqiptar duhet përdur terminologjia vendimi i hapjes së procedurës falimentare) përbën një kusht objektiv ndëshkueshmërie; pra, për t’u realizuar vepra penale dhe për të ndëshkuar subjektin aktiv të saj duhet në rradhë të parë që të realizohet ky element: gjykata të shqipëtojë formalisht vendimin e hapjes së procedurës falimentare. Pa patur falimentim në planin formal (pra, pa patur deklarim të hapjes së procedurës falimentare), nuk ka vepër penale, pavarësisht se ka një keqpërdorim të pasurisë së shoqërisë nga subjektet me aftësi drejtuese brënda saj. Për këto arsye në doktrinën botërore, falimentimi cilësohet si kusht objektiv ndëshueshmërie që qëndron jashtë berthamës se elementeve themeloree të veprave penale pre-falimentare,[14]

Si rrjedhim, për sa kohë personi juridik nuk deklarohet i paaftë nga ana financiare me anë të një vendimi që vendos hapjen e procedurës së falimentimit, aktet e paligjshme brenda tij dhe që cenojnë pasurinë e vet, nuk mund të shqyrtohen penalisht në planin e dispozitave penale në fushën e falimentimeve (nenet 193 dhe 194 të K.P.). Dhe kjo, sepse mungon realizimi i kushtit, vendimi gjyqësor që dekreton hapjen e procedurës së falimentimit, pra, i atij fakti objektiv që nuk varet nga autori i veprës penale, pa realizimin e të cilit vepra penale nuk mund të shqyrtohet penalisht.

Vetëm pasi të jetë deklaruar formalisht situata ekonomiko-financiare e personit juridik, pra, pasi të jetë deklaruar me vendim gjykate paaftësia e tij për të garantuar të drejtën e kreditit kreditorëve të tij (ku futet këtu edhe zyta e tatimeve e Shtetit) me vendimin e hapjes së procedurës falimentare, mund të shqyrtohen veprat penale para-falimentare.[15]

Le të marrim një shëmbull: shoqëria ndërtuese Z është plot me borxhe me bankat, nuk paguan takstat dhe as rrogat. Pasuria e saj është keqpërdoruar nga administratori i cili ka marrë një pjesë të madhe të saj për vete dhe familjarët e tij. Për sa kohë shoqëria nuk është deklaruar si e paaftë për të shlyer borxhet me vendim gjyqësor, pra nuk është hapur procedura falimentare, nuk mund të flitet për vepra penale falimentare si falimentimi i provokuar (neni 193 i  K.P.). Pas deklarimit të paaftësisë së saj ekonomike me vendim gjykate, lind vepra penale në fjalë kundrejt administratorit për keqadministrimin e pasurisë së shoqërisë, kur ajo ishte operative. I njëjti konkluzion vlen edhe në rastet kur perosoni juridik futet në marrëdhenjë ekonomike-tregëtare me të tretë tek ndodhet objektivisht në një gjendje paaftësie ekonomike të pakthyeshme, por ende nuk ka ndërhyrë një vendim gjykate që shpall hapjen e procedurës falimentare. Vepra penale e parashikuar nga neni 194 i K.P. nuk mund të quhet e realizuar për sa kohë nuk realizohet dhënia a vendimit për hapjen e procedurës falimentare.     

Deklarimi i falimentimit me vendim gjyqësor (më saktë, në bazë të legjislacionit shqiptar të hapjes së procedurës falimentare, sepse nga ai moment subjekti deklarohet formalisht i pa aftë për të përmbushur detyrimit e tij kundrejt kreditorëve), përbën kushtin për afirmimin, shqyrimin dhe ndëshkimin e veprave penale para-falimentare. Nga ai moment mund të quhen këto të realizuara. Nga ai moment, mund të merren në shqyrtim sjelljet the faktet e realizuara nga subjektet drejtues të personit juridik në planin e veprave penale para-falimentare.

Pra, nga hapja me vendim gjykate e procedurës falimentare mund të analizohen faktet e realizuara nga ata gjatë aktivitetit të personit juridike për të parë nëse kanë cuar me dashje apo jo në një gjendje krize ekonomike të pakthyeshme. Domethënë, nga deklarata e falimentimit, pasi është plotësuar kushti i kërkuar nga nenet 193 apo ai 194 i K.P., mund të vlerësohen veprimet apo faktet e realizuara nga organet e personit juridik gjatë periudhës kur ai ushtronte aktivitetin e tij ekonomik. Nëse më pas, gjatë hetimit del se këto sjellje të realizuara gjatë periudhës kur personi juridike ishtë në gjëndje të mjaftueshme ekonomike kanë ndikuar në lindjen apo thellimin e një krize ekonomike të pa kthyeshme brenda tij, e cila kulminon me vendimin e gjykatës për hapjen e procedurës falimentare, subjektet që kanë realizuar ato sjellje apo fakte do të përgjigjen penalisht për veprën e parashikuar nga neni 193 i K.P.

Le të marrim një shëmbull: kompania A harxhon në vitin 2018 rreth 2 milionë euro për blerje që nuk futën në kuadrin e aktivitetit të saj dhe që ndikojnë në favor të administratorit apo njërëzve të tij. Nga ai moment ajo kalon në krizë ekonomike (nuk harrin të paguaj më kreditorët) e cila është e pakthyeshme. NË vitin 2021 kompania A, pas kërkesës së hapjes së procedurës falimentare nga një nga kreditorët e saj, shpallet në proedurë falimentimi.

Deri në vitin 2021 nuk kemi realizimin e veprës penale të parashikuar nga neni 193 h.p. (falimentim i provokuar) edhe pse fakti i realizuar në 2018 ka cuar kompaninë në gjëndje paaftësie ekonomike. Vetëm në vitin 2021, më shpalljen e hapjes së procedurës falimentare, lind vepra penale në fjalë. Nga ai moment mund të fillojnë e të shqyrtohen faktet e realizuara nga subjektet apikal të kompanisë deri në datën e shpalljes së procedurës falimentare. Nesë gjatë hetimit dhe gjykimit del se këto kanë cuar në një krizë të pakthueshme ekonomike, e njohur dhe e shpalluar formalisht nga gjykata falimentare, do të kemi afirmimin e pargjegjësisë së autorëve.

I njëjti konkluzion vlen edhe me rastet kur personi juridik futet në marrëdhënie ekonomike-tregëtare me të tretë kur objektivisht ndodhet në një gjendje paaftësie ekonomike të pakthyeshme, por ende nuk ka ndërhyrë një vendim gjykate që shpall hapjen e procedurës falimentare.

            Në përfundim, shpallja e vendimit për hapjen e procedurës përbën një kusht objektiv për shqyrtimin dhe ndëshkimin e veprave penale falimentare. Edhe pse faktet e realizuara nga drejtuesit e një personi juridik mund të jenë të dëmsheme për pasurinë e tij dhe të bien në kundërshtim me interesat e kreditorëve, sepse cënojnë garancitë e tyre, nuk mund të procedohet penalisht ndaj autorëve nëse nuk realizohet kushti në fjalë. Faktet e drejtuesve të personit juridik që kanë sjellë keqpërdorimin e pasurisë së tij marrin trajta penale, pra marrin fuqi cënuese (apo ofenduese) ndaj të mirës juridike të mbrojtur nga dispozitat penal-falimentare që qëndron në të drejtë e kreditit të kreditorëve garancitë e të cilëve nuk duhet të ulen, kur kemi një vendim gjykatë që formalisht deklaron hapjen e procedurës falimentare. Deri në atë moment, faktet në fjalë, nuk kanë një shkallë ofendimi të të mirës juridike, pasi mungon realizimi i kushtit formal (vendimi i gjykatës). Per sa kohë nuk ka shpallje të hapjes së procedurës së falimentimit veprimet e paligjshme të administratorëve të shoqërisë nuk mund të marrin vlerë penale në planin e realizimit të dispozitave penale falimentare.

Shpallja e procedurës së falimentimit si kusht formal në strukturën e veprave para-falimentimeve: paaftësia ekonomike, si element thelbësor i këtyre veprave. Duke u nisur nga premisa se shpallja e procedurës falimentare përbën një kusht objektiv për ndëshkueshmërinë e veprave penale para-falimentare, pasi njeh dhe afirmon në planin formal-juridik një situatë paaftësie ekonomike të një subjekti, për shembull të një shoqërie tregëtare, ajo nuk mund të jetë objekt i elementit psikologjik të veprës penale. Pra, nuk hyn në sfërën e dashjes fakti i realizimit apo jo të falimentimit. Subjekti aktiv i veprave penale të parashikuara nga nenet 193 dhe194 të K.P, nuk mund të parashikojë apo të dojë falimentimin. Ai nuk varet nga ai, por nga një akt formal gjykate. Do të ishte absurde të mendohej se dashja mund të përqafojë konceptin e hapjes së procedurës falimentare i cili është një akt formal (gjykate).

Në disa artikuj kemi evidentuar në gjirin e doktrinës italiane se në planin konceptual (dhe ky arsyetim vlen për të gjitha legjislacionet në të gjithë botën), objekti i elementit psikologjik në kuadrin e veprave penale në fushën e falimentimeve nuk mund të jëtë një akt formal i një autoriteti, por në koherence me parimet bazë të së drejtës penale, një fakt. Vetëm faktet që kryehen apo mund të kryhen nga autori dhe pasojat e tyre në planin e faktit, dhe jo aket ligjore që thjeshtë njohin dhe deklarojnë një situatë faktike, mund të jenë objekt i elementit psikologjik.[16]

Fakti thelbësor në fushën e falimentimeve është gjëndja e paaftësisë ekonomike e personit juridik për të paguar detyrimet e tij kreditorëve. Keto situata janë fakte konkrete, ndërsa njohja e tyre nga gjykata me vendimin që shpall hapjen e procedurës nuk është gjë tjetër vecse një akt njohje e një situate konkrete. Realizimi i këtij akti formal nga gjykata përmbush kushtin për afirmimin, shqyrtimin dhe ndëshkimin e veprave penale në fushën falimentare. Megjithatë është paaftësia ekonomike fakti që rrjedh nga sjelljet e paligjshme të subjektit aktiv të këtyre veprave penale.

Elementet përbërëse të veprave penale në fjalë duhet të analizohen në raport në pasojat që kanë sjellë në situatën ekonomiko-finaicare të peersonit juridik dhe më konkretisht nësë kanë ndikuar në krijimin e një krize të pakthyeshme apo kanë rënduar një situatë krize të mëparshme dukë sjellë një gjëndje paaftësie të tij, të njohur më pas nga gjykata me vendimin e shpalljes së procedurës falimentare.

Më saktesisht, gjykata penale duhet të analizojnë nësë aktet apo faktet e realizuara nga subjektet drejtuese të një shoqërie tregëtare (mbi të cilën ka patur një vendim shpallje të procedurës falimentare) e kanë çuar atë në gjëndje paaftësie ekonomike. Kjo e fundit duhet të jetë objekt prove gjyqësore, si në lidhje me momentin e shfaqes së saj, ashtu edhe në planin shkakësor në lidhje me veprimet apo mosveprimet e realizuar nga subjekti aktiv. Nëse këto kanë ndikuar në lindjen e krizës ekonomike, duke shkaktuar një gjendje paaftësie ekonomike të pakthyeshme, ose kanë dhënë një kontribut në thellimin e një krize ekonomike të mëparshme, duke ndikuar në planin material në thellimin e saj, atëherë mund të flasim për veprat penale të parashikuara nga nënet 193 dhe 194 të K.P. (vepra penale para-falimentare). Pra, paaftësia ekonomike e personit juridik përbën pasojën e veprës penale dhe duhet të jetë objekt vlerësimi nga ana e gjykatës penale.[17] Me fjalë të tjera, gjykata duhet të vlerësojë nëse kriza ekonomike: a) është e pakthyshme; b) nëse është e krijuar si rezultati i një keqadministrimi, i karakterizuar nga realizimi i akteve me dashje prej drejtuesve të tij, që ka patur si pasojë uljen e konsiderueshme të kapaciteteve financiare të personit juridik, duke e çuar atë në gjëndje paaftësie ekonomike të pakthyeshme.

 Natyrisht, impakti i këtij konluzioni është i qartë edhe në planin e elementit psikologjik të veprës penale.[18]

Objekt dashje nga ana e subjektit aktiv në neni 193 të K.P. duket të jetë fakti që ai realizon, i cili duhet të parashikohet nga ai, si edhe impakti që kjo sjellje ka në situatën ekonomike të personit juridike. Më konkretisht, subjekti aktiv duhet të përfytyrojë pasojat që realizimi i një fakti mund të këtë në situatën ekonomike të personit juridike që drejton.

Ky konkluzion hap një ndër tematikat më delikate të veprave penale para-faliementare dhe konkretisht atë të identiikimit të objektit të elementit psikologjik të tyre.

 

Sjelljet tipike në planin objektiv në kuadrin e veprës penale para-falimentare të falimentimit të provokuar (neni 193 i K.P.)

 

Neni 193 Falimentimi i provokuar: Çuarja me dashje e personit juridik në gjendjen e falimentimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Nga analiza e nenit në fjalë del qartë se kemi të bëjmë më një dispozitë më formë të hapur, d.m.th. kemi të bëjmë më një dispozitë ku ligjvënësi nuk përcakton cilat sjellje janë të afta për të sjellë në realizimin e veprës penale, por për afirimimin e saj mjafton cdo lloj sjellje e aftë për të sjellë pasojat e parashikuara nga ligjvënësi.

Në ratin konrekt, për afirmimin e veprës penale në fjalë është e majftueshmë cdo sjellje me dashje, e realizuar nga një subjekt apikal i një personi juridike, e cila ka sjellë në planin shkakësor paaftësinë ekonomike të tij, e cila është shqiptuar nga një vendim i gjykatës falimentare që ka dekretuar hapjen e procedurës falimentare.

Sjelljet (veprimet) e subjekteve drejtues të kompanisë të realizuara gjatë aktivitetit të saj e cila ka ulur aftësine e saj ekonomike duke shkaktuar një gjendje paaftësie të pakthyeshme, është shkakësore në realizimin e veprës në fjalë. Si rrjedhim vërtetimi i saj në planin gjyqësor duhet të cojë në aplikimin e nenit 193 K.P. dhe dënimin e subjektit për realizimin e veprës penale të falimentimit të provokuar.

Lind pyetja nëse cdo sjellje që ka një aftësi shkakësore mund të cojë në afirmimin e veprës penale të parashikuar nga neni 193 i K.P.

Sjelljet fizoilogjike dhe sjelljet patologjike gjate fazes së menaxhimit të personit juridik dhe impakti i tyre ne veprën penale pre-falimentare të falimentimit të provokuar (neni 193 i K.P.). Nisma tregtare përbën një nga shprehitë më të larta të zhvillimit të iniciativave economiko-private, e cila është shtylla themelore e nje ekonomie tregu të lirë. Në të njëjtën kohë sipërmarrjet apo aktivitetet ekonomiko-tregëtare që shfaqin një rrezikshmëri tepër të lartë, e cila i kalon limitet fiziologjike të iniciatives private, bën që instrumenti i ndërhyrjes me anë të dispozitave të së drejtës tregëtare të jetë jo i përshtatshëm.

Veçanërisht në rastet kur si pasojë e inicitivave jo të llogaritura mirë apo me trajta spekuluese debitori nuk arrin më të respektojë detyrimet e marra ndaj kreditorëve, ligjvënësi parashikon një sërë dispozitatsh specifike të cilat kanë si qëllim mbrojtjen e këtyre të fundit.

Siç mund të kuptohet lehtë, në këto raste futet në lojë disiplina e falimentimit e cila aplikohet në të gjitha ato raste kur një subjekt nuk është më i aftë për të zhvilluar në mënyrë virtuoze aktivitetin e tij ekonomik, pasi nuk është, në rradhë të parë, në gjëndje t’i përgjigjet detyrimeve që ka kundrejt kreditorëve të tij.[19]

Duke u nisur nga këto premisa, nëse ligji falimentar ka si qëllim garantimin e të drejtave të kreditorëve kundrejt debitorit, që nuk është më i aftë për të shlyer detyrimet ndaj tij, për të përcaktuar perimetrin e aplikimit të dispozitave penale, pra për të përcaktuar cilat sjellje mund dhe duhet të futen në horizontin e dispozitave penale, vlen paraprakisht të bëhet një dallim midis dy kategori situatash.

Një grup rastesh i parë është ai kur një iniciativë private e një sipërmarrësi apo e një personi juridik nuk arrin të realizohet me sukses për shkak arsyesh të lidhura me kuadrin ekonomiko-social ku iniciativa është realizuar. Në këta raste, kur subjekti nuk është më në gjëndje të respektojë detyrimet e veta drejt kreditorit, do të kemi hapjen e procedurave falimentare ndaj tij. Megjithatë, në këto raste nuk mund të flasim edhe per konsuminin e një vepre penale.

Kjo për faktin se shkuarja e personit juridik apo sipërmarresit, person fizik, në një gjëndje paaftësie ekonomike është e lidhur me faktore objektivë që kanë të bejnë më nismën ekonomike dhe kontekstin ku ajo është realizuar, por jo me subjektet që e kanë realizuar atë.

Më fjalë, të tjera, kur gjendja e paaftësie ekonomike të një subjekti juridik nuk varet nga aktivitete të paligjshmë apo që nuk kanë lidhje me aktivitetin ekonomik të tij të realizuara nga drejtuesit, për shëmbull të një shoqërie tregëtare, do të aplikohen dispozitat e ligjit falimentar por jo edhe ato penale.

Një shëmbull do të na ndihmojnë për të kuptuar më mirë këto përcaktime paraprake.

Administratori i kompanisë A merr në emër të saj një kredi bankare disa miljonëshe, për të realizuar një impiant industrial në zhvillimin e aktivitetit ekonomik. Pas disa vitesh, kompania falimenton pasi investimi del i gabur. Prodhimtaria e kompanisë nuk arrin të gjejë interes në treg. Shitjet e produkteve të saj janë të ulta, ashtu si edhe fitimet. Ajo nuk është e aftë për të shlyer kredinë ndaj bakës, e cila kërkon falimentimin e saj. Në këtë rast mund të flasim për një investim të gabuar, pra, për marrjen e një iniciative private që koha tregon jo të mirë dhe që çon kompaninë në një gjëndje paaftësie ekonomike. Megjathatë, në mungesë të akteve nga ana e drejtuesve të saj, që nuk gjejnë justifikim në zhvillimin e aktivitetit, nuk mund të flasim për vepër penale. Këtu çuarja në falimentim e personit juridik është e lidhur me arsye fiziologjike, që kanë të bëjnë më administrimin e tij në kuadrin e iniciativës ekonomike të lirë që përsoni juridikë ka. Në këtë rast, ku nuk ka akte të kryera jashtë horiziontit të interesave të kompanisë, përgjegjësia e investimit të gabuar mund të ekspozojë administratorin e tij në planin civil, pra, mund të çohet përpara gjykatës nga ortakët e kompanisë, për dëmin e realizuar nga ai në kuadrin e zhvillimit të aktivitetit të tij si administrator. Megjithatë, nëse aktet e tij janë koherente me statutin dhe aktivitetin ekonomik të personit juridik, nuk mund të flasim për vepër penale të kryer nga administatori, 

Në rast të kundërt, nëse gjatë analizimit të aktiviteteve të personit juridik do të vërtetohen akte të realizuara nga drejtuesit e tij, që nuk janë të ligjshme, ose nuk justifikohen në kuadrin e aktivitetit ekonomik të personit juridik, atëherë përveç ligjit falimentar do të gjejë aplikim edhe neni 193 i K.P., i cili sanksionon falimentimin e provokuar.

Për të qënë sa më të qartë, mund të indentifikojmë rastin e parë kur paaftësia ekonomike e subjektit përpara detyrimeve që ka kundrejt kreditorëve varet nga gabime strategjike në kuadrin e zhvillimit të aktivitetit ekonomik. Në këto raste, jemi përpara situatave falimentare që mund t’i quajmë fiziologjike.[20] Kompania gaboi në administrimin e aktivitetit të saj dhe kjo solli si pasojë paaftësine ekonomike e më pas falimentimin. Në këto raste hapja e procedurave falimentare përbën epilogun e aktivitetit të subjketit. Pasuria dhe veprimtaria e tij do t’i nënshtrohet procedurës falimentare e cila ka si qëllim shlyerjen e detyrimeve kundrejt kreditorëve. Megjithatë në këto raste nuk mund te flitet për vepra penale. Falimentimi është fryt i iniciativave ekonomike të gabuara, por jo i akteve subjektive te drejtuesëve të saj jo në linjë me objektivat e personit juridik. 

Ndryshe janë rastet kur paaftësia ekonomike e personit juridikë, për shembull e një kompanie tregëtare, krijohet nga një keqadministrim nga ana e drejtuesve të tij, të cilët realizojnë akte që nuk futen në kuadrin e aktivitetit ekonomik të shoqërisë.

Në këto raste, kur kriza ekonomike varet nga faktorë subjektivë të brendshëm të cilët kanë realizuar akte jashtë perimetrit të iniciatives ekonomike të subjektit, pra kanë realizuar akte që nuk përputhen me objektivat e shoqërisë, është e qartë që jemi përpara një situate krize ekonomike patologjike.[21] Paaftësia e shoqërisë tregëtare në këtë rast është e induktuar, plotësisht ose pjesërisht, nga subjektet drejtues të tij. Në këta raste, përveç hapjes së procedurave falimentare kundrejt personit juridik të involvuar, jemi përpara konsumimit të një vepre penale falimentare (konkretisht neni 193 k.p.) nga ana e subjekteve drejtues të tij. Këta të fundit do të përgjigjen penalisht për këto vepra të realizaura gajtë administrimit të personit juridik të cilat kanë sjellë një ulje të pasurisë së tij dhe si rrjedhim kanë shkaktuar një dëm garancive të kreditorëve të tij.

Për shëmbull, administratori i shoqërisë X, përdor kartën e kreditit të saj për shpenzime personale të tij dhe familjarëve të vet: udhëtime dhe pushime jashtë shtetit, makina private luksi të blera me paratë e kompanisë etj. Kompania falimenton pasi mbetet jo më e aftë për të shlyer detyrimet ndaj kreditorëve (p.sh., bankave). Pasi hapjes së procedures falimentare, nga analizimi i kontabilitetit të saj del se: a) shpenzimet e administratorit kanë ndikuar në uljen e pasurisë së kompanisë dhe në shtimin e borxheve; b) po mos të kishin qënë ato kompania do të mund të kishtë aftësi ekonomike për të përballuar borxhet. Në këtë rast cuarja e kompanisë në situatë falimentimi është e lidhur me një keqadministrim të saj nga ana e administratorit, i cili ka realizuar akte që nuk përputhen me qëllimet e saj. Si rrjedhim, për këto fakte administratori do të përgjigjet penalisht, pasi në këtë rast paaftësia ekonomike e shoqërisë është rrjedhojë e akteve që nuk kanë të bëjnë me zhvillimin e aktivitetit ekonomik të kompanisë, por me shpërdorimin e pasurive të saj falë pozicionit që administratori gëzonte në të. Në këtë rast jemi përpara një falimentimi patologjik që vjen si rrjedhojë e akteve që s’kanë të bëjnë më aktivitetin e saj.

Lidhja shkasore midis sjelljeve patologjike dhe gjëndjes së paaftësisë ekonomike. Në perimetrin aplikues të nenit 193 të K.P. futen të gjitha ato veprime patologjike të cilët kanë sjellë në planin shkakësor krijimin apo thellimin e një situate paaftësie ekonomike të personit juridik. Futën në këtë kuadër të gjitha veprimet, si marrja e vendimeve për interesa personale apo përvetësimi i fondeve për qëllime, që nuk përkojnë me aktivitetin ekonomik të personit juridike dhe që në planin shkakësor kanë cuar atë në gjëndje paaftësie ekonomike.

Ajo që është e nevojshme për realizimin e dispozitës është që paaftësia ekonomike e personit juridik të jetë pasojë e sjelljes së subjektit aktiv.

Në rastet e mësipërme realizimi i akteve patologjike, si përvetësimi i pasurive të peersonit juridikë nga administratorët apo ortakët, që sjell një gjendje paaftësie ekonomike të këtij të fundit për të shlyer borxhet kundrejt kreditorëve, sjell realizimin e veprës penale të falimentimit të provokuar, i parashikuar nga neni 193 i K.P.

Megjithatë, ka raste kur sjelljet patologjike të subjketit aktiv edhe pse të rrezishme per shoqërinë nuk mund të cilësohen në kuadrin e veprës penale në fjalë. Për shëmbull në rastin kur subjekti ka përvëtësuar fonde per interesat i tij personal, por këto nuk kanë cuar në një situatë krize ekonomike për shoqërinë. E njëjta gjë mund të thuhet në lidhje me rastet kur personi juridik ka arritur të realizojë të ardhura ekonomike dhe te ri-ekuilibrojë gjëndjen e tij financiare pavarësisht nga veprimet përvetësuese të administratorëve, ortakëve apo subjekteve të tjerë me aftësi drejtuese.

Për shëmbull nuk do të këtë vepër penale të falimentimit të provokuar në rastin kur ortaku i tij përvetëson disa qindra mijëra euro, por personi juridik në të njëjtën periudhë ka fitime prej disa miliona eurosh. Përvetësimi nga administratori nuk ka impakt shkakësor në momentin kur realizohet.

Projektimi ofendues/cenues i sjelljes së tij të paligjshme anullohet nga të ardhurat financiare të personit juridike.

Në doktrinën italiane, (ku veprat penale falimentare janë të ndërtuara si vepra penale të rrezikshme dhe jo të dëmshme) kemi qënë nder idhtarët e teorisë së anulimit të efekteve juridike të akteve  përvetësuese të pasurisë së personave juridikë, kur këta të fundit kanë harritur të kenë një zhvillim ekonomik të mjaftueshëm, në të njëjtën përiudhë.[22]

Në këto raste nuk mund të flitet për fakte që mund të analizohen në planin e veprës penale të falimentimit te provokuar, pasi ato nuk janë shkak për realizimin e paaftësisë ekonomike të personit juridik. Ato mund të vlerësohen në planin e dispozitave të tjera penale, si ato në fushën e krimeve të shoqërive tregëtare, të mashtrimeve apo përvetësimeve pasurore etj., por jo në kuadrin e dispozitave penale para-falimentare.     

Në Shqipëri problemi është më i thjeshtë. Neni 193 i K.P. parashikon një dispozitë ndëshkuese të dëmshme. Si rrjedhim realizimi i pasojës përbën një element strukturor të veprës penale: vepra penale realizohet vetëm kur midis sjelljes dhe pasojës ka një lidhje shkakësore, pra, kur e dyta është rrjedhim i së parës.

Në këtë kuadër marrin dimension penal vetëm sjelljet që kanë provokuar gjendjen e paaftësisë ekonomike të personit juridike apo kanë thelluar një situatë krize ku ai ndodhej duke ndikuar në realizimin e paaftësisë ekonomike. Lidhur më këtë rast të dytë mund të sjellim shëmbullin kur një kompani ka një krize liquiditeti pasi shume fornitorë nuk e paguajnë. Ajo ende nuk është në gjendje paaftësie ekonomike totale të pakthyeshme. Në këtë situtatë ortakët apo administratorët e saj bëjnë shpenzime për interesa personale apo familjare duke përdorur burimet ekonomike të saj. Këto akte thellojnë krizën dhe së bashku me element të tjerë që kanë provokuar atë, cojnë, të gjithë së bashku, në një situatë paaftësie të pakthyeshme e cila më pas shqiptohet nga gjykata me shpalljen e hapjes së procedurës falimentare.

Natyrisht tematikat për të cilat folëm kanë një sërë implikimesh në planin e elementit subjektiv të veprës penale të parashikuar nga neni 193 i K.P.

Në këtë punim, ky aspekt nuk do të jetë objekt fokusi, sepse kërkon një sërë thellimesh dhe argumentimesh ,të cilët do të kërkonin hapësirë shumë më të gjërë nga ajo që kemi në dispozicion. Si rrjedhim, mbi problematikën e elementit subjektiv në veprat penale para-falimentare, si edhe mbi atë të bashkepunimit do të fokusohemi në një punim të ardhshëm.

 

Fshehja e gjeendjes së falimentimit: sjelljet tipike në planin e elementit objektiv të veprës penale të parashikuar nga neni 194 i K.P.

 

Neni 194 - Fshehja e gjendjes së falimentimit: Hyrja në marrëdhënie ekonomike tregtare me të tretët nga ana e personit juridik, me qëllim të fshehë gjendjen e falimentimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Në planin e strukturës së veprës penale, edhe neni neni 194 k.p. parashikon një dispozitë ndëshkuese tme formë të hapur, ku marrin dimension penal të gjitha mardhenjet ekonomiko tregëtare që realizohen kur situata ekonomike e personit juridik është përfundimisht e kompromentuar.

Ndryshe nga neni 193 i K.P. ku mund të shqyrtohen penalisht vetëm sjelljet patologjike, pra, sjelljet (veprimet) e realizuara në kuadrin e administrimit të një personi juridikë nga subjektee që kanë kontrollin e tij dhe që janë në kundërshtim në statutin apo aktivitetin e vet (të cilat i cilësuam si sjellje patologjike pasi realizohen jashtë perimetrit juridik të aktivitetit përsonit juridik), neni 194 i K.P. sanksionon edhe sjelljet që i cilësuam si fiziologjike. Hyjnë në rrezen e dispozitës në fjalë edhe faktet që janë koherente me administrimin e personit juridike, pra edhe ato fakte që janë në përputhje me objektivat ekonomiko-statutore të personit juridike. Madje, këto veprime janë objekt sanksionimi penal edhe në rastet kur ato janë virtuoze dhe kanë sjellë një përmirësim të gjendjes ekonomike të personit juridik edhe pse nuk kanë qënë të afta të evitojnë paaftesinë ekonomike te tij që ka cuar më pas në hapjen e procedurës falimentare.

Për interpretimin korrekt të dispozitës, është thelbësore përcaktimi i momentit se kur personi juridike ka kaluar në një gjëndje paaftësie ekonomike të pakthyeshme, pavarësisht momentit të shpalljes së hapjes së procedurës falimentare. Ky aspekt përbën momentin kulminant të proceseve penale për vepra penale para-falimentare, pasi në bazë të tij përcaktohet perimetri i fakteve që mund të hyjnë në horizontin penal ose jo. Kur, me ndihmën e ekspertët, caktohet gjatë gjykimit momenti i shfaqes së krizës ekonomike të pakthyeshme, do të marrin trajtë penale vetëm sjelljet e realizuara nga ai moment e pas, pavarësisht se fiziologjike dhe në përputhje me aktivitetin ekonomiko tregëtar të personit juridik. Nga ana tjetër, del qartë se sjellje të realizuara përpara këtij momenti nuk do të jenë objekt vlerësimi në planin penal, pasi të realizuara kur akoma personi juridikë nuk ishtë në një gjëndje paaftësie ekonomike (gjendje falimentare per të përdorur terminologjinë e kodit penal).

Fshehja e falimentimit si vepër penale e rrezikshme dhe rrjedhojat praktike të saj. Neni 194 i K.P. përshkruan një vepër penale, e cila në planin konceptual futet në gjirin e veprave penale të rrezikshme, ose formale apo me pasoja në planin juridik, ose pa pasoja konkrete.

            Ky konkluzion nxirret nga analizimi i tij. Ndryshe nga neni 193 i K.P., në nenin 194 të K.P. ligjivënësi nuk kërkon një lidhje shkaksore midis sjelljes së subjektit aktiv dhe pasojave te saj.

            Ndryshe pra nga neni 193 i K.P. ku ligjvënësi kërkon që sjellja të cojë në gjendje paaftësie ekonomike të paktyeshme (në gjendje falimentimi) personin juridik, nenin 194 i K.P. sanksionon sjelljet e subjektit aktiv vetëm per fakti se ato realizohen në një moment kur personi juridik është një një gjendje ekonomike totalisht të kompromentuar.

Qëllimi i dispozitës është që subjektet në krizë ekonomike të thellë, të mos futen në marrëdhenjee ekonomike apo tregetare me të tretë, pasi një situatë e këtillë vë në rrezik garancitë ekonomike të këtyre të fundit, kur këta futen në marrëdhënje me personin juridikë pa dijeni të situatës së tij ekonomike totalisht të kompromentuar.

Dispozita snksionon “…marrëdhenjet ekonomike tregëtare me të tretë me qëllim fshehjen e gjendjes së falimentimit…”.

Siç mund të verifikohet me lehtësi nuk kërkohet anjë lidhje shkoksore midis sjelljes se subjektit aktiv dhe gjendjes ekonomike të personit juridik. Vepra realizohet vetëm për faktin se marrëdhenjet ekonomike tregëtare janë të rrezikshme për të mirën juridike të mbrojtur nga dispozita (garanticë e kreditorëve), prandaj ato ndalohen. Realizimi i tyre, pavarësisht impakti që mund të këtë në planin e situatës ekonomike të personit juridik, është i mjaftueshëm për sankioninim e veprës penale të parashikuar nga neni 194 i K.P.

Perimetri i aplikimit të dispozitës së parashikuar nga nenin 194 i K.P.: marrëdheniet me nenin 193 të K.P. Nga interpretimi sistematik i nenit 194 të K.P. nxjerrim se ai mund të gjejë aplikim vetëm në rastet e marrëdhënjeve fiziologjike në kuadrin e ushtrimit te aktivitetit ekonomiko-tregëtar me subjekte të tretë, ndërsa sjelle të tjera që kanë si qëllim, edhe ato, fshehjen e gjëndjes së falimentimit (rectius: paaftësisë ekonomike të përsonit juridikë sipas interpretimit sitematik di dispozitave në fjale me ligjin 110/2016) nuk mund të sanksionohen nga dispozita në fjalë, por nga ajo e parashikuar nga nini 193 të K.P.

Për shëmbull, fallsifikimi i bilanceve nga ana e administratorit të një shoqërie nuk mund të inkuadrohet në nenin 194 k.p. Bilanci është një akt i detyrueshëm që shoqëritë tregëtare duhet të përpilojnë dhe prezantojnë pranë organeve kompetente. Qëllimi i tij është garantimi i trasparences në administrimin e personave juridikë. Megjithatë në planin konrekt prezanimi ose jo i bilancit, prezantimi ose jo i një bilanci të fallsifikuar, nuk ka të bëjë më mbajtjen apo jo të marrëdhënjeve ekonomiko tregëtare me të tretë. Na rastet kur vërtetohet se falsifikimi i bilancit ka cuar në falimentimin e shoqërisë në planin e nenit 193 k.p. ky i fundit do të gjej aplikim. Natyrisht duke qënën neni 193 k.p. një dispozitë penale që futet në kategorinë e veprave penale të demshme, apo më dëm material, objekt shqyrtimi duhet të jëtë edhe lidhja shkaksore midis bilancit fallso dhe shfaqes së paaftësisë ekonomike të personit juridik.

Megjiathatë, mund të ndodh që një bilanc mund ti kërkohet një shoqërie X nga një subjekt, shoqëria Y, që dëshëron të futet në marrëdhenje trëgëtare me të parën. Shoqeria X i dërgon një bilanc të fallsifikuar, duke fshehur kështu gjëndjen e falimentimit, për të mbyllur një kontratë me shoqërinë Y. Në këta rasti bilanci është një strument për tu futur në marrëdhenje ekonomiko-tregëtare me shoqërinë Y i cili i shtohet njëjsërë faktesh të tjera me anë të të cilëve i është fshehur kësaj të fundit gjendja ekonomike e shoqërisë X. Në këtë rast do të gjej aplikim nenin 194 të K.P., pasi bilanci është përdorur strumentalisht në kuadrin e marrëdhënjës ekonomiko-tregetare midis dy shoqërive. Natyrisht, ngel e hapur tematika e qëllimit të përdorimit të tij dhe të perspektivës së krijuar nga ana e subjektit aktiv. Megjithatë, duke patur parasysh kompleksitetit e lartë që ka ky argument, mbi të do të kthehemi në një shkrim specifik, në numrat në vazhdim.

Një temë e fundit, edhe kjo tepër e nderlikuar dhe që kërkon një thellim specifik, është ajo e subjekteve të tretë që hyjnë në marrëdhënje ekonomike tregëtare me persona juridikë në gjendje paaftësie të thellë ekonomike.

Nga analiza e dispozitës, del së nuk ka rëndësi fakti nëse të tretët kanë ose jo dijeni mbi gjëndjen falimentare (rectius: paaftësinë ekonomike të pakthyeshme) të personit juridik. Me fjalë të tjera, për realizimin e veprës penale të parashikuar në nenin 194 të K.P. duhet që hyrja në marrëdhenje ekonomike tregëtare nga një subjekt i tretë me një person juridik ekonomikisht të kompromentuar (në gjendje falimentimi) ka si qëllim fshehjen e gjendjes së paaftësisë ekonomike. Si rrjedhim, vepra penale realizohet kur subjekti aktiv indukton, mashtron, apo edhe vetëm thjeshtë fsheh situatëm ekonomike të kompromentuar të personit juridik që drejton. Vepra penale shfaqet edhe kur është i treti që kërkon të ketë marrëdhenje ekonomike me personin juridik (në gjendje falimentimi) kur organet e tij e fshehin gjendjen ekonomike të kompromentuar dhe nuk ja bëjnë të ditur pales tjetër. I njëjti përfundim duhet të nxirret edhe në rastin kur i treti e njeh situatën ekonomike të kompromentuar të personit juridik me të cilin futet më marrëdhenje ekonomiko tregëtare, apo kur ajo i është pasqyruar atij nga organet e personit juridik (në gjendje falimentimi). Nenin 194 k.p. ka si qëllim ndëshkimin e aktiviteteve ekonomike tregëtare që realizohen në një situatë paaftësie ekonomike të personit juridik që kanë si qëllim fshehjen e kësaj situate. Kjo është e mjaftueshme për realizimin e dispozitës. Pra qëllimi që frymëzon realizimin e mardhenjeve ekonomiko tregëtare përbën instrumentin seleksionues së sjelljeve në planin e futjes apo jo të tyre në kuadrin e nenin 194 të K.P. Si rrjedhim, nuk ka rëndësi nëse i treti është në dijeni apo jo të situatës ekonomike të personit juridik, por është e mjaftueshme që marrëdhënja ekonomiko-tregëtare midis këtij të fundit dhe subjektit të tretë të këtë si qëllim fshehjen në sytë e subjekteve të tjerë të tretë gjëndjen falimentare të personit juridik.

Megjathate, duhet theksuar se nëse pala e tretë hyn në marrëdhënje eknomike tregëtare më një person juridik në gjendje falimentimi, do të marrë rolin e viktimës së veprës penale nëse futet në marrëdhenje me të pa patur dijeni mbi situatën ekonomike finanziare të tij. Në rastin kur i treti ka dijeni për këtë situatë, por pavarësisht futet në marrëdhenje ekonomiko tregetare me personin juridik, atëherë do të marrë rolin e bashkepuntorit në veprën penale në fjalë.[23] Mbi tematikën e bashkepunimit në veprat penale pre-falimentare do të dedikojme një punim specifik.

 

Përfundime

           

Tematika në fjalë është ndër më të vështirat në panoramën e së drejtës penale. Trishton fakti që në Republikën e Shqipërisë në planin penal nuk patëm mundësi të ballafaqoheshim me vendime të Gjykatës së Lartë mbi këtë tematikë.

Megjithatë, shpresojmë që mendimet e sjella në këto rradhë të mund të ndihmojnë operatorët e drejtësisë (avokat, prokuror, gjykatës dhe studiues së veprës penale) në zhvillimin e aktiviteteve të tyre profesionale.            

            Në këtë punim jemi munduar të sjellim një interpretim solid në kuadrin e veprave penale në fushën e falimentimeve, më konkretisht në lidhje me vepra penale pre-falimentare, fryt i një studimi gati 15 vjecar i zhvilluar në Itali në lidhje me këto veprave penale, jo vetëm në sistemin italian, por edhe më gjerë (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Brazil).

Si për arsye hapësire editoriale, ashtu edhe për shkaqe të lidhura me kompleksitetin e argumentit, në këtë punim janë prekur vetëm disa nga tematikat më delikate të veprave penale në fushën e falimentimeve. Më konkretisht, vëmendja u përqëndrua në analizën e aspektevdhe objektivë të veprave penale para-falimentare të parashikuara nga nenet 193 dhe 194 të K.P. Ndërkohë, një kapitull ende të hapur përbën analiza e anës subjektive të këtyre veprave penale, si edhe ajo e bashkëpunimit, të cilat do të përshkruhen vijueshmërisht në një punim të ardhshëm. Ashtu sikurse objekt analize në një punim tjetër do të jenë edhe veprat penale post-falimentare (nenet 195 dhe 196 të K.P.).

Pra, shkrimi i sotëm përbën vëtëm momentin e parë të një trilogjie publikimesh me fokus veprat penale në fushën e falimentimeve.

---------------------------------------------------------

 

            Literatura:

 

            Akte normative

-          Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

-          Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë

-          Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë

-          Ligji nr. 110/2016 “Për falimentimin”

-          Ligji nr. 9901/2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar

-          Ligji nr. 55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”

Doktrinë

­   F. Antolisei, Manuale di diritto penale, leggi complementari, II ed., Milano 1995                  

­   F. Ramacci, Corso di diritto penale, Ed. II, Torino 2001,

­   S. Mengjesi, Baza e doktrinës të së drejtës penale, Tiranë 2016 

-          F. BRICOLA, Teoria generale del reato, në Nuovissimo digesto Italiano, Torino 1973

-          D. HOXHA – S. KAÇUPI – M. HAXHIA, E drejta penale, pjesa e përgjithshme, Tiranë

2019 

-          E. Bozheku – I. ELEZI, E drejta penale e personave juridikë, Tiranë, 2017

-          A ROCCO, L’oggetto del reato, Sassari 1913

­   ERSI BOZHEKU, L’offensività nella bancarotta fraudolenta per operazioni distrattive infragruppo, nota a Cass. Sez. V. 2 marzo 2017, n. 16206, in Cassazione Penale, n. 1, 2018

ushtruara”.

­   ENIDA BOZHEKU, Profile penale në fushën e së drejtës penale falimentare, në Revistën ‘Avokatia’, nr. 28, Tetor 2018

­   Ersi Bozheku, Parimi i legalitetit dhe nënparimet e tij, në Revistën ‘Jeta Juridike’, nr. 2, 2009

­   Ersi Bozheku, Observation on the bankruptcy crimes in the albanian legislation, në Revista shkencore Ndërkombëtare Diskutime, n. 14, 2014

­   S. KURTI, Subjektet përgjegjës për kryerjen e veprave penale në shoqëritë tregtare, në ‘Studime Jiridike’, n. 2, 2016

­   L. CABEJ, Procedura e falimentimit në praktikën gjyqsore dhe ndryshimet që i vijnë kësaj procedure nga ligji i ri i falimentimit, në https://www.academia.edu/43050295/PROCEDURA_E_FALIMENTIMIT_N%C3%8B_PRAKTIK%C3%8BN_GJYQ%C3%8BSORE_DHE_NDRYSHIMET_Q%C3%8B_I_VIJN%C3%8B_K%C3%8BSAJ_PROCEDURE_NGA_LIGJI_I_RI_I_FALIMENTIMIT.

­   ERSI BOZHEKU, Problematics of the fraudulent bankruptcy for distraction crime in the Italian legislation, in atti del convegno internazionale “REGULATING MISMANAGEMENT IN THE CORPORATE FIELD – THE ROLE OF CRIMINAL LAW AND THE FINANCIAL CRISIS, IVth AIDP Symposium for Young Penalists,”, in San Paolo (Brasile), il 28 – 29 agosto 2014

­   ERSI BOZHEKU, Problematicas da falencia fraudulenta por distacao na legislacao italiana, in atti del convegno internazionale “Regulacao do abuso no ámbito corporativo: o papel do direito penal na crise financeira” a cura diE. Saad-Diniz, D. Brosoëski, A. Luiz de Sa1 edicaoLibersArs,San Paolo (Brasile), 2015

­   ERSI BOZHEKU, Riflessioni in ordine alle tematiche del pericolo e del dolo nella struttura del delitto di bancarotta fraudolenta per distrazione, nota a Cass. Sez. V., 10 settembre 2013, 41665, in Cassazione penale, n. 7/8, 2014

­   ERSI BOZHEKU, La Corte di cassazione sul pericolo nella bancarotta fraudolenta prefallimentare: un'altra rondine in attesa di primavera?, in Parola alla difesa, fasc. 4, 2017

­   ERSI BOZHEKU, Continua il restyling della Cassazione in ordine al delitto di bancarotta fraudolenta pre-fallimentare per distrazione: alcune annotazioni in tema di dolo, in Parola alla difesa, fasc. 1, 2018

­   A. Nano, Vepra penale e falimentimit të provokuar në të drejtën penale të ekonomisë, në ‘Studime Juridike’, Tiranë 2016 nr. 2

­   ERSI BOZHEKU, Il dolo dell’extraneus nella bancarotta impropria per effetto di operazioni dolose, osservazioni a  Cass, Sez. V, 23 marzo 2011, n. 21501; in Cassazione Penale, n. 2, 2012

 

 



[1] Në planin historik gjurmët e para të veprave penale falimentare i gjejmë në Mesjetë, për të disiplinuar praktikat e paligjshme të tregtarëve të kohës. Këta të fundit kur nuk plotësonin detyrimet e tyre ndaj kreditorëve, quheshin bancae ruptores dhe mbanin mbi shpinë epitetin e mashtruesëve. F. Antolisei, Manuale di diritto penale, leggi complementari, II ed., Milano, 1995, f. 12. Kush falimentonte cilësohej si mashtrues veçanarisht në rastet kur zhduket apo kur nuk mbante në mënyrë të rregullt kontabilitetin. Të famshme janë fjalët e Balod degli Ubladi: nec excusatur ab adversam fortunam: est decoctor ergo fraudator. Baldo degli Ubaldi, Consilia, Venezia 1575, V., nr. 283, 1

[2] Dispozitat penale në fushën e falimentimeve, ashtu si edhe në fushat e tjera, i përgjigjën parimit të fragmentarizimit sipas të cilit ligjvënësi disiplinon një fakt penalisht pasi strumentat e tjera ligjorë, si e drejta civile, ajo shoqërore, e drejta falimentare etj, nuk janë të afta për të garantuar një mbrojtje të denjë të mirës juridikë në lidhje me ato faktet objekt disiplinimi me anë të instrumentit penal. Mbi këtë tëmë F. Ramacci, Corso di diritto penale, Ed. II, Torino, 2001, f. 23 dhe vazhdim. Në doktrinën tonë shih: S. Mengjesi, Baza e doktrinës të së drejtës penale, Tiranë, 2016, fq. 31 

[3] Në doktrinën botërore mbi këto aspekte shih F. Antolisei, Manuale di diritto penale, cit., fq. 20

[4] Ashtu siç theksuam pak më parë, e drejta penale ka si qëllim mbrojtjen e të mirave juridike që karakterizojnë një shoqëri në një moment të caktuar historik dhe që ligjvënësi duhet të mbrojë në kuadrin e realizimit të aktivitetit të tij si përfaqësues i saj. Le të marrim një shëmbull: nëse jeta është një e mirë që të gjithë ne njohim si të patjetërsueshme, i takon ligjvënsit të garantojë respektimin e saj. Të njëjtën gjë mund të themin për pronën apo për shumë vlera apo të mira të cilat janë të disiplinuara juridikisht nga ligjvënësi. Pra janë vlera apo të mira juridikë, pasi ligjvënësi i mbron ato juridiksht. Siç është e njohur teoria e së mirës juridike i ka rrënjët e saj në studimet e fillim viteve 900 nga autoi italian Arturo Rocco, në vepren e tij “L’oggtto del reato”. Megjithatë, kjo teori do të arrijë maksimunin e saj interpretues dhe argumentues me punimet e viteve ‘70 të shekullit të kaluar nga nga juristi i shquar italian Franco Bricola, me veprën e tij mbi teorinë e përgjithshme të veprës penale. Në këtë studim është vënë në pah se në kuadrin e realizimit të dispozitave penale ligjvënësi nuk është i lirë të krijojë dispozita si të dojë dhe mbi çdo gjë. Me fjalë të tjera, liria e veprimit të ligjvënësit në disiplinimin e fenomeneve apo fakteve me anë të instrumentit penal nuk është e pakufizuar. Për shëmbull, nuk mund të parashikojë dispozita penale që dënojnë një njeri apo grup njerëzish për bindjet e tyre politike, për ngjyrën apo prejardhjen etnike që kanë. Ligjvënësi mund të disiplinojë penalisht vetëm ato fakte që dëmtojnë apo vënë në rrezik vlera apo të mira të cilat janë themelore në dhe për shoqëri. Për të evituar një zgjedhje arbitrare të të mirave që duhet të jenë objekte mbrojtjeje juridike nga legjislacioni penal, Brikola nxjerr teorinë e të mirave juridike kushtetuese. Sipas tij, Kushtetuta e një vendi mbart në vetvete, ne pjesën e parë të saj, të mirat apo vlerat bazë mbi të cilat ndërtohet shoqëria e tij. Si rrjedhim, të mirat që mund të disiplinohen juridiksht në planin penal nga ligjvënësi janë vetëm ato që gjejnë një pikëtakimi direkte apo indirekte në Kushtetutë. Në këtë prizëm, të gjitha faktet që cënojnë jeten apo shendetin e një individi duhet dhe mund të disiplinohen edhe ne planin penal. Si rrjedhim vepra penale si plagosja, vrasja, kanosja etj, janë të gjitha dispozita që janë legjitime pasi disiplinojnë në prizma të ndryshme fakte qe cënojnë apo vënë në rrezik të miren juridike te jetës dhe shendetit. Të njëjtën gjë mund të themi për veprat penale si vjedhja, mashtrimet, falimentitimi i provokuar etj., ku objekti i mborjtjes juridike është pasuria. Kjo e mirë juridike gjendet në Kushtetutë dhe ligjvënësi me anë të njësërë dizpozitash e mbron atë në prizmta të ndryshme nga fakte të ndryshëm që mund ta cenojnë. Shëmbuj si këto mund të sillim thuajse pafundësisht.  F. BRICOLA, Teoria generale del reato, në Nuovissimo digesto Italiano, Torino, 1973, f. 30 dhe vazhdim. Në letëraturën tonë interesante janë në këtë pikë analizat e D. HOZHA – S. KACUPI – M. HAXHIA, E drejta penale, pjesa e përgjithshme, Tiranë, 2019, f. 203 dhe vazhdim. S. MENGJESI, Baza e doktrinës së të drejtës penale, cit. fq. 30 

 Mbi aryet e pse përdoret në doktrinën botërorë shprehja e mira juridikëe dhe jo vlera juridike, mund ti Referohen E. Bozheku – I. ELEZI, E drejta penale e personave juridikë, Tiranë, 2017, f. 44 dhe Vazhdim. Gjithashtu shih. A ROCCO, L’oggetto del reato, Sassari, 1913. F. BRICOLA, Teorla generale del reato, në Nuovissimo digesto Italiano, Torino, 1973, f.q  30 dhe vazhdim

[5] ERSI BOZHEKU, L’offensività nella bancarotta fraudolenta per operazioni distrattive infragruppo, nota a Cass. Sez. V. 2 marzo 2017, n. 16206, in Cassazione Penale, n. 1, 2018, fq. 336.

[6] Në nenin 2, pika 1, 4, 6, 7 të Ligj nr. 9901/2008, i ndryshuar, lexohet: “Tregtari është personi fizik, sipas kuptimit të Kodit Civil, i cili ushtron veprimtari ekonomike të pavarur, që kërkon një organizim tregtar të zakonshëm. … Personi fizik, veprimtaria ekonomike e të cilit, për shkak të vëllimit të tij, nuk kërkon një organizim të zakonshëm tregtar (tregtar i vogël), nuk vlerësohet tregtar e nuk i nënshtrohet këtij ligji. Ministri i Financave dhe ministri përgjegjës për ekonominë, me urdhër të përbashkët, miratojnë pragjet e vëllimit të veprimtarisë, në bazë të të cilave lind detyrimi i regjistrimit si tregtar. Tregtari, për detyrimet që rrjedhin nga veprimtaritë e ushtruara, përgjigjet personalisht me të gjithë pasurinë e të drejtat e tij të tashme dhe të ardhshme, përfshirë pasuritë e luajtshme e të paluajtshme, pronësitë industriale e intelektuale, kreditë ndaj të tretëve e çdo të drejtë apo pasuri tjetër, vlera e të cilave mund të shprehet në para. Tregtari e humbet statusin e tij kur pushon ushtrimin e veprimtarisë ose kur është i detyruar ta pushojë atë”.

Në nenin 3, pikat 1 dhe 3, të Ligjit nr. 9901/2008, i ndryshuar, lexohet: “Shoqëritë tregtare themelohen nga dy ose më shumë persona fizikë dhe/ose juridikë, që bien dakord për arritjen e objektivave ekonomikë të përbashkët, duke dhënë kontribute në shoqëri, sipas përcaktimeve në statutin e saj. ……. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare mund të themelohen edhe vetëm nga një person fizik dhe/ose juridik (shoqëritë me ortak apo aksionar të vetëm) … Shoqëritë përgjigjen me të gjitha aktivet e tyre për detyrimet, që rrjedhin nga veprimtaritë e ushtruara.

[7] Mbi këtë argument shih edhe ENIDA BOZHEKU, Profile penale në fushën e së drejtës penale falimentare, në këtë Revistë, n. 28, Tetor 2018

[8] Mbi këtë parim Ersi Bozheku, Parimi i legalitetit dhe nënparimet e tij, në Jeta Juridike, n. 2, 2009, f. 98.

[9] Ersi Bozheku, Observation on the bankruptcy crimes in the albanian legislation, në Revista shkencore Ndërkombëtare Diskutime, n. 14, 2014, fq. 45

[10] Mbi këtë tematikë, në doktrinën e vëndit shih. S. KURTI, Subjektet përgjegjës për kryerjen e veprave penale në shoqëritë tregtare, në ‘Studime Jiridike’, n. 2, 2016, fq. 5 dhe vazhdim

[11] Po aty.

[12] Në bazë të nenit 17/1 ligji 110/2016 “Nëse debitori paraqet kërkesë për fillimin e procedurës së falimentimit, gjykata e falimentimit shqyrton përputhshmërinë me kërkesat e përcaktuara në nenin 14 të këtij ligji. Në qoftë se, pas një rishikimi të përgjithshëm të dokumenteve, vërtetohet gjendja e paaftësisë paguese të debitorit, gjykata e falimentimit deklaron fillimin e procedurës brenda 5 ditëve, në përputhje me nenin 29 të këtij ligji. Nëse nuk vërtetohet gjendja e paaftësisë paguese, gjykata e falimentimit refuzon kërkesën.

Në bazë të nenit 18/1 ligji 110/2016 “Nëse kreditorët paraqesin kërkesë për fillimin e procedurës së falimentimit, gjykata e falimentimit shqyrton kërkesën dhe kontrollon përputhshmërinë e saj me nenin 16 të këtij ligji. Nëse kërkesa është në përputhje me nenin 16, gjykata e falimentimit njofton debitorin për kërkesën brenda 5 ditëve, duke i bashkëngjitur një kopje të plotë të saj dhe të dokumenteve shoqëruese.”

[13] Mbi rregullat e hapjes së procedurave ta falimentimit shih: L. CABEJ, Procedura e falimentimit në praktikën gjyqsore dhe ndryshimet që i vijnë kësaj procedure nga ligji i ri i falimentimit, në

https://www.academia.edu/43050295/PROCEDURA_E_FALIMENTIMIT_N%C3%8B_PRAKTIK%C3%8BN_GJYQ%C3%8BSORE_DHE_NDRYSHIMET_Q%C3%8B_I_VIJN%C3%8B_K%C3%8BSAJ_PROCEDURE_NGA_LIGJI_I_RI_I_FALIMENTIMIT.

[14] ERSI BOZHEKU, Problematics of the fraudulent bankruptcy for distraction crime in the Italian legislation, in atti del convegno internazionale “REGULATING MISMANAGEMENT IN THE CORPORATE FIELD – THE ROLE OF CRIMINAL LAW AND THE FINANCIAL CRISIS, IVth AIDP Symposium for Young Penalists,”, in San Paolo (Brasile), il 28 – 29 agosto 2014

[15] ERSI BOZHEKU, Problematicas da falencia fraudulenta por distacao na legislacao italiana, in atti del convegno internazionale “Regulacao do abuso no ámbito corporativo: o papel do direito penal na crise financeira” a cura diE. Saad-Diniz, D. Brosoëski, A. Luiz de Sa1 edicaoLibersArs,San Paolo (Brasile), 2015, f. 210 dhe vazhdim

[16]  ERSI BOZHEKU, Riflessioni in ordine alle tematiche del pericolo e del dolo nella struttura del delitto di bancarotta fraudolenta per distrazione, nota a Cass. Sez. V., 10 settembre 2013, 41665, in Cassazione penale, n. 7/8, 2014 f. 2638 dhe vazhdim

[17] ERSI BOZHEKU, La Corte di cassazione sul pericolo nella bancarotta fraudolenta prefallimentare: un'altra rondine in attesa di primavera?, in Parola alla difesa, fasc. 4, 2017, fq. 387

[18] Mbi këtë të fundit, në doktrinën italiane mund të shihet ERSI BOZHEKU, Continua il restyling della Cassazione in ordine al delitto di bancarotta fraudolenta pre-fallimentare per distrazione: alcune annotazioni in tema di dolo, in Parola alla difesa, fasc. 1, 2018, fq. 51 dhe vazhdim

[19] A. Nano, Vepra penale e falimentimit të provokuar në të drejtën penale të ekonomisë, në ‘Studime Juridike’, Tiranë 2016, nr. 2, fq. 117 dhe vazhdim

[20] ERSI BOZHEKU, Riflessioni in ordine alle tematiche del pericolo e del dolo nella struttura del delitto di bancarotta fraudolenta per distrazione, nota a Cass. Sez. V., 10 settembre 2013, 41665, inCassazione penale, n. 7/8, 2014 fq. 2638

[21] Po aty

[22] ERSI BOZHEKU, Riflessioni in ordine alle tematiche del pericolo e del dolo nella struttura del delitto di bancarotta fraudolenta per distrazione, nota a Cass. Sez. V., 10 settembre 2013, 41665, in Cassazione penale, n. 7/8, 2014 fq. 2638 dhe vazhdim

[23] ERSI BOZHEKU, Il dolo dell’extraneus nella bancarotta impropria per effetto di operazioni dolose, osservazioni a  Cass, Sez. V, 23 marzo 2011, n. 21501; in Cassazione Penale, n. 2, 2012, f. 652.